Romë 1899/ De Rada në Kongresin e popujve të Lindjes: Pse gjuha shqipe është superiore ndaj çdo gjuhe klasike

October 24, 2017 12:00

Romë 1899/ De Rada në Kongresin e popujve të Lindjes: Pse gjuha shqipe është superiore ndaj çdo gjuhe klasike

 

Nga Aurenc Bebja*, Francë

Në dokumentin në gjuhën frënge “Actes du douzième Congrès international des orientalistes: Rome, 1899. Tome 1”, gjejmë një shkrim, në faqen n° 212, në lidhje me gjuhën shqipe sipas pikëpamjes së poetit dhe publicistit të njohur shqiptaro – arbëresh, Jeronim De Radës.

Të martën e 10 tetorit 1899, gjatë mëngjesit të seancës n° 7, një ndër figurat më të ndritura të kombit tonë ka trajtuar përpara të pranishmëve tetë argumente për gjuhën shqipe dhe veçantitë e saj.

Në vijim, do të gjeni shkrimin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania”:

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

“Z. De Rada paraqet idetë e tij për atë që karakterizon gjuhën shqipe dhe monumentet e saj:

1- Gjuha shqipe është e përbërë nga fjalë njërrokëshe të cilat vënë në dukje aspekte të ndryshme të fushës. Me ndihmën e prapashtesave ose të ndryshimit të zanoreve në rrënjën njërrokëshe, gjuha shqipe ka mundësitë të formojë fjalët për një ligjërim.

2- Ka dy lakime ku njëri është i shquar; tjetri i pashquar. Tri janë gjinitë, ku ajo asnjanëse shpreh idetë e përgjithshme. Rasat janë shtatë.

3- Format e foljes janë tri: veprorja, joveprorja dhe mesorja; pesë mënyrat; shtatë kohët.

4- Zanorja e ndryshueshme, si shtesë e prapashtesave morfologjike, ndryshon tonalitetin.

5- Për arsye të burimeve të saj fonetike, gjuha shqipe është superiore ndaj çdo gjuhe klasike.

6- Gjeografia, ashtu si dhe legjendat e kohës parahistorike helene dhe latine ruajnë fjalë shqiptare. Ishin Pellazgë, Trojanë, Frigianë, etj. Ishin Pellazgët që e themeluan Romën.

7- Zotat e paganizmit kanë të gjithë emra që rrjedhin nga rrënjët shqiptare. Është e qartë pra se për kultin e Perëndisë dhe natyrës duhet t’u referohemi Pellazgëve. Pas transformimit të zotit të vetëm në një perëndi shumëformëshe dhe antropomorfe ata ndoqën idhuj, të cilët kishin emra të përkryer shqiptarë, që shprehnin simbolet e tyre.

8- Në përfundim, Z. de Rada është i bindur se në gjuhën shqipe ka ende thesare të çmuara gjuhësore për shkencën dhe ai pret që të zbulohen  shpejt.”

* Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania

October 24, 2017 12:00
Komento

7 Komente

  1. Pellazgos October 24, 14:23

    Patjeter qe ishin Pellazge ata qe themeluan Romen,por jo “shqipetare”.
    Vetem dy emra te Trojaneve Pellazge.
    Sipas Omiros jo Homer qellimisht i deformuar,gruaja e Hektoras ishte Andro-maqi qe Pel.azgjisht dhe sigurisht Greqisht kuptimi i emrit eshte Beteje e burrave,apo vellai i Paris qe quhej Poli-dhoras dhe jo Polidorusi qe Pellazgjisht dhe sigurisht Greqisht kuptimi eshte Shume dhurata.
    Po nuk mesuat sa bejne 2+2 nuk kini te ardhme.
    Mesoni gjuhen Greke te Perendive dhe lereni (lashate) kuptimin (kapito) e kenges (cantare) Pel,azgjike se ato nuk kane te bejne me “shqipetaret” pa identitet.
    “Pamvaresia” e Shqiperise ne 1912te?
    Nga kush?
    Nga majmuni (monkey) ishte Greqia e Lashte deri ne 276 p.e.s ,pastaj 750 vjet (vita) Rome,pas Romes 1125 vjet Bizantios deri ne 1453 A.D,500 vjet Turqi.
    Atehere per cfare “pavaresi” flitet ne Al anistane dhe nga kush?

    Reply to this comment
    • Diana October 25, 01:37

      Palla -zagos,
      gjuha e lashte greke eshte shume me e lehte te mesohet nga shqiptaret se sa nga jevgjit e greqise….
      Studentet shqiptare shkelqejne ne greqi dhe greket kafshojne duart se nuk arrijne dot te mesojne gjuhen” e tyre te lashte ” …
      Po ju nuk keni faj se keni kurven europe qe ju formoi si shtet e ju perkedhel e tani e hidhni shurren perpjete ….

      Reply to this comment
  2. Z/K October 24, 18:58

    Derada iku me shpresen se do zbulohen shpejt.Por sic shifen punet ne kete cerek shekullit tranzicion ekonomi tregut duhet rruspull per te parandalue fjalet e huaja qe po e kthejne shqipen ne mbeturine europiane.

    Reply to this comment
  3. demo October 24, 21:10

    Dergoni femijet ne shkolle.Po ti dergoni ne xhami behen si Muhaxheri,po ti dergoni ne kishe behen si qy Pellasgos.Kete ne moshe te vogel e kane derguar per dru me mushka ne kooperative.Tani qe u rrit po e meson prifti me kurs 6 mujor ne Korfuz.

    Reply to this comment
  4. llapi October 25, 19:48

    Cdo gje ishte e MADHE ne Greqin e Vjeter por asgje nuk perputhet me Greqin e tanishme te mbisunduar nga funderrinat Aziatike te sjellur nga shteti osman per ti pastruar teritoret e veta.

    Reply to this comment
  5. Billy Keta October 26, 21:07

    grqishtja e vjeter eshte pellazgisht alias shqip.De Rada ka qene parashikues I sakte per gjuhen e perendive.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*