Balili: Ristani më ofroi 10 mijë euro për 200 vota në Delvinë

May 19, 2014 09:30

Balili: Ristani më ofroi 10 mijë euro për 200 vota në Delvinë

Klemend Balili hedh poshtë akuzat e Arben Ristanit, ndërsa e akuzon ish-kreun e KQZ-së se në 22 qershor 2013 ka kërkuar të blejë votat në Delvinë

 

Zoti Balili, si e pritët deklaratën e zotit Ristani, i cili ju akuzoi dje se kini precedent kriminal për trafik droge në vitin 2006?

Klement Balili

Klement Balili

E prita sa me habi aq dhe me zemërim. Pse e them këtë? Sepse nuk ka asgjë të vërtetë në ato që thotë Ristani si megafon i PD-së. Kjo akuzë bëhet ngaqë ditët e fundit droga është kthyer në modë dhe nuk po lihet gurë pa lëvizur për ta implikuar me doemos qeverinë me narkotrafikantët. Unë nuk kam asnjë precedent, as penal, as kriminal, sikurse thotë ai. Rsitani flet veresie, kurse unë flas me fakte. Nuk kam qenë kurrë në bankën e të akuzuarve. Për këtë ja tek kini dhe dëshminë e regjistrit gjyqësor të M