Roboti ekzekuton snajperin që vrau policët në Dallas

July 8, 2016 19:10

Roboti ekzekuton snajperin që vrau policët në Dallas

Shefi i Policisë së Dallasit, Devid Braun, tha se pasi dështuan me negociatat që vrasësi të dorëzohej, u detyruan të përdorin një robot për ta asgjësuar, duke bërë kështu vrasjen e parë të kryer nga një robot.

Roboti është përdorur për të vendosur një lëndë shpërthyese pranë të dyshuarit, që më pas është aktivizuar me telekomandim.

Është ende e paqartë se cili prej robotëve është përdorur me saktësi, por dihet që është një nga robotët që përdoren për të shpërthyer pako të dyshimta ose makina bombë.

Një i tillë është përdorur për t’i dhënë pica një pengmarrësi të rrezikshëm, pak kohë më parë, por është hera e parë në histori që një robot përdoret për të vrarë një njeri.

I dyshuari kishte qëlluar 11 policë me snajper, duke vrarë pesë prej tyre. Sulmi ndodhi gjatë një proteste të njerëzve me ngjyrë kundër dhunës policore. Policët e rrethuan, por 25 vjeçari Micah Xavier Johnson, një ushtarak i stërvitur mirë, kishte refuzuar të dorëzohej.

1467995302_swift3

July 8, 2016 19:10
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*