Rita Ora shkëlqen në tapetin e kuq të MTV Video Music Awards (Foto)

August 26, 2013 21:13

Rita Ora shkëlqen në tapetin e kuq të MTV Video Music Awards (Foto)

Ylli i popit britanik, Rita Ora ishte një prej yjeve më të komentuara në tapetin e kuq të MTV Video Music Awards. Këngëtarja shqiptare tërhoqi vëmendjen e publikut kur arriti në tapetin e kuq e veshur me një fustan të bardhë zvarritës të dizajnuar nga Alexandre Vauthier.

Ajo është vlerësuar si njëra prej VIP-ve me veshjen më të mirë në këtë eveniment. Ylli i popit britanik tërhoqi vëmendjen veçanërisht me bishtin me pupla të fustanit gjashtë metra të gjatë. “Fustani është aq i gjatë sa ka nevojë për një asistent”, shkruan Daily Mail.

August 26, 2013 21:13
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*