Ristrukturimi i administratës, pritet valë largimesh nga puna

March 29, 2018 09:17

Ristrukturimi i administratës, pritet valë largimesh nga puna

 

Në tremujorin e dytë të vitit 2018, qeveria ka parashikuar përfundimin e procesit të ristrukturimit të ministrive të linjës dhe institucioneve të varësisë, proces ky që ka nisur që nga fundi i vitit 2017, në kuadër të motos.

Departamenti i Administratës Publike ka gati dokumentin (e zbardhur nga gazeta “shqiptarja”) i cili do të vërë në zbatim modelin e ri për funksionimin e administratës, çka pritet të largojë shumë punonjës nga puna, si pasojë e ristrukturimit të institucioneve, përshkrimit të vendeve të punës dhe shkurtimit të vendeve të panevojshme.

Procesi i vettingut do të përfshijë edhe administratën shtetërore, e cila do të testohet për integritet dhe ndershmëri.

DAP ka evidentuar gjithashtu edhe drejtoritë dhe bashkitë më problematike për sa i përket emërimeve e bëhet me dije se AKU dhe bashkitë e vogla përbëjnë numrin më të madh të emërimeve të paligjshme. Kjo gjë është konstatuar nga komisioneri për mbikëqyrjen e shërbimit civil.

Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, u ka dërguar institucioneve një udhëzim me disa procedura që duhet të ndiqen gjatë procesit të ristrukturimit, me qëllim parandalimin e shkeljeve ligjore dhe respektimin e të drejtave të nëpunësve civilë. Pas dërgimit të këtij udhëzuesi në të gjitha ministritë e linjës dhe pranë Departamentit të Administratës Publike, si dhe me përfundimin e procesit të konstituimit të Këshillit të Ministrave, Komisioneri ka nisur monitorimin e procesit të ristrukturimit.

Plani për një Vetting në administratën publike

Qeveria ka parashikuar që administrata publike do të testohet për integritetin dhe ndershmërinë, në kuadër të luftës kundër korrupsionit. Fillimisht, parashikohet që Vettingut për integritetin do t’i nënshtrohen të gjithë kandidatët që aplikojnë për t’u punësuar në administratë. Më pas, testin e ndershmërisë do të duhet që ta kalojë stafi i ambasadave. Procesi do të përfshijë më tej të gjithë drejtorët e administratës. Në vijim, Vettingu do të shtrihet tek të gjithë punonjësit e administratës.

Në planin për vitin 2018, nuk parashikohen masa për ata që nuk do ta kalojnë testin e integritetit. Gjithashtu, gjatë vitit 2018, është parashikuar rishikimi i organizimit të institucioneve, eliminimi i mbivendosjes funksionale midis strukturave ekzistuese si dhe ndryshimi i funksionit të strukturave.

Gjatë vitit që vjen, Departamenti i Administratës Publike do të fokusohet të përmirësimi i cilësisë së përshkrimeve të punës për punonjësit si dhe tek përmirësimi i testeve të konkurseve për rekrutimin e punonjësve të rinj në administratë, për lëvizje paralele apo për rritje në detyrë.

l.h/ dita

March 29, 2018 09:17
Komento

6 Komente

  1. ela March 29, 09:38

    Rena,rena,rena,konkurse fallco.zihet vendi pastaj shpallet konkursi,farsitet kudo,mos e besoni jo .asgje. eshte renedo punesohen ata qe kane ngel nga ish bashkliaket e Rames.merni emrat e Drejtoreve kudo qe jane shifini ku kane punuar dhe me vemendje do ti shikoni qe nuk eshte asnje socialish jane ish bashkiaket e Rames.u fut vete ne PS,dhe me vete i mori te gjithe duke i bere kryetare Organizatash te PS-se per te mbajt pushtetin personal,Kete gje po ben Basha,Monika etj qelbesira,haram ta kene socilaistet e ,demokratet, e thjeshte qe u ven pas ketyre qelbesirave.shqiperia eshte e kusareve, dhe jo jo shqiptareve,thirje te rinjeve ose te largohen ose ti perzene kedo qelbesire qe perfaqesojne partit dhe pushtetin,duhet nje revolucion i madh ne bote qe te shpetoj njerezimin si dhe boten qe po i vjen fundi nga makuteria e njerezve,Zoti qofte i madh

    Reply to this comment
  2. return of the saint March 29, 10:00

    Reforma ne administrate duhet te kete garanci perendimore dhe duhet te vijoj mbas vettingut te klases politike vetem keshtu do te kemi nje administrate aksiokrate

    Reply to this comment
  3. Une,Lubonja March 29, 10:09

    el Ti qahesh nga Rama une nuk e di se cfare po ndodh ne Shqiperi! Por kam qene ne kohen e Berishes! Per kete arsye mendoj qe regjim si i Sales dhe Enverit Rama nuk e vendos dot me! Jo vetem te pushonte Sala ty dhe gjithe njerezit e familjes tende por edhe te shante te rrihte,te thyente hundet, te kercenonte femrat e familjes te plaste ne burg ,te merrte pronen etje qe vetem mendja e militanteve te Saliut e dinin! Megjithate jam me shqetesimin tend! Shqiptaret kurre nuk do te bejne shtet te se drejtes! Keshtu qe nuk e ka patur fajin Sala apo tani Rama! !

    Reply to this comment
    • ela March 29, 11:48

      Lubojn,kete me ka bere Sala krimineli,me ka heq nga puna nje Ilir kryetar i PD-se dhe jam endur rugeve per 8 vjet, dhe kur vjen puna qe konkuron per nje vend pune , komisioni te korigjon pergjigjet me ligje perpara (sepse vete nuk dine) dhe keto komisione nuk jane te Ps-se,ka vertet teknik PS-ja por jane emeruar te gjitha nga ish Bashkia.kam qene ne nje takim me Ramen dhe ka theksuar;”kush ka punuar ne bashki ne kohen e ti di te punoje”pra e kish moto te emrimeve.ndersa ne qe jemi dhe te afte dhe na flaken jashte administrates,nuk mund te pretendojme per nje vend pune as me merite jo me me miq.Pra Lubonj me vjen keq per gjithe zhgenjimin qe na u dha ,dhe do ta dish e mori ne saje te punes tone me elektoratin.dhe kur erdhi puna ne krye u vune ish bashkia.Jo jo E ka Fajin Sala,e ka Fajin Meta E ka fajin me plot gojen Rama.

      Reply to this comment
      • xxx March 29, 13:58

        Ela, mashtruesit dhe njerezit e piste nuk njohin ideologji dhe bien ne kembe me cdo sistem qe shkon e vjen. Ndryshimi eshte vetem sasior. Pra do shohesh me pak nga keta ne sistemin e rames, sesa me pare. Ji e drejte sic ke qene se thua. Ankohu ne shqiperiaqeduam.al, thone se atje zgjidhen gjera.

        Reply to this comment
  4. Sa punojne dhe si punojne per publikun ? March 29, 10:30

    Bravo Edi Rama. Te pakten 10 fish me I mire se Berisha eformat ku administrate ishte totalisht e korruptuar mbi baza militantizmit dhe jo te merites ! Reformat duhen ndjekur njehere ne 2 vjet ! Te shkund mykun e zyrtareve dhe korrupsionin pandeshmerine ne pune ! Zyrat publike duhen manaxhuar dhe kontrolluar sa punojne dhe si punojn ? Sherbimi ndaj publikut duhet te jete perfekt Sepse publiku ju paguan rrogat administrates !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*