Rohan: Kujdes me Asociacionin!

February 16, 2016 13:47

Rohan: Kujdes me Asociacionin!

Ish-negociatori për statusin e Kosovës, Albert Rohan, thotë në një intervistë ekskluzive për gazetën “Zëri” se Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe nuk duhet të marrë kompetenca ekzekutive sepse krijohet një pushtet i tretë në Kosovë, prandaj edhe duhet të refuzohet një gjë e tillë.

Por, Rohan thekson se krijimi i Asociacionit nuk është kundër Pakos së presidentit, Martti Ahtisaari.

Kosova duhet të ketë kujdes në formimin e statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, pasi që nëse i jepen kompetenca ekzekutive ky Asociacion mund të shndërrohet në pushtet të tretë në Kosovë. Këtë sugjerim e ka dhënë ish-negociatori i statusit të Kosovës, Albert Rohan, në një intervistë ekskluzive për gazetën “Zëri”.

Duke folur për shtetin e Kosovës, Rohan ka theksuar se që nga shpallja e pavarësisë ka pasur mjaft progres në Kosovë, por shprehu keqardhje për mosunitetin e spektrit politik pas shpalljes së pavarësisë.

“Sfidat më të mëdha mbesin ekonomia dhe nevoja për krijimin e vendeve të punës. Ajo për të cilën ndiej keqardhje është se uniteti, i cili mbizotëroi në mesin e faktorëve politikë gjatë bisedimeve për statusin, nuk është ruajtur pas pavarësisë, gjë e cila do të kishte qenë në interes të vendit për sa kohë që ajo duhet të përballet me kaq shumë probleme”, ka thënë Rohan.

 

 

February 16, 2016 13:47
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*