Ritvan Zykaj me sy të nxirë në sallë, dëgjohen thirrjet: Dënim me vdekje

August 13, 2018 11:26

Ritvan Zykaj me sy të nxirë në sallë, dëgjohen thirrjet: Dënim me vdekje

I hutuar dhe me një sy të nxirë është shfaqur 24-vjeçari Ritvan Zykaj në sallën e gjyqit, teksa gazetarët janë lejuar vetëm të filmojnë para nisjes së seancës.

Me një bluzë të bardhë, e pranga në duar, autori i masakrës së Selenicës mban sytë fiksuar në një vend dhe herë pas here u hedh shikim gazetarëve dhe të pranishmëve, teksa në sfond dëgjohen në korridor dhe thirrjet e të afërmve të tij dhe të viktimave që kërkojnë dënim me vdekje për të.

Gjatë futjes së tij në Gjykatë nën masa të rrepta sigurie është dëgjuar thirrja: I pashpirt.

Zykaj tashmë do të mbahet mend gjatë si “monstra i Selenicës”, pasi prej dekadash në vend nuk kishte ndodhur një ngjarje kaq makabre. Ai akuzohet për vrasje në rrethana cilësuese, teksa masa do të jepet nga gjyqtarja Esmeralda Habilaj, ndërsa prokuror i çështjes është Saimir Smaka.

o.j/dita

August 13, 2018 11:26
Komento

11 Komente

  1. koment August 13, 11:44

    Peshku i madh ky

    Reply to this comment
  2. Flutura August 13, 12:34

    Konstatim gazetaruck – me nje sy te nxire?!?!?
    Flitet per 8 te vrare jo per nje sy te nxire o derra.

    Reply to this comment
  3. Messerschmidt August 13, 12:41

    Merreni pak me me ngadale o trimat e “Denim me vdejke” !

    Reply to this comment
  4. V.F.L.P August 13, 12:58

    cironka e Selenices,ben te harrohen sy peshkaqenet e gjirizit te Lalesit qe ushqehen me femije shqipetare….

    Reply to this comment
  5. GIOTINA August 13, 13:03

    Nese syte e nxire jane pasoje e keqtrajtimit autoret duhet te lirohen e meren urgjent ne ndjekje penale qe nuk kane ò’far ti bejne ‘gomarit’ shkakut e i bien samarit pasojes …Ku i ben pushimet nipi serb djali i kryekrriminelit Berisha dhe femijet e Monika kryezezes bruas se shtangistit meta qe i quan sKipetaret koke palare…????????????

    Reply to this comment
    • katarakti August 13, 17:49

      Mos ngaterro kekun me byrekun. Tani behet fjale per kete kriminelin qe me e pakta duhet linçuar. Kam qene dhe jam i mendimit qe nuk duhet te kete te drejta njeriu per kriminelet. Te drejtat e njeriut jane per Njerezit. Ai eshte me keq se nje egersire pylli. Prandaj duhet nxjerre ne mes te turmes ta linçoje. Asnje meshire per kriminelet. Policet qe ia paskan nxire syrin duhet te ngrihen ne detyre.

      Reply to this comment
  6. GRANIT DRENICA August 13, 14:26

    Për gjithçka po ndodhë në Shqipëri dhe me shqiptarët, FAJTORË të parë e më të mëdhenjtë, janë QEVERITË dhe qeveritarë ANTIPOPULLOR dhe thellësisht ANTISHQIPTARË që e vranë dhe po e vrasin përherë e më shumë e më keq Shqipërinë dhe shqiptarët që prej pas vitit 1990 e deri më sot! Populli shqiptar është pasojë dhe viktimë, pra, e qeverive dhe qeveritarëve shqipfolës thellësisht ANTISHQIPTARË të cilët edhe e katandisen Shqipërinë dhe shqiptarët deri edhe në këte gjendje dhe në këso gjendje që prej pas vitit 1990…

    Reply to this comment
    • . August 13, 14:46

      Mos ia fut me top tashi

      Reply to this comment
    • Vertino August 14, 01:48

      O granit drenica jam plotesisht ne nje mendje me ju.Nqs i quajturi “Monstra i selenices”do te kishte vrare Sali mostren me siguri do quhej heroi yne kombetar.pra nje Avni Rustem i gjalle.keqardhje per ato viktima te pafajshme.

      Reply to this comment
  7. fteri August 13, 21:40

    Damka e zezë e krimit shteror të Sali Berishës të hapjes e grabitjes së depove të ushtrisë shqipëtare në mars 1997 dhe mos ndjekja e tijë penalisht ,polli krimin e zi të gushtit 2018 -tës në Selencië -Vlorë me protogonistë mostrën Ritvan Zykaj që palosi me automatik 8 familiar të tijë mes tyre edhe dy fëmijë..

    Marsi 1997, ishte damka e zezë” e krimit shtetëror të shkaktuar prej sundimit armiqësor të Sali Berishës ,krismat e automatikve që mbjellin vajnë dhe vdekjet do të dëgjohen brez pas brezi në shqipëri,mallkimin nga nënat të veshura me të zeza ka ky njeri.

    Gazeta “SOT”, ka publikuar me vërtetësi ngjarjet e muajit mars,prill,maj e qërshor të vitit 1997 .

    Shqiptarët duhet të rikthejnë kujtesën e tyre të përpara 21 viteve, për të kuptuar se çfarë u ka bërë pushteti “Berisha” i viteve të Sudes dhe Xhaferrit dhe se çfarë marrëzie bën vet shqiptarët, si urrejtje dhe hakmarrje ndaj atij pushteti, duke kthyer në shkrumb e hi, krejt vendin.

    Nuk ka më asnjë dyshim, që shkaku ishte qeverisja e mbrapshtë e psiko-delirantit, ish-komunist-spiunit Sali Berisha, i cili në vitet 1992-1997 shpërfilli ligjet dhe normat njerëzore, interesat kombëtare, duke tentuar të bëhej “hero i kombit”, por që në fakt mbeti në historinë e Shqipërisë, si simbol më negativ e kriminal i kombit.

    Po ju kujtojmë vetëm ngjarjet më kryesore të muajit mars 1997, si një “skedë” kujtese për shqiptarët, që të mos harrojnë se nga vijnë dhe se çfarë kanë pranuar si k/ministër qeverisës, se çfarë kanë bërë në ato kohë, por edhe për të mos harruar se çfarë u kanë bërë ata që i qeverisën në ato vite pushteti barabar e xhungël, të komanduar në mënyrë banditeske që nuk e njehë më keq e zi historia e shqiptarve prej Sali Berishës

    Muaji mars 1997 është një “dosje e zezë” e krimit shtetëror, të inskenuar, organizuar, lejuar dhe realizuar prej pushtet-sundimit piramidal të Sali Berishës. Në këtë muaj, ka shumë ngjarje që e skedojnë ish-presidentin komunist të PD, spiunin Sali Berisha, si “dirigjentin” e vetëm të ngjarjeve të vitit 1997, i ngarkuar me misionin e posaçëm anti-shqiptar e pro-serb për të krijuar trazira e shkatërrime në shoqërinë dhe ekonominë e Shqipërisë.

    Si dhëndër serb, me grua vajzën Sllobodanka (Liri) e dy agjentëve të shërbimeve sekrete të UDB-së, kolonelëve Rexhepoviç Ramoviç dhe Milica Ramoviç, Sali Berisha kishte (dhe ka ende) mision të vetëm e parësor, destabilizimin e Shqipërisë, mision të cilin e realizoi në vitin 1997 dhe po e vazhdon akoma deri në v.2018 kur tjirri në parlament popullin të armatoset !?….

    Nuk ka krim më të madhë e të përbindëshëm ,kur futi në luftë civile shqiptarët ,duke futur në luftë civile shqiptarët, duke shkatërruar ushtrinë, policinë, ekonominë dhe duke lejuar plaçkitjen e bankave, shkatërrimin e hipotekave, të arkivave, të zyrave të pushtetit lokal, vjedhjen e bankave dhe duke djegur Shqipërinë, me pasojë 3 mijë shqiptarë të vrarë.

    Hapni Gazetën “SOT”, të atyre ditëve e cila i botojë çdo ditë gjatë muajit mars, ngjarje që kanë ndodhur në muajin mars 1997, për t’u kujtuar shqiptarëve me fakte, se kush është shkaku, motivi dhe autori i atyre “ditëve të zeza”, që i vunë zjarrin Shqipërisë dhe jetës së shqiptarëve.,deri te krisma e fundit që shuajti tre familje me 8 veta të vrarë në Selencë Vlorë .

    Krisma e gjëma e armëve pa përfshirë Gërdecin me 26 të vrarë dhe katër të pushkatuarit e 21 janarit 2011 -tës janë gjëma të mëdha të pa ndëshkuara .

    Pa bërë komente, mund të të vazhdojmë të publikojmë mbi 10000 të vrarë shqipëtar deri tani nga armët e ushtrisë që shpërndau ky psikopat S.Berisha në popull.

    Duhet të vendoset dënëmi me vdekje në shpipëri ,dhe i pari që duhet të pushkatohet është S.Berisha,pastaj ky mostra e fundit Ritvan Zykaj .

    Reply to this comment
  8. GRANIT DRENICA August 14, 11:06

    Vertino ! Ti dhe jo vetëm ti, nuk e keni kuptuar tamam KOMENTIN tim në fjalë këtu më lartë! …Në komentin tim këtu më lartë, unë zhdrejtazi, por besoj, në mënyrë fare të kuptueshme kam dashur të them dhe kam thënë se: QEVERITË dhe QEVERITARËT shqipfolës KUNDËRSHSHQIPTAR dhe THELLËSISHT KUNDËRSHQIPTAR/Ë të Shqipërisë, që prej pas vitit 1990 e deri më sot: e tjetërsuan (për keq), e çoroditen; e zhgraduan; e ÇMENDEN etj., etj.,shqiptarin dhe shqiptarët aq shumë dhe aq keq (krejtësisht qëllimisht!) sa e bënë shqiptarin (shqiptarët) që të bëjnë veprime …edhe si ky i rastit të Ridvan Zykajt?! …Para vitit 1990 shqiptarët e Shqipërisë kanë qenë shembulli më i miri NË BOTË për njerëz t’vërtetë dhe për njerëz normal!? …Apo, si do t’thuash ti?!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*