Rivlerësimi i pasurisë, kush do ta bëjë përmes shtetit paguan tarifë 700 lekë

August 31, 2016 09:24

Rivlerësimi i pasurisë, kush do ta bëjë përmes shtetit paguan tarifë 700 lekë

Për rivlerësimin e pronave që nis ditën e enjte dhe që do të zgjasë deri në datë 28 shkurt 2017, si individët, ashtu edhe personat juridikë mund të zgjedhin mes vlerësuesve privatë dhe atyre shtetërorë.

Nëse ata do të zgjedhin këtë të fundit, pra për t’iu drejtuar zyrave të ZVRPP-së do të duhet të paguhet një tarifë shërbimi prej 700 lekë. Formulari i aplikimit në këtë rast do të përmbajë kodin RVP.

Rivlerësimi do të bëhet me çmimet minimale fiskale që janë në fuqi në momentin e kryerjes së procesit të rivleresimit dhe përcaktimeve të udhëzimit nr. 9, datë 26.2.2008, “Për tatimin e kalimit të së drejtës së pasurisë së paluajtshme”, i ndryshuar.

Në këtë rast, baza e tatueshme, llogaritet si diferencë ndërmjet vlerës së dalë nga rivlerësimi me çmimet minimale fiskale në fuqi dhe vlerës së pasurisë së aktit të regjistruar ose vlerës së rivlerësuar për të cilën është paguar tatimi.

Referuar Entit të Banesave çmimet minimale fiskale në fuqijanë ato të vitit 2015. ( shiko tabelën).

E njëtja formulë do të ndiqet edhe në rastet kur pasuria e paluajtshme rezulton e regjistruar pa një kontratë shitjeje.

Ligji përcakton se : Si vlerë regjistrimi, në zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, konsiderohet vlera e çmimeve minimale fiskale në çastin e regjistrimit të aktit të fitimit të pronësisë.

Tatimi 2% kundrejt atij 15% pritet të fusë në treg të gjitha to prona që duan t’i japin vlerë tregu.

Një praktikë e tillë u ndoq edhe në vitin 2011 dhe 2013. Argumentimi kryesor për rikthimin e zbatimit të një pjese të ligjit për faljen fiskale ishte t’iu jepej edhe një mundësi tjetër të interesuarve, kryesisht emigrantëve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, por që disponojnë një pronë në Shqipëri./MONITOR

August 31, 2016 09:24
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*