Rita shkëlqen me Moschino

February 22, 2014 11:04

Rita shkëlqen me Moschino

Superylli shqiptar, Rita Ora, ka vazhduar të mahnisë jo vetëm botën e muzikës, por edhe atë të modës, me sharmin dhe elegancën e saj në pasarelën e modës në Milano. Një prej ngjarjeve më të rëndësishme të modës që është mbajtur në qytetin me të cilin identifikohet moda, Milano, e ka parë shqiptaren duke mahnitur të pranishmit. Rita e ftuar si mysafire speciale nuk ka hezituar që të parakalojë në pasarelë, duke u shfaqur tejet bukur në një fustan të zezë nga sateni e ku figuronte me shkronja të mëdha ngjyrë ari edhe brendi Moschino. Pos Ritës në këtë eveniment e pranishme ka qenë edhe Katy Perry. Të dy yjet e muzikës botërore qëndruan bashkë njëra me tjetrën. Rita kështu vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave botërore pas paraqitjes së saj tejet të bukur në Brit Awards me të dashurin Calvin Harris.

February 22, 2014 11:04
Komento

1 Koment

  1. Jozi February 22, 13:45

    OOOOOOOOYYYYYYYYYYYYYYYYYYLLLLLLLLLLLLLL JE E MBREKULLUSHME O SHQIPTARE O HIC FARE

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*