Ristani “tradhton” Bashën dhe Berishën, ul numrin e protestuesve

May 13, 2017 18:07

Ristani “tradhton” Bashën dhe Berishën, ul numrin e protestuesve

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, e cilëson brenda pritshmërive protestën e organizuar nga opozita ditën e sotme në Tiranë. Në emisionin “Kjo javë” i gazetares Nisida Tufa në “News 24″, deputeti Ristani komenton edhe numrin e qytetarëve që iu bashkuan protestës. Ndryshe nga kreu i PD-së, Lulzim Basha dhe ish-kryetari Sali Berisha që folën për rreth 600 mijë protestues në shesh, Ristani flet për shifra më të ulëta.


A i firmoset ju njoftimet për protestën e PD ashtu si në 18 shkurt?
“Ajo që ju quani firmosje janë njoftimet që PD kur bën organizime të tilla u bën organeve të drejtësisë ashtu siç e parashikon ligji. Në përgjithësi ato firmosen nga sektori i organizmit. Këtë rast në fakt nuk e kam firmosur unë, por kjo nuk ka rëndësi.

A ishte në prishtmëritë tuaja?
Ishte e pritshme. Ndoshta diçka më shumë se pritshmëritë. Gjërat janë subjektive, por ajo që është reale është ajo që shqiptarët kanë ndjekur përmes ekranit. Si strukturë e PD unë kam patur të konfirmuar 70 mijë vetë të strukturës, pasi nuk matim dot numrin e qytetarëve që vijnë jashtë strukturës. Mund të ishin rreth 200 mijë vetë. Në këtë tubim kemi qenë edhe më të organizuar se mitingu i kaluar.

Nuk di nëse keni lexuar postimin e deputetes Bregu, që lakon boshllëqet në bulevard…
Nuk e di, nuk e kam lexuar. Të konfirmuar nga organizatoret si pjesë e strukturës ishin 70 mijë vetë.

May 13, 2017 18:07
Komento

4 Komente

  1. sopiqoti May 13, 18:57

    O BENI ! Behu njeri i vetvetes.Nga ato qe thua neper Tv dhe ato qe vet shef ne sheshin e burrave mund te te themi se po e katandisni PD-n “..kokoshi nje thel//”.Po te jeni burra bejeni ballafaqimin ne KUTIN e VOTIMIT ” dhe jo ne bulevart.Jeni mbyllur i Oso KUKA ne te fole cader per 9O dite dhe aakoma nuk ju ka ardhe koha te pillni nje veze jo si te pules por si te pullumbit.-PD-ja eshte vlere kombetare dhe Lulzim Basha e ju bishti nga pas,nen drejtimin e Sali Berishes po e shkateroni.

    Reply to this comment
  2. Saliu Komunist i pabese dhe serb.. May 13, 20:11

    Ristani ka qene tape dhe perseri e ka shumfishuar numrin e koqe-protestuesve, nje person i eshte dukur per pese, cfare ti besh, i ka alkoli keto gjera te zakoneshme.

    Reply to this comment
  3. Aliu nga Selenic May 14, 00:56

    Berisha dhe Basha e ken perdoru partin Demokratike si nje loder ne duart e tyre.
    Sote qe elektorati ka filluar te kuptoj lojen e tyre ka filluar te distancohen dhe ky distancim do te vazhdoi ne dite qe do te vijen.
    Kjo per arsyen e thjeshte.
    Per retorika e thirrje boshe nga injoranti Basha dhe budallai Berisha.
    Republika e e Re. Ku eshte ajo ne Cader aty ne Cadren e Krimit.
    Pra kjo genjeshter nuk exen me prandaj Basha duhet te jape dorheqjen e menjehershme si drejtuas i pa afte ku me poshtersite e tija e la jashte zgjedhjeve partin Demokratike.
    Pore jo vetem Elektorati, pore deputete e PD-se duhet te distancohen dhe te ngrejne grupin parlamentar te tyre duke ju kunderven kupoles se krimin dhe tu drejtohen zgjedhjeve duke e futur partin Demokratike ne garen elektorale.!

    Reply to this comment
  4. Jevi May 14, 10:36

    Mos u merrni me numrin e syzeve te Saliut dhe gotat e rakise te Ben Ristanit ,se ato te japin versione te ndryshme.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*