Ritfolk kthehet me një koncert, pas 22 vitesh

June 9, 2019 20:23

Ritfolk kthehet me një koncert, pas 22 vitesh

Një ribashkim i RITFOLK-ut është pritur gjatë nga fansat e tyre të shumtë të pothuajse të gjitha moshave. Dhe duket se Altin Goci dhe Saimir Braho ia kanë plotësuar këtë dëshirë fansave të tyre pas më shumë se 20 vitesh me një koncert në Qendrën Kulturore të Katedrales Ortodokse.

Rastësisht pothuajse në të njëjtën kohë me protestën e tetë të opozitës në kryeqytet, atmosfera në sallën ku u mbajt koncerti ishte shumë e ndryshme nga ajo jashtë.

Shumica e këngëve që u rikënduan në koncertin e ditës së shtunë janë kënduar qëkur këngëtarët ishin rreth 23 vjeç. E megjithëse ka kaluar shumë kohë, publiku dukej se e kujtonte çdo fjalë të tekstit, që në këngën hapëse “Dëshirë dhe heshtje”.

RITFOLK nuk la pa kënduar edhe këngë të tjera të dashura, si “Katastrofë”.

Si Saimir Braho ashtu edhe Altin Goci i kushtuan këngë bashkëshorteve të tyre.

“Hey Hey” e çoi në këmbë publikun duke u bërë njësh me ritmet e skenës. “Drejt fatit tim” një hit i kahershëm dhe shumë i preferuar u la pak para fundit, kur salla ishte e gjitha në këmbë.

E ndërsa  “Ëndërroj” ishte përzgjedhur të përmbyllte koncertin e këndshëm në mënyrën më të mirë.

e.ll./dita

June 9, 2019 20:23
Komento

3 Komente

  1. josif dhimitri June 9, 21:05

    Nje Embelsire e Mrekullueshme e fshehur ne Nostalgjine e Shpirtit; qe KOHA me gjithe kapriciot e Saj nuk ja ndryshon dot Shijen. Ndihem jo mire per mos dhenien e mundesise se SHIJIMIT .Ju pershendes nga larg Miqte e Mij………josif d.—-H:BLU

    Reply to this comment
  2. Bravo grupiit . June 9, 21:45

    Te gjithe jemi nostalgjike ne jete
    per te kaluaren ,
    na pelqen ta afrojme edhe njiher pran nesh ate kohe ,
    te bukur dhe kenget jane ato qe i percjellin me se miri
    ato emocione .

    Jam tip qe kam jetuar gjithmone mes miqsh ,me shume kushurinj e shume shoqeri
    dhe me pelqen ky bashkim i ktij grupi .
    Ja vertet kengetare te mire tedhe pse njohe pak kenge te tyre se ika shpejt nga Shqiperia ,
    sidoqofte shume suxsese Grupit .

    Reply to this comment
  3. Prostituta Kombetare Sali June 11, 01:30

    Mendoj si keto, dua te them se…padyshim , keto jane kenge per shqiptaret, pra, padyshim nuk na perfaqesojne Nave!
    Nave Na kur te vijme ne pushtet do lejojme vetem koncertet e Bujar Qamili, Sinan Hoxhes, Mirit te Xikes, Ciljetes, Harushanit, Karmines dhe Artjola Toskes!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*