Rivaldo këshillon: Neymar, largohu nga PSG!

April 23, 2018 17:45

Rivaldo këshillon: Neymar, largohu nga PSG!

 

Edhe pse ende nuk është mbushur një vit nga transferimi i Neymar te PSG, shumë personalitete e shikojnë se kjo është një lëvizje që do ta dëmtojë shumë futbollistin, e veçanërisht qëllimin e tij për të qenë futbollisti më i mirë në botë.

Personaliteti i radhës që ka këshilluar yllin brazilian që të largohet nga skuadra pariziene është ish-sulmuesi i Brazilit dhe Barcelonës, Rivaldo.

“I kam thënë që mund të bëhet futbollisti më i mirë në botë, por më parë duhet të largohet nga PSG dhe të kthehet sa më parë në Spanjë, mundësisht te Real Madrid, pasi e shikoj të vështirë rikthimin te Barcelona”, tha Rivaldo.

Në Spanjë janë shtuar gjithnjë edhe më shumë zërat që Reali ka nisur tratativat intensive për të transferuar brazilianin në Madrid sezonin e ardhshëm.

a.s/dita

April 23, 2018 17:45
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*