Rojen e puseve të naftës e zë korenti, u gjet i pajetë nga kolegu që do merrte turnin

August 13, 2016 15:20

Rojen e puseve të naftës e zë korenti, u gjet i pajetë nga kolegu që do merrte turnin

Një 36 vjeçar është gjetur i pajetë sot në puset e naftës në Delvinë. Policia bën me dije se rreth orës 08:45 të mëngjesit,  në puset e naftës pranë rrugës së vjetër Delvinë-Muzinë, është gjetur i pajetë shtetasi Fitim Pashka, 36 vjeç, banues në fshatin Rusan, Delvinë.

Sipas bluve, Pashka punonte si roje objekti në këto puse të naftës dhe është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm nga roja tjetër i cili po shkonte në të njëjtin objekt për të marrë turnin.

Nga kqyrja që i është bërë trupit të viktimës ka rezultuar se ky shtetas ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, pasi ka tentuar të kryejë disa punime (rregullime) në mënyrë personale në objektin në fjalë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprime të mëtejshme proceduriale.

August 13, 2016 15:20
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim