Rivarrimi i eshtrave të Isa Boletinit kërkon një leje të posaçme nga NATO?

May 8, 2015 17:55

Rivarrimi i eshtrave të Isa Boletinit kërkon një leje të posaçme nga NATO?

Rivarrimi i eshtrave të heroit kombëtar Isa Boletini, i planifikuar për 10 qershor, mund të ballafaqohet me një problem politik.

Ngjarja do të organizohet nën patronatin e Ministrisë së Forcës së Sigurisë, mirëpo marrëveshja e Brukselit ia lejon FSK-së kalimin në pjesën veriore të Mitrovicës vetëm me lejen e NATO-s.

Gazmend Boletini, familjar i Isa Boletinit, deklaroi për Klan Kosovën se atij i është thënë se FSK-ja do ta organizojë tërë ceremoninë e ngjarjes.

I kontaktuar nga Klan Kosova, zëdhënësi i FSK-së, Ibrahim Shala, e ka pranuar se FSK-ja do ta organizojë këtë ngjarje bashkë me mekanizmat tjerë shtetërorë, por më pas ka shtuar se nuk e di sigurt se si do të shkojë krejt procesi, por gjithsesi FSK-ja do të jetë njëra nga organizatorët e ngjarjes.

“Me 12 maj do të mblidhet Këshilli Organizativ dhe do të vendoset se si do të procedohet”, ka thënë Shala.

Për analistin mitrovicas, Nexhmedin Spahiu, nuk është shumë e rëndësishme nëse ngjarja do të zhvillohet me apo pa pjesëmarrjen e Forcave të Sigurisë së Kosovës.

“Me rëndësi është që të ndodhë”, ka pohuar Spahiu.

 

************

Karikatura shoqëruese: E botuar në 1914 me autor Fritz Schönpflug me titull “Wilhelm i I-të i Shqipërisë” dhe me shënimin shoqërues: “Kështu pra Boletin i dashur, kjo qenka deklarata për popullit tim”?

 

May 8, 2015 17:55
Komento

14 Komente

  1. elio December 6, 17:29

    Edhe te vdekur ia kane friken serbet ketij trimi te madh!

    Reply to this comment
  2. vlora December 6, 17:29

    sa Boletinin ta sjelin ta varrosin ne Vlore ….atje prane Ismail Qemalit ,qe sa here te jete 28 Nendori
    populli shqiptar nga gjithe Shqiperia e Madhe te vijne dhe te nderojne Ismail Qmealin dhe Isa Boletinin

    ..sepse gjithe jeten Isa Boletini e ka vene ne sherbim te pavarsise se Shqiperise,
    dhe duke qene se ai tani i perket historise se Pavarsise , duhet te qendroje perjete aty
    ku u ndertuan themelet e Pavarsise , ne Vlore , ku dhe populli shqiptar do vije ta nderoje per cdo vit

    Reply to this comment
  3. kokpalari 21 janarit December 6, 17:31

    di kush te me thote si eshte vrare Isa Boletini??

    Reply to this comment
    • fieri 1975 December 6, 17:31

      Si u vra Isa
      Sipas rrëfimeve të një të afërmi të Isa Boletinit, të pasqyruara në librin e Skënder Luarasit “Isa Boletini”, botim i vitit 1971, në 1915, malazezët pushtojnë Shkodrën dhe Boletini kërkoi ndihmën e ndërkombëtarëve. Francezët ofrohen dhe konsulli i tyre në Shkodër, i thotë Isa Boletinit dhe njerëzve të tij që të shkojnë në Ambasadën Franceze në Cetinë, asokohe kryeqytet i Malit të Zi, nga ku do të merrnin vizë për të shkuar në një vend neutral. Boletini dhe njerëzit e tij mbërrijnë në Cetinë dhe më tej bëjnë një vizitë në ambasadën franceze, ku u tregohet një telegram i paraqitur si urdhër i ministrit të Jashtëm francez për t’i nxjerrë në një vend neutral. Rrëfimi i Tafilit, nipit të Isa Boletinit, sipas librit të Skënder Luarasit: “Rreth 80 xhandarë ishin në të dyja anët e urës së Ribnicës, karshi prefekturës, afër kishës katolike. Unë me dy vëllezërit, sipas lajmërimit po ktheheshim për në shtëpi, te axha (Isa). Patrulla në krye të urës na ndali. Xhandarët pyesin: Kush asht Isa Boletini?! Por oficeri ndërhyn duke u thënë: Mos shtini, nuk është asnjë nga këta!”. Në këtë kohë Isa Boletini, vet i tetë, kishte hedhur hapat e parë në dërrasat e urës së Ribnicës. Një oficer u kërkon shqiptarëve të dorëzojnë armët, por Isa Boletini kundërshton. I pari që shtie ishte njëfarë Pero Buriqi nga Vasoviçi. Menjëherë flakë për flakë përgjigjet edhe Isa Boletini dhe të tijtë me nga dy revolverë në duar. Brenda disa minutave, vriten të gjithë, Isa Boletini dhe dy të bijtë, Halili dhe Zahidi, që ishte student në Vjenë, dy nipërit, Jonuzi dhe Halili, Hajdar Selim Radisheva, kunati i Isait, djali i vëllait të Hajdarit, Idriz Bilimi dhe Misin Bala nga Isniqi”.

      Reply to this comment
  4. Mustafa Nano December 6, 17:33

    Franz Vranitzky ka dy periudha të rëndësishme në karrierën e vet. Njëra është periudha 1986-1997, në të cilën ai ka qenë kryeministër i Austrisë, dhe tjetra është menjëherë më pas, po në vitin 1997, në Shqipërinë e mbërthyer nga kriza e çuditshme e atij moti, dhe ka zgjatur veç gjashtë muaj, nga marsi në tetor (sepse të vjen në mendje gjashtëmuajshi i Princ Wied-it: të dy gjermanikë me përvoja gjashtëmujore në Shqipëri). Kanë kaluar shumë vite prej asaj krize, por ish-kancelari austriak nuk i është rikthyer shpesh asaj periudhe. Edhe kur i rikthehet, thotë gjëra krejt të parëndësishme, sidomos kur i duhet të flasë për Nanon e Berishën. Këta dy të fundit i përshkruan me tone krejt asnjanëse e indiferente. Të njëjtën gjë ka bërë dhe në një intervistë për GSH-në, në numrin e djeshëm. E vetmja gjë interesante e kësaj interviste është një vëzhgim i natyrës ekzotike. Me gjakmarrje? Me gra të virgjëra, alias burrnesha? Jo, me armë. Më poshtë është rrëfimi i tij:

    “Një ditë një burrë m’u afrua në rrugë dhe më pyeti pse isha kundër që shqiptarët të mbanin armë në duar e në shtëpi. Iu përgjigja: ‘Armët nuk janë gjë e mirë në një vend të civilizuar’. Kjo bisedë ndodhi në mëngjes. Në mbrëmje, i njëjti person erdhi në Rogner dhe më solli një pako, brenda së cilës ndodhej një kallashnikov. Ma dha mua. Kurrë nuk kisha mbajtur në duar një të tillë më parë. Më pas i thashë se ishte gjë shumë e mirë që erdhi dhe ma dorëzoi kallashnikovin. Dhe e pyeta: ‘A të binda’? M’u përgjigj aty për aty: ‘Jo dhe aq, sepse ky është një nga tre kallashnikovët që kam në shtëpi’.”

    Vitet ikin, dhe shqiptarët mbeten po ata? Apo të huajt nuk dinë t’i shohin ndryshe? I bëj këto pyetje, pasi kjo anekdotë më sillet si një version urban, dhe i banalizuar, i Isa Boletinit të çarmatosur para se të takohej me Edward Grey-in, ministrin e jashtëm britanik, në vitin 1913. “Nesër gazetat do të thonë se Isa Boletini më në fund u çarmatos në Londër”, thuhet t’i ketë thënë Grey. “Jo, jo, as në Londër nuk më keni çarmatosur”, i është përgjigjur Boletini, dhe prej xhepit ka nxjerrë një kobure tjetër.

    Kur do na shqitet neve ky imazh i njerëzve të marrosur pas armëve?

    Reply to this comment
    • Pellumb zaimi. December 6, 17:33

      Mirë z. Muç! Por mua s’me lane ndonje mbrese ato qe tha kancelari austriak! Më shume m’ dukën si përshtypjet e nje njeriu té ardhur pér turizëm sesa si i ngarkuari me pune për zgjidhjen e nje krize? Sa për dashurinë shqiptare për armet them se duhet ta ketë origjinën te fakti që shqiptari e ka ndjere vehten gjithnje te pambrojtur. Të pambrojtur nga armiqte individuale, te pambrojtur nga xhelozia dhe smira fshatareske dhe veçanërisht të pambrojtur nga qeveritë e tij. Pas viteve 90-të unë personalisht e kam ndjerë këte të fundit sidomos në momentet kur politika ka qënë prodhuesja kryesore e konflikteve politike në shqiperi!? Mendoja se nuk është keq ta kesh një armë për vetmbrojtje kur arrinte çasti që palet gati dukej se po konfrontoheshin… Politika e çonte situatën në këtë pikë…! Veçanërisht ajo e sali berishës ishte aq agresive sa s’të mbinte në kokë tjetër mendim pos “te qënit gati për luftë”! Në lidhje me pyetjen që shtroni në fund do të thosha se imazhi i marrezise tonë për armët do te zhduket atëhere kur t’ju jepet fund marrezive te politikës e cila ka qënë dhe eshte inspiruesja jonë kryesore për të gjetur të vetmin mjet mbrojtës e vetëmbrojtës-armët! Ajo se fundmi béri dhe nje ligj për të armatosur vetvehten duke u dhënë shqiptarëve një shembull sesi marrezite e saj nuk jane vetem thjesht agresive por dhe legjislative(armatosja e deputetëve)!? Në vështrimin historik ka dhe shumë arsye te tjera te dëshirës shqiptare për armë por unë u ndala kryesisht vitet e fundit kur politika jonë bëri dhe atë marrëzi qe s’besoj se e ka bërë ndonje politikë tjetër në botë,- hapi depot në 97-ën dhe u dhuroi shqiptarëve mjetet për “mbjelljen” e vdekjes. Qysh atëhere shqiptaret bujq veç “mbjellin” sipas zakonit të një populli përgjithësisht “inatçi fshati” të prirë nga këshillat e kryeinatçiut fshatar sali ram berisha!? A e njeh o muç? Nuk duhet të jetë nga strora ky se me atë inat qe gjeneron me siguri do të kishte rënë në ndonjë rripë të saj! Bën mirë që tërheq vëmëndjen për një problem madhor qe kanë sot shqiptarët si “dhuratê politike”. Sipas statistikave të O. K. B janë ende 400.000 mijë armë të pambledhura dhe civilizimi ende nuk duket në horizontin tonë? Vranicki s’ka thënê ndonjë gjë qe nuk e dime,përkundrazi atë që dimë prej kohesh dhe qe politika nuk na pengon “ta mbajmë e të mos e shkulim nga mendja”. Veçanërisht saliu e kishte shume deshirë “mosshkuljen”. Shqiptaret do të vrisnin kështu njéri-tjetrin për një vijë uji e për një gardh dhe do të harronin saliun dhe të keqen qe vinte nga skenari i tij serb per shfarosjen e shqiptareve pa agresion te tipit klasik !? Skenar perfekt!

      Reply to this comment
      • anal-istet December 6, 17:34

        nese ky komentuesi me siper eshte vertet Mustafai dua ti them qe Vranoja nuk i ka sugjeruar asnjehere berishes te hiqte dore nga ndertimi i ekonomise informale.armet u shperndane vetem nje muaj para se te vinte vranoja ne shqiperi.ne kemi qene te carmatosur qe prej 1944-1997.vranoja nuk i sugjeroj as nanos heqjen dore nga ekonomia informale(shkaku banal i 1997) ka shkaqe te tjera qe shpertheu 1997 dhe ato jane shkaqe gjeopolitike te ballkanit.ka shume vende ne BE(anetare te BE) dhe jashte saj ku popullsia eshte e armatosur.CJANE KETA MIQ TE BEFTE??????ik vrano ik se nuk ju a hedh dot shqipove.shko blij ndnje ufo……………

        Reply to this comment
  5. Bardhi Tolabi December 7, 00:34

    Ky Mucua i Nanos,me vjen keq qe i referohet Vranickit,per pasionin e Shqiptareve per te patur nje arme.Duke qene nje gazetar qe pretendon se di shume me,vjen keq qe shpjegimin ja kerkon Vranickit.Do bente mire,te njihte pak historine e Shqiperise qe prej Ilireve e deri ne ditet tona.Po te mesonte nga Historia,se per te lexuar besoj se ka lexuar,por ka harruar,prandaj i them te kete mesuar,ne shekuj ne jemi sulmuar dhe asnjehere nuk kemi sulmuar te tjeret.Historiani Aleks Budo,ne nje referat ka thene, se ne 9 shekuj ne jemi agresuar 65 here dhe nuk ka asnje rast te vetem,qe ne te kemi sulmuar te tjeret.Qeveri nuk kemi patrur dhe vendi duhej mbrojtur.Dhe vendin e ka mbrojtur ky popull i armatosur.Sepse qe the ti zoti Muc,edhe per te rimarre pushtetin,ai Zogolli,e rimorri me ushteri te huaj.E kupton tani,perse e ka tradite Shqiptari armen.E ka perdorur edhe per gjakmarrje,edhe per mustaqet e Celos ndonjehere,por kjo nuk eshte e pergjitheshmja.Armet i kane sherbyer popullit per te zevendesuar shtetin.
    A e di o Muco,se ne kohen e E.H.,nuk lejoheshin armet,por ama nuk ndjehej edhe nevoja per te pasur,sepse sovranitetin,territorin dhe familjen,e kish marre persiper ta mbronte shteti.E kuptoj edhe “deshiren” e tij,per te mos e patur popullin e armatosur,sepse mund t’i rrezikonte pushtetin,por edhe kjo nuk qendron tamam,sepse ne menyre te organizuar dhe te kontrolluar,pati nje periudhe qe u dhane armet te mbaheshin ne shtepi.Nuk e mbroj ate diktature,per dhunen e ushtruar dhe shume te keqija te saj,por po flas vetem per kete ane.Po kur nuk ka shtet,kur shtetin e shkateroj Sali Berisha,si te mos kene njerzit arme,kur krimineli,mafiozi,hajduti,bredh lirisht me revole ne brez dhe nuk e trazon askush?
    Askush ne shumicen dermuese te popullit,nuk e desheron nje arme ne shtepi,sepse arma eshte vetem per te vrare dhe jo per te lojtur.Prandaj,problemi qendron tek shteti.Ne se kemi shtet,nuk kemi nevoje per arme,bile tani qe jemi dhe ne Nato,nuk ndjehet fare kjo nevoje,sepse na mbron ajo,nga nje agresion i jashtem,por nuk do na mbroje dhe nga “armiqte” e brendshem qe citoj me lart.
    Ja keto,nuk i di mire i nderuari Vranicki,sepse edhe ne luften e dyte,Austria e tij qendroj neutrale dhe ka shtet persembari,i cili i ka marre pergjegjesite per popullin e saj.

    Reply to this comment
  6. M A R K O December 7, 01:02

    Mire eshte te varrosert prane Ismail Qemalit, por a eshte dakord Baca Sali? Se edhe ai kur te vdes nuk do kete varr.

    Reply to this comment
  7. Pëllumb zaimi May 8, 23:22

    I njoh mirë figurën e mëncur dhe trimërore, vlerat e larta të shqiptarizmit etj.etj, të Isa Boletinit por më tërheq vëmëndjen cilësimi si “heroi kombetar i shqiptarëve”! Kemi ditur e dimë se “hero kombëtar” deri tani njihet vetëm Skënderbeu dhe askush tjetër! Si është rregulli dhe procedura për të marë titullin e “heroit kombëtar”? A ka kritere për këtë punë , kush vendos apo… kushdo ? Tung!

    Reply to this comment
  8. Arben May 9, 05:33

    ISA BOLETINI DO TE VARROSET NE VENDLINDJEN E TIJ DHE NUK KA NEVOJE TE MERRET LEJE NGA ASKUSH PER KETE.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*