“Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, përkthehet për herë të parë në Turqi

October 20, 2018 19:38

“Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, përkthehet për herë të parë në Turqi

Një roman rreth rënies duke u ngritur dhe ngritjes duke rënë ! Dritëro Agolli në romanin e tij “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” ka trajtuar me një stil satirik, temën të cilën e njohim të gjithë ne, përmes absurditetet e burokracisë dhe rregullave të vështira të socializmit. Tema dhe gjuha e romanit është bërë në atë formë, sa kurrë nuk do ta humbasë orgjinalitetin e saj, por do të jetë gjithmonë universale!

HÜMEYRA ÇALIŞKAN

Me tiparin e të qenit një labirint misterioz, natyra e njerut pa marrë parasysh se në çfarë sistemi apo vendi ai jeton, premton një aventurë universale për ata që janë të prirur. Dhe dihet, çdo shkrimtar i madh e ndjek këtë aventurë. Sa është e mundur që ne mund të hasim një karakter të Dostojevskit në jetën tonë të përdishme aq është e mundur është që të jenë personazhet si ai i Kemal Tahirit (shkrimtari turk) ende rreth nesh. Pra qenia e lirë nga një segment kohor dhe nga një hapësirë gjeografike, e shpëton një shkrimtar nga tipari i nje qenieje të zakonshme. Poashtu shpëton një libër duke e klasifikuar universal dhe klasik. Dritëro Agolli, një nga dy shkrimtarët më të mëdhenj që Shqipëria i dha botës, është një shkrimtar që mund ta quajmë klasik. Një roman nga seria e Letërsisë Ballkanike i cili është botuar nga Shtëpia Botuese “Ketebe” Me titull: “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, përkthehet për herë të parë në turqisht.

Një roman që nuk do ta humbasë kurrë orgjinalitetin e tij

Ky roman, në një qytet siç është Tirana, në një kohë në të cilën “liria” kurrë nuk mund të përmendej, në vitin 1972 pasi qe botuar kapituj-kapituj në një revistë humoristike të asaj kohe u botua më vonë i plotë si roman. Dritëro Agolli në romanin e tij “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” ka trajtuar me një stil satirik temën të cilën e njohim të gjithë; Absurditetet e burokracisë dhe rregullat e ngurta të socializmit të asaj kohe. Tema dhe gjuha e librit është lëvruar në atë formë që kurrë nuk do ta humbasë orgjinalitetin e saj, por do të mbetet gjithmonë universale dhe e kuptueshme. Shoku Zylo, është Drejtori i Politikave dhe Çështjeve kulturore në një Drejtori në Tiranë. Demka, është sekretari dhe ndihmësi i shokut Zylo njëkohësisht është edhe krahu i djathtë i tij, i cili veprimet, mendimet dhe tiparet e shokut Zylo i tregon në mënyrë objektive. Romanin e lexojmë nga goja e Demkës. Ana më tërheqëse e romanit është rrëfimi i Demkës, i cili shokun Zylo e tregon në mënyre objektive.

Zylo-t janë në çdo kohë!

Historia e shokut Zylo, i cili na shfaqet si një personazh i lidhur përherë me pushtetin, i jashtzakonshëm, i fortë, ndonjëherë dinak dhe tek-tuk oportunist; sipas thënies së vetë Dritëro Agollit, romani lexohet nga lexuesi si një “përgjigje ndaj botës qesharake”. Zyloja është një karakter, i cili merr pjesë në burokracinë shtetërore dhe si autoritet. Për këtë personazh nuk mund të themi totalisht se, është i keq ose i mirë. Përveç kësaj Zyloja nuk del as si një njeri i tmerrshëm ose i pështirë para lexuesit. Talenti i shkrimtarit zbërthehet pikërisht këtu, sepse ai shokun Zylo ia prezanton lexuesit si viktimë. Ai është një viktimë e burokracisë, e cila ka qenë shkaku i shumë dëmeve dhe i ideologjive të pakuptimta. Në fakt Zylot janë në çdo vend dhe për ne kjo nuk është një gjë e re! Siç është shprehur edhe vetë gazetari Amerikan Christopher Hitchens; “Fillimi i çlirimit të njeriut është aftësia e tij për të qeshur dhe për t’u tallur me autoritetin!” Romani “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, është një roman që është botuar në kushtet e vështira të periudhës së socializmit dhe nën hijen e autoritetit. Dritëro Agolli këtë roman e ka shkruar duke u bazuar në njerëz dhe personazhe të vërteta, dhe me një liri të kufizuar aq sa u ka lejuar regjimi i asaj kohe i Enver Hoxhës, shkrimtarëve. Ky roman percjell tek lexuesit atmosferën e kësaj periudhe të Shqipërisë.

Është jashtëzakonisht interesant që ky vend që ka jetuar diktaturën në një hapësirë të mbyllur dhe me një varfëri të skajshme, mund të prodhojë vepra kaq të vlefshme të cilat sjellin një zë universal. Kur shqyrtojmë shembujt e burokracisë në këtë roman, shohim se asnjë person dhe karakter nuk ofendohet dhe nuk fajësohet. Ky roman na ballafaqon, në esencë me dobësitë e botës sonë të brendshme. Alegorinë penale, e cila kërkon fajin e Kafkës, këtë herë ne e kërkojmë në një rreth të jetës së përditshme dhe me stilin e humorit. Romani “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, edhe pse në shikim të parë duket sikur është një roman që ndjek rregullat strikte të realizmit socialist, i cili nuk lejonte lirinë dhe diskriminimin; në fakt është një vepër e shkruar me inteligjencë dhe mjeshtëri të madhe. Agolli ka bërë një vepër, e cila mund ta kritikojë sistemin me një humor të hollë dhe me një zgjuarsi të mprehtë. Romani i cili është përkthyer në shumë gjuhë të botës ka marrë vëmendje të konsiderushme në të gjitha vendet ku është botuar. Rrugëtimi i personazhit Zylo ka siguruar një ballafaqim për njerëzit e çdo kulture. Çdo lexues në këtë roman do ta gjejë një njeri të njohur nga jeta e tij, sepse do të përballet me vërtetën e qënies njerëzore. A nuk janë të gjitha romanet e mira të shkruara sikur na kanë edhe ne brenda vetes të tyre?!

 

Burimi: Gazeta Yeni Şafak

marrë nga: ina-online.net

v.l/ Dita

 

 

October 20, 2018 19:38
Komento

9 Komente

  1. Guri Naimit D(Dh Xhoga) October 20, 21:08

    Nderim i merituar ne shteti TURK-perkthimi
    i vepres sa vleresimit te personalitetit te te Madhit-
    DRITERO AGOLLI !

    Nderim,jo vetem per te madhin shkrimtar Dritero Agolli,botimi ne Turqisht i Romanit tij
    :”Shkelqimi dhe renia e shokut Zylo”
    Faleminderi komentuesit Hymeyra CELISKAN.per sa na perciell vleresimin e tij,
    Faleminderi Botuesve te Fazetes Yeni Safak.

    Dashamiresi 83 vjecar:
    Toronto20-10-2018 Guri Naimit D.

    Reply to this comment
    • vasili October 21, 13:10

      Beji nje ze atyre te shtepise,se ka kohe qe te kane harruar mbi uturakun kanadez!Po vjen era deri ketej.

      Reply to this comment
  2. termi "turku vella", eshte veper penale . October 21, 11:05

    pasi me ate veper, u sqarua populli shqipt-k-ar tani, do sqarojme dhe ndergjegjen e vellait ..rrock-HALLDUPIT turk.
    ..more, plehra hiqni dore nga lidhja me turkun .
    ps. per ata qe ngulin kembe,se turqia na ka quajte shqiptar, ju beje me dije se; kushurinjte e muslim murrizit dhe te namik dokles e quanin veten turq .
    ..dhe te vrisnin, po t’i quaje…shqiptar…

    Reply to this comment
  3. vasili October 21, 13:00

    Cudi!
    Hyxhymllikun e pare Zylua,i Agollit,duhet ta kish marre andej nga Anadolli,nga ka dhe emrin dhe autori,vllezerit e medhenj.
    Apo mos ka qene gylenist ne kete moment, agolli,me refrenin e tij te jetes:
    Dridhe agolli,se na polli!

    Reply to this comment
  4. tashme eshte zbuluar, pse s'na pranojne ne ..EUROPE . October 21, 13:20

    aha; ty guri naimit, s’te qenka thare akoma sperma anadollinjeve nga trute . madje s’ti paska shpelare as klima e kanadase . ribashkimi me turqine, eshte vepra me kriminale, qe i kane bere ketij kombi, qe nga koha e vdekjes se gjergj kastriotit…

    Reply to this comment
  5. Guri Naimit D October 21, 14:31

    C’ ti besh…kur kur te besh-me gazepe ..
    Ti me grure ate me GURE!

    Me vjen keq qe me pergojojne keto firma te njohura mua.Keq me vjen(sa mire),se jane firma te njohura,.qe meren me mua.”analfabetin-shpelare trute”Kanadaja ?!.
    I jam borxhlli asaj,,jo vetem per”shpellarien e trurit”,po kthimin e ne jete,punonjesit e saj te shendetesise.Ju jam mirenjohes.
    Sa per Ju zoterinj;”opozitare”,fatekqesisht,jo “VELEZER “,s’kam c’tu them,vec,meruani me ceshtie madhore,ne e beni,jo me mua.(E mar me mend se kush eshte pas ketyre fermave;i kem pasur sekretare patie..ndoshta.)
    Ai”vasili” i “cudit-ur”,verte me cudite..ne adresen time ..Po gjene mire…merem une ..me “VEZIRE…”.
    Keq me vjen qe s’u japin pergjigje ata,qe me njohin mua, 83 vjecarin,kalitur te; “Guri Naimit D.”
    Me falni o te nderuar lexues,marre me kesi komente lavire,kur po na zjen koka,per ceshtie MADHORE atdhetare…Se pari ndiese Gazetes “DITA” qe te tillet na e paraqisin”NATE”..c’tu besh..-kur u ndane keto ju rane… atyre gazepeve.
    Guri Naimit D.

    Reply to this comment
    • Plaku Xhuxhumaku October 21, 15:05

      O Guri i Naimit, o yll shkelqimtar, ketheu ne Atdhe sa me shpejt, Edvin Rama te ka bere gati nje karrige ministri pa portofol. Nga komentet kuptohet qe je me i mençur se e gjithe qeveria e Edvinit marre bashke.

      Reply to this comment
  6. ju lutemi per respekt te moshes; na lini ne ...hallin tone . October 21, 17:24

    ore guri naimit; pse na ve ne siklet me moshen tende??
    .nuk duhet turku “vella” . me kuptove ? jo vella . madje s’duhej te permendej fare, deri sa te hynim ne europe …por nje mendje e poshter, e brendeshme apo e jashteme, e sabotoi kete shprese te shqipetareve, duke na futur ne koferencen islamike .
    se nuk e nderrinim enver hoxhen, me kete realitet, qe po jetojme per te kenaqur fevzot berishet butkat kostrecet e godot edhe sikur te rronim me qindra vjet me ate sistem .
    ..dhe keni dhe nje gje ju inderuar i moshuar; jeni ne kanada e jo ne irak kandahar e….shqiperi ku pas ligjit te “kthimit te prones ish pronareve”, punonjesit qindra mijra, te qyteteve, muaren rruget e emigracionit per buken e gojes, ose me keq, kush ka ngel ketu, po vrete veten, per buken e gojes .

    Reply to this comment
  7. Guri Naimit D(Dh Xhoga) October 21, 17:59

    Gjellen me kripe po jo pa karar. O koleg ne moshe.
    Shendet pac; Plaku Xhuxhumaku.Nuk jam i asaj sere Une e kam ngrene Cairin,dhe,s’jam pishman,Keq me vjen,vec per pseudo vite shkuar arram..Mire qe kemi shprese..pushtetin besuar VOTES se VERTETE…
    Guri Naimit D.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim