Robin Uilliams, “viktima” e fundit

August 13, 2014 14:57

Robin Uilliams, “viktima” e fundit

Mallkimi i Aron Ramsejt ka goditur sërish. Golat e sulmuesit uellsian të Arsenalit kanë një koiçidencë të rrallë pasi shoqërohen nga largimi nga kjo jetë e një personazhi të njohur. Sa herë që ai shënoo ndërron etë një personazh i njohur në botë. Viktima e fundit e rastësishme ka qenë aktori i famshëm amerikan Robin Uilliams, i gjetur i pajetë në vilën e tij në afërsi të San Franciskos. Vdelja e tij ka përkuar me golin e shënuar nga uellsiani në finalen e Superkupës së Anglisë të dielën në Londër ndaj Mançester Sitit. Rasti i parë ka ndodhur në 1 maj 2011, ku sulmuesi i shënoi Junajtidit dhe një ditë më pas presidenti i SHBA-së Barak Obama u njoftua për eliminimin e terroristit të Al Kaedës, Osama Bin Laden. Pesë muaj më pas ai shënoi në një ndeshje ndaj Totenhamit dhe tre ditë pas golit të tij u nda nga jeta bosi i “Apple” Stiv Xhobs. Rasti i tretë në tetor të vitit 2011. Ramsej shënonte në Champions ndaj Marsejës dhe një ditë më pas ekzekutohej diktatori i Libisë, Muamar Kadafi. Për të vijuar në vitin 2012 me golin ndaj Sanderlendin dhe vdekjen e Uitni Hjuston. Në nëntor 2013 Ramsej shënonte ndaj kardifit dhe në të njëjtën ditë vdiste në një aksident automobilistik aktori amerikan Pol Uolker. Për të mburritu deri te viktima e fundit Robin Uilliams.

August 13, 2014 14:57
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*