Saviano: Koha që Shqipëria të nisë ndryshimin që do e sjellë në Europë

June 26, 2013 11:26

Saviano: Koha që Shqipëria të nisë ndryshimin që do e sjellë në Europë

Mesazh i shkrimtarit dhe gazetarit italian, postuar në rrjetin social, Facebook:

Shqipëria është një vend kaq pranë, fatet e të cilit janë të gërshetuara me Italinë.

Për Shqipërinë nuk mund të thuhet kurrë që ‘më mirë të flasim për atë që ndodh në Itali’, sepse Shqipëria është një vend i lidhur me Italinë nga pikëpamja kulturore, historike dhe gjeografike.

Të dielën, më 23 qershor, u mbajtën zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, që është një demokraci e re dhe në rrezik.

Shqipëria, që në këto dekada ka ditur të transformohet, duke dalë nga diktatura e tmerrshme, komuniste e Enver Hoxhës, është një vend i mbushur me talente dhe mundësi.

Rezultati i këtyre zgjedhjeve dhe ndryshimi që shpresojmë se do të sjellë me të, janë jetike për të frenuar korrupsionin e Berishës dhe për të nisur një dallim të vërtetë me bandat mafioze shqiptare.

Është koha për t’i lejuar Shqipërisë që të fillojë ndryshimin që do e sjellë në Europë.

Simpatia ime shkon për të gjithë lexuesit shqiptarë, që më ndjekin, dhe që e di që në këto kohë janë të angazhuar në respektimin e demokracisë.

June 26, 2013 11:26
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim