Rita Ora sjell albumin e ri në një muaj të veçantë

August 24, 2018 14:29

Rita Ora sjell albumin e ri në një muaj të veçantë

 

Rita Ora do të publikojë albumin e saj të dytë këtë vit.

Këngëtarja me origjinë shqiptare i ka dhënë fund pritjes së gjatë prej 6 vitesh.

27-vjeçarja nxorri albumin e saj të parë ‘Ora’ në vitin 2012. Por mosmarrëveshjet e Rita Orës me kompaninë Roc Nation, bënë që ajo të mos ishte shumë e pranishme në tregun muzikor.

“Patjetër që do të dalë këtë vit”, tha Rita për The Sun.

Albumi do të nxirret në vjeshtë.

“Nëntori është muaji kur do ta publikoj pasi është muaji i ditëlindjes sime”, është shprehur këngëtarja.

Këngët e saj të fundit Your Song, Anywhere, Lonely Together, For You dhe Girls kanë arritur sukses të madh në tregun muzikor.

a.s/dita

August 24, 2018 14:29
Komento

2 Komente

  1. Arben August 24, 16:31

    Me brek apo pa brek.

    Reply to this comment
  2. Adhuruesi August 25, 17:14

    Kjo s’ka nevoje per te bere solar se eshte natural brown ose sic I themi ne:zeshkane.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*