Rivlerësimi i pronave, ekspertja sqaron efektet tek çmimi i apartamenteve

October 10, 2017 17:16

Rivlerësimi i pronave, ekspertja sqaron efektet tek çmimi i apartamenteve

Procesi i rivlerësimit të pasurive ka sjellë për pasojë rënie të çmimit të apartamenteve në disa zona të Tiranës. Kjo pasi përmes rivlerësimit qytetarëve ju reduktuan ndjeshëm kostot që duhet të paguanin në shtet në formën e tatim-fitimit.

Ilda Rusi, eksperte e pasurive të paluajtshme thotë se lehtësimi i barrës fiskale nga procesi i rivlerësimit të pasurive solli gjithashtu edhe një nxitje të shitjeve.

Rusi thotë se çmime më të larta të apartamenteve janë shënuar vetëm në disa zona qendrore të Tiranës. Por kjo rritje më shumë se trendit të çmimeve i dedikohet cilësisë shumë të lartë dhe vendndodhjes së objekteve.

Në vitin e shkuar, qeveria hapi procesin e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme, duke dhënë mundësinë e uljes së kostove të tatim-fitimit nga 15% në 2%.

October 10, 2017 17:16
Komento

1 Koment

  1. landi October 10, 17:56

    normalisht qe nuk mund te pretendosh per ulje cmimesh neqoftese ke apartamente ne qender te tiranes. eshte cmenduri ta mendosh kete gje. shteti me ane te rivlersimit te pronave i ka dhene mundesine qe tatim fitimi te ulet duke ulur keshtu pagesat e larta qe ato kishin me pare dhe per mua kjo eshte nje gje shume e rendesishme dhe e pergezoj per kete hap te ndermarre.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*