Rita Ora viziton Ambasadën shqiptare në Londër

Redaksia Online February 6, 2013 10:15

Rita Ora viziton Ambasadën shqiptare në Londër

Një mysafire e vecantë ka vizituar Ambasadën shqiptare në Londër. Bëhet fjalë për këngëtaren e famshme me origjinë shqiptare Rita Ora.

Këngëtarja gjatë kësaj vizite ka deklaruar se duhet të mburremi me origjinën tonë.

Vetë këngëtarja me suksesin e saj gjatë vitit të shkuar ka promovuar vlerat e kombit shqiptar në botë.
Ambasadori i Kosovës, z. Lirim Grejçevci tha se Rita Ora është simboli i rinisë kosovare, vendit më të ri në Europë.

Në shenjë nderimi e mirënjohjeje këngëtares iu dorëzuan dy dhurata të akorduara nga qeveria shqiptare: një kostum mbi 100 vjeçar, xhubletë e Malësisë së Mbishkodrës, e një seri treshe monedhash, emetim i vetëm i 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë.
Ajo u shpreh se mbështetja dhe dashuria e popullit shqiptar dhe vendit të saj të orgjinës është diçka e shtrenjtë për të si artiste. Më pas ajo festoi për disa çaste me bashkatdhetarë të shumtë që kishin ardhur për ta përshendetur.

Redaksia Online February 6, 2013 10:15
Komento

2 Komente

  1. cjapi February 6, 18:32

    I thoni atij ambasadorit te kosoves se nuk eshte populli I ri ne evrope, more koqe, por shtet I ri kosova

    Reply to this comment
  2. Agnesa March 30, 07:40

    ku e ke kosoven oj qyqe ani shipnin ani kosova eshte edhe nje ambasade ne londer e shef ti hjt

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*