Rohani: Irani do t’iu përgjigjet sanksioneve të SHBA-së

July 26, 2017 20:29

Rohani: Irani do t’iu përgjigjet sanksioneve të SHBA-së

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, tha se vendi i tij do të përgjigjet nëse Shtetet e Bashkuara miratojnë ligjin e ri të sanksioneve.

Ligji i ri parasheh ndëshkime të detyrueshme mbi njerëzit e përfshirë në programin e raketave balistike të Iranit dhe seclin që bën biznes me ta.

Ligji do ta përcaktonte Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit si organizatë terroriste dhe do të impononte embargo armësh kundër Iranit.

Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së e ka miratuar ligjin të martën dhe tani ai shkon për votim në Senat.

Zyrtarët iranianë thonë se ky ligj shkel marrëveshjen bërthamore midis Iranit dhe fuqive botërore, në bazë të së cilës Irani ka kufizuar aktivitetin bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

“Nëse armiku shkel pjesë të kësaj marrëveshjeje, edhe ne do ta bëjmë të njëjtën gjë”, tha presidenti iranian, Rohani.

Ligji i ri i sanksioneve i SHBA-së godet edhe Rusinë dhe Korenë e Veriut.

July 26, 2017 20:29
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*