Robert Bitri drejt largimit nga LSI: Pse qëndrova në seancë

April 19, 2018 13:11

Robert Bitri drejt largimit nga LSI: Pse qëndrova në seancë

 

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Robert Bitri ishte i vetmi deputet i opozitës i cili qëndroi në sallën e Kuvendit kur e gjithë opozita u largua.

I pyetur jashtë seancës, ai tha për gazetarët: Nuk i bashkohem PS. Qëndrova në seancë se kështu e mendoj unë, është e drejta ime, kam folur me kryetaren, nuk i trembem asnjë vendimit të grupit të LSI.

Dy javë më parë, Bitri doli kundër mosbindjes civile, që ishte një vendim i kryetarit të PD-së, Lulzim Basha dhe asaj të LSI-së, Monika Kryemadhi.

Ndërsa sot, ndryshe nga opozita e cila vendosi në bllok të braktisë seancën e kuvendit pasi folën Fatmir Mediu, Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha, deputeti Bitri ka vendosur të qëndrojë në sallë.

Gjatë fjalës së kryeministrit Rama, deputeti Bitri është i pranishëm, i ulur në karrigen e tij.

a.s/dita

April 19, 2018 13:11
Komento

8 Komente

  1. Adih April 19, 13:55

    Bravo Z Bitri . Do kishim deshire te kishte me shume deputete si puna e juaj ne parlamentin e dhjere shqiptar . .Dihet qe te gjithe deputet ,si nga PS ,LSI e PD jane vene te gjithe ne rresht per nje nga kryetaret e tyre .
    Respekte z BITRI:

    Reply to this comment
  2. C'a bohet kshtu April 19, 15:46

    Jo cdo kush e ka detyrim te shkoje pas Baxhelles me Cizme.
    Bitri perfaqson qytetaret qe i kane dhene voten dhe jo zjarrvenien, eshte per BE dhe jo per Rusine.

    Reply to this comment
  3. Piloti April 19, 16:01

    Bravo z.Bitri. Je nga tè paktèn qytetarè te Fier-it qè meriton te quhesh fisnik me plot kuptimin e fjalès.Nèse tè gjithè deputetèt do tè ndiqnin shembullin tuaj nuk do tè kishim parlament marionetash tè kryetarèvè tè partive

    Reply to this comment
  4. Aliu nga Selenic April 19, 17:33

    Same shumne te largoheni nga kjo opozite e qmendur aqe me mire do ti behet shqiperise.
    Nuk duhet te bashkohen me regresiven e kesaje opozite e cile ne funksion ka vetem antishqiptarizmen.
    Jo vetem Bitri, pore shum te tjer duhet te largohen me qellim qe opozita te marre mende ose te shperbehet fare dhe te krijohet nje opozite e re pa keto qe sote drejtojne e qe me shume ngatrrojen se drejtojen. Antishqiptarizmi i tyre nuk done asnje koment .Ai duket hapur.!

    Reply to this comment
  5. fteri April 19, 17:42

    TË LUMTË BITRI !
    ,LARGOU SA MË PARË NGA LSI E shëmtuar e Munika K.dhe Ilir Hajdutit i kapur me zë e figurë duke vjedhur lekat e korrupsionit në tavolinë .

    Reply to this comment
  6. Po,Po April 19, 21:03

    Zoti Bitri , duket se është njeri me dinjitet , që nuk e heq kush zvarrë , si ato aguridhet e pa arsimuara , qe nuk ia kanë idenë as punës , as ligjeve , as politikës dhe as moralit . Çdo deputet duhet të jetë vetvetja dhe jo një robot , që vlen vetëm si numur , sa për të ngritur kartonin ! Z.Bitri duket si dallëndyshe e një pranvere të re politike ! Urime zoti deputet për kurajon , qartësinë dhe vendosmërinë për të përfaqësuar denjësisht ata që të kanë votuar !

    Reply to this comment
  7. Arben April 19, 22:41

    Kurvar dhe hajdut

    Reply to this comment
  8. Servet April 20, 08:26

    Edhe un si Aliu nga selenic(sipas tij) mendoj duhet nje opozite e re e krijuar nga Rama,duhet nje sindikate e re e e krijuar nga Rama,duhet dhe nje popull i ri qe te kete bindjet e Rames.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*