Njihni djalin që mban tatuazh në krah portretin e Fan Nolit

January 7, 2018 11:05

Njihni djalin që mban tatuazh në krah portretin e Fan Nolit

 

Entela Resuli – DITA

Disa ditë më parë, po dëgjoja për të disatën herë një nga fjalimet më të bukura të Fan Nolit, të mbajtur në vitin 1963, dy vite përpara se të vdiste.

Kur e dëgjon apo e lexon, e kupton se sa pak kemi ndryshuar, të duket sikur kemi lindur me këto vese e teka dhe deri në fund kështu do të qëndrojmë. Në këtë fjalim që përmenda, teksa rrëfen për një moment të jetës së tij, kur sapo kishte marrë postin e kryeministrit, ku qëndroi vetëm 6 muaj (1924), Noli tregon mes ironisë që e karakterizon një moment bashkëbisedimi mes njerëzve për hallet e vendit në një nga kafenetë e Tiranës në ato vite.

Ndër të tjera, Noli shprehet: “Doktori qëparzi përmendi fyellin e Faikut, ndjesë pastë (është fjala për Faik Konicën-shënimi ynë), edhe fyelli i Faikut më kujton një mesele. Si Faiku, ashtu edhe unë kam patur një dobësi për muzikën, edhe kur vajta në Shqipëri, duke ditur ato hallet e mëdha që kishim dhe duhet t’i përballnim, mora një fyell pas, që këtu e atje të harrojmë hallet…

Si venë punët e Shqipërisë? Keq e mos më keq – thotë ai djalë. Cili është shkaku vallë?  -Eh, shkaku ti e di -tha – kur kryeministri i bie fyellit dhe Shqipëria digjet, bën hesap!”.

A ka ndryshuar gjë?! Nuk besoj!

Me Nolin në krahun e djathtë

Megjithatë, nuk do të ndalemi shumë të figura e Nolit, pasi për të kanë shkruar të tjerë (dje kishte një shkrim në Dita Profesor Nasho Jorgaqi), por tek frymëzimi që ai ka sjellë te personazhe të ndryshëm.

Nuk është e lehtë të gjesh të rinj sot që duan dhe kanë idhull një personalitet të rëndësishëm të historisë së Shqipërisë, siç është Fan Noli.

Ne e kemi gjetur një prej tyre, madje ai jo vetëm e studion figurën e Nolit, por ka gdhendur në trup portretin e tij.

Roel Rapi është 22 vjeç. Ka lindur në Korçë, por studion në Tiranë për Histori. Në krahun e tij të djathtë ai ka bërë tatuazh portretin e Fan Nolit!

U habitëm në momentin e parë dhe folëm me Roelin, i cili na ka treguar për DITA më shumë për dashurinë që ka ndaj figurës së Nolit.

Po në krahun tim të djathtë kam portretin e Fan Nolit në një version Dark Ages. Noli është figura ime e preferuar shqiptare, pa pikë dyshimi. I ka dhuruar kontributin e tij Shqipërisë në shumë fusha si: poet, përkthyes, prift dhe klerik fetar, politikan, kritik letrar, orator i përkryer”- tregon 22-vjeçari të cilit i dallohet lehtë e folura “pe Korçe”.

Por jo pa qëllim jemi me Roelin sot, pasi Noli ditën e djeshme ka patur ditëlindjen (6 janar 1882), dhe kur një figurë nga i cili frymëzohesh ka datën e lindjes, dita bëhet edhe më e rëndësishme.

“Noli ka lindur 6 janari 1882, prandaj ai është aq i bekuar, pasi 6 janari është Theofania, dita e Ujit të Bekuar, dita e Pagëzimit të Krishtit. Për këtë arsye ka marrë dhe emrin Theofan”,- shpjegon Roeli.

Por ka disa arsye se përse ai frymëzohet nga figura e Nolit…

Më tepër nga ai më pëlqen oratoria e tij e jashtëzakonshme, një talent i lindur dhe këmbëngulja dhe vendosmëria për të realizuar projektet e tij.  Dy nga më të rëndësishmit janë padyshim anëtarësimi i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve në vitin 1920 ku ai mbajti një fjalim të shkëlqyer, ku shtangu figurat botërore të diplomacisë perëndimore të asaj kohe; si dhe formimi i një  Kishe Orthodhokse Autoqefale Shqiptare në vitin 1922, e cila do te njihej zyrtarisht nga Patriarka Ekumenike e Kostandinopojës në vitin 1937. Përpos këtyre, poezia sarkastike e Nolit është shumë e veçantë dhe frymëzuese për mua! Nga ato do të veçoja Shën Pjetri në Mangall! Tjetër fakt është diplomimi i tij në Harvard në moshën 65-vjeçare!”.

Pas Nolit vjen… Albert Einstein

Por tjetër gjë është ta duash një figurë dhe tjetër, të marrësh guximin dhe të pikturosh në turp portretin e tij… Pse tatuazh?- e pyes Roelin, i cili i mban krahët përveshur në këtë bisedë dhe duket sikur Noli është me ne.

Më ka pëlqyer gjithmonë ideja që të bëja tatuazh një figurë shqiptare! Dhe pikërisht për arsyet që përmenda më lart vendosa që të ishte ai. Është figura më erudite dhe më perëndimore që ka nxjerrë Shqipëria. Është inspirim për mua!”.

-Për tatuatorin ishte hera e parë që realizonte një figurë të tillë?

Po, dhe u befasua pak, sepse ishte hera e parë që dëgjonte një kërkesë të tillë. Nuk kishte punuar asnjëherë portret të ndonjë personaliteti me përmasa të tilla. Por e pëlqeu shumë si ide dhe këmbënguli për ta realizuar, për më tepër portreti është në stilin e tij gotik dhe të errët Dark Ages, për të cilën ramë të dy dakord për ta sjellë në një variant ndryshe dhe më mistik”.

Po miqtë, ata që të njohin, çfarë thanë?,- e pyes, duke qenë e vetëdijshme që nga Roeli nuk pritej të bënte Endrin dhe Stefin, tatuazh (vëllezërit këngëtarë nga Korça )

“Shumica nuk u befasua pasi e prisnin nga një person që e adhuron aq shumë figurën e tij. Ka nga ata që më përgëzojnë për zgjedhjen dhe simbolikën”.

Por ky nuk është i vetmi tatuazh që 22-vjeçari ka në trup.

“Momentalisht kam katër, bashkë me figurën e Fan Nolit! Tatuazhi i parë që kam punuar është një helmet ilire e bashkuar me Dhinë Amalthe, simbol i trashëguar nga paraardhësit tanë, nga Aleksandri i Madh tek Pirro i Epirit deri tek Skënderbeu. Tatuazhet e tjera janë Doktori i Murtajës dhe Ujku Stark nga seriali im i preferuar “Game Of Thrones”. Të gjitha këto janë të lidhura me pasionet e mia: Historinë dhe Kinematografinë!”

Por Roeli nuk ndalet, ka në plan një tjetër figurë të rëndësishme, po këtë herë është i huaj.

“Personaliteti i radhës që kam menduar është Albert Einstein. Figurë që i ka dhënë shumë botës moderne.  Bashkë më të dua të bashkëngjis një thënie të preferuar nga ai”.

Por Roel Rapi nuk përqendrohet vetëm te tatuazhet. Ai është student i degës së Historisë në Universitetin e Tiranës. Drejton një program në Radio Travel dhe gjithashtu, pëlqen muzikën Rock dhe Futbollin. Të dyja këto pasione dëshiron t’i ndjekë në stadium.

Stadiumi është shtëpia ime e dytë. Që në moshë të vogël, lë të themi 10 vjeç kam filluar të shkoj në stadium për të ndjekur skuadrën e qytetit, Skënderbeu, e cila më ka bërë shumë të lumtur vitet e fundit. Përpos skuadrës së zemrës, kam patur fatin e madh të ndjek dhe disa banda Live në stadiumet dhe arenat më të famshme të Evropës si Metallica, Iron Maiden Alice in Chains dhe Coldplay!”

January 7, 2018 11:05
Komento

5 Komente

  1. ´´ January 7, 11:45

    Bravo …
    rinia duhet te orientohet ne jete nga Figurat me te shquara te kombit te tij dhe kjo qe ka ber ky djal eshte
    nji veper inteligjente ,qe flet shume per personalitetin e vet.

    Reply to this comment
  2. Skender January 7, 12:47

    Bravo Roel. BRAVO Entela. Je vajza e historive njerzore. Te uroj nje vit te mbare dhe sa me shume lajme te bukura.

    Reply to this comment
  3. A January 7, 12:57

    Cfare jane keto tatuazhe me figura te vjetra. Ore une do te bej tatuazhet me figurat me te “shquara” te periudhes te demokracise.
    Te parin do te bej tatuazh SALI RAM BIRISHEN, kete do ta bej ne lule te ballit si njeriu qe shkaterroj Shqiperine, me falni, qe shpertheu me Gerdecin. Duke mbajtur ne dore thika dhe çadra pistolete.
    Tatuazhin tjeter me FATOS NANON, kete do ta bej ne njerin krah ne mbrendesi te nje letre bixhozi, duke mbajtur pjata qe perdoren neper kazino.
    Kurse tatuazhin tjeter do te bej EDI KRISTAQ ANETA RAMA ne njeren nga felet e bithes afer anusit, me sakte bires se bithes, aty ku dalin fecet me shumice, nje pikture zhgarravine i veshur si karagjoz me çitjane dhe kepuce sportive te bardha. Sepse feçe eshte edhe vete si person qe qelb dynjane me broçkullat dhe pallavrat qe flet non stop. Tung.

    Reply to this comment
  4. . January 7, 14:22

    dega e Historise se Botes me specialitete te ndryshme sipas periudhave, rajoneve, krahasimtare etj eshte e dobishme pa mase per mangesite qe kemi si shoqeri. Historia e Botes eshte dege e konsoliduar, e lidhur me filozofine letersine e artet, dege jo e veshtire, subjekt qe te lidh me boten pa qene nevoja te levizesh vendit, formim qe ia kemi nevojen si njerez me te kaluar e te sotshme te izoluar
    te lumte Entela Resuli shkrim i fresket

    Reply to this comment
  5. Irakli Ndrenika January 7, 15:26

    Theofilis Stilianos Mavromatis

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*