Roma eliminohet me nder. Real Madrid – Liverpool, në finalen e Champions

May 2, 2018 22:44

Roma eliminohet me nder. Real Madrid – Liverpool, në finalen e Champions

Liverpooli do të jetë finalisti tjetër i edicionit të këtij viti në Champions League, si kundërshtar i Realit të Madridit kampion të dyfishtë të Europës, pavarësisht se u mposht 4-2 në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale nga Roma, në “Olimpico”.

Pavarësisht pritshmërisë së lartë për një përsëritje të asaj mrekullie të ndodhur ndaj Barcelonës në çerekfinale, këtë herë ndaj anglezëve të Liverpoolit gjërat nuk shkuan siç duhej. Verdhekuqtë e panë veten në disavantazh që në minutën e 9, me Mane që shënoi për “The Reds”.

Në minutën e 15, Milner do të shënonte gabimisht në portën e tij për të barazpeshuar rezultatin, por Liverpool do të kalonte sërish në avantazh brenda 45 minutave të para, me anë të Wijnaldum në minutën e 25-të.

Në pjesën e dytë, Dzeko do të rindizte sërish ato pak shpresa për romanët, kur shënoi pas vetëm 7 minutash nga rifillimi i lojës. Por nga ky moment e deri në fund, me “dritën në fund të tunelit” që bëhej gjithnjë e më pak e dukshme, Roma të paktën arriti ta mposhtë rivalin anglez për t’iu dhënë të kënaqësinë tifozëve të largimit me nder nga ky kompeticion.

Nainggolan fillimisht do të kalonte në avantazh Romën, me një gjuajtje nga distanca në minutën e 86, ndërsa në të 93-tën, do ta thellonte edhe më tej rezultatin në 4-2, pas një 11-metërshi të ekzekutuar prej tij.

o.j/dita

May 2, 2018 22:44
Komento

4 Komente

  1. intelektuali May 3, 08:12

    Kushedi sa LEKA i kane paguar keta pepino qesharake futbolli mesjetar, lojtare kembeshtrember dhe shkurtabiqe, nje Zot e di sa i kane paguar edhe Barcelones edhe Liverpulit, si korcareve te Skenderbeut albanez dru me pre.

    Kur francezet shkuan ne Afganistan talebanet filluan t’i vrasin si zogj pule, sic vriste Enveri kundershtaret e tij dhe ata atehere pyeten italianet qe ishin atje perpara tyre:

    PSE TALEBANET NUK KANE VRARE ASNJE ITALIAN, NDERKOHE QE NE PO NA SHUAJNE SI ZOGJ PULE?

    Gjenerali italian u tha:

    Paguani edhe ju tek talebanet “gjoben e sigurise” dhe cdo gje do te rregullohet.

    Reply to this comment
  2. Koba May 3, 09:32

    Hani Molle JU.Kesaj rradhe eshte Kupa per Liverpulin.Kane bere nje paraqitje fantastike!

    Reply to this comment
  3. sportdashes May 3, 13:03

    Ne se PSG e M. City blejne lojtare, Reali M ka blere Championsin te UEFA. Mjafton nje shembull : Turku Cakir arbitroi Realin dy here brenda muajit, kunder Juves ne Torino e kunder Bayern ne Madrit. Ne te dy ndeshjet nuk dha penallti te paster kunder Realit.
    (dhe pastaj “e perndershmja” UEFA denon 10 vjet nje ekip te vogel si Skenderbeu pa asnje fakt konkret)

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*