E pabesueshme me çfarë përqindje rizgjidhet presidenti i Egjiptit!

April 3, 2018 08:59

E pabesueshme me çfarë përqindje rizgjidhet presidenti i Egjiptit!

Abdel Fattah al-Sissi ka fituar mandatin e dytë presidencial në zgjedhjet e mbajtura në Egjipt.

Ai ka fituar rreth 97 përqind të votave, ka njoftuar dje Komisioni i Zgjedhjeve.

Sisi është përballur me kundërkandidatin Moussa Mustafa, një politikan ky pak i njohur, i cili duket se e ka mbështetur presidentin egjiptian.

Moussa ka fituar më pak se 3 përqind të votave ose 1.76 milionë vota.

Gjatë një adresimi televiziv, Sisi ka falënderuar votuesit dhe tha se “ata që më kanë shpërblyer me besimin e dhënë dhe më kanë dhënë votën, nuk kanë shumë dallim prej atyre që nuk e kanë bërë një gjë të tillë”.

s.a/dita

April 3, 2018 08:59
Komento

2 Komente

  1. Kuq e zi April 3, 11:50

    Cfare lajmi eshte ky o gazetaruc?
    Pse nuk thua qe pjesmarrja ne zgjedhje ishte nen 40%
    pra 60% e egjyptit eshte kunder tij por nuk doli ne vote nga frika

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*