Ritën e kritikojnë për fustanin e hapur

November 29, 2012 12:20

Ritën e kritikojnë për fustanin e hapur

Edhe pse problemet me dekoltetë nuk janë gjë e re për të, Rita Ora ka zgjedhur sërish një fustan shumë të hapur në pjesën e gjoksit, gjatë performancës së saj në Shqipëri. Britanikja “Daily Mail” shkruan për performancën energjike të këngëtares kosovare në koncertin e 100-vjetori të pavarësisë.

Pas koncertit, Rita ka falënderuar përmes Tuiterit fansat, të cilët e pritën në shi për rreth një orë.

“Shqipëria, jeni të jashtëzakonshëm. Jeni ëndrra ime e bërë realitet. Edhe pse po binte shi, ne e ndezëm skenën. Gëzuar 100-vjetorin e pavarësisë”, shkruan këngëtarja 22-vjeçare me famë botërore.

Gjithashtu, Rita ka komentuar edhe problemet me fustanin gjatë koncertit. “Është e sikletshme. E njëjta gjë më ka ndodhur në festivalin Lovebox gjatë verës, ndaj kësaj radhe u detyrova t’i telefonoja mamasë për t’i thënë para se ajo të shihte komentet online. Ajo më tha: Për hir të zotit Rita, kur do fillosh të mbash reçipeta?”.

 

 

 

November 29, 2012 12:20
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*