Romela Begaj, kampionia pa shtëpi dhe mjek

November 16, 2014 14:20

Romela Begaj, kampionia pa shtëpi dhe mjek

Titullin kampione e botës në peshëngritje, Romela Begaj e fitoi pas një periudhe shumë të vështirë. Pa një shtëpi, pa të ardhura që të sigurojë stërvitjen e ushqimin dhe me kushte minimale, 28-vjeçarja i solli Shqipërisë një nga dy trofetë më të rëndësishëm të sportit.

Gëzimi i fitores nuk ka fashitur aspak problemet, me të cilat rekordmenja duhet të përballet për të jetuar dhe për t’u stërvitur. “Në fakt, edhe kjo shtëpi ku unë jetoj tani për tani nuk është e imja, pasi jam me qira. Nuk kërkoj ndonjë shtëpi luksi, por e mira është që, jo vetëm unë por edhe Danieli (Godelli), që jemi të vetmit kampionë bote sot për sot në Shqipëri, do të ishte mirë për ne që të kishim një strehë,

pasi edhe ne do të krijojmë familjet tona. Në fund të fundit kam dhënë për shtetin dhe për flamurin shqiptar. Është e vërtetë që nuk kemi një mjek, çfarëdo që të ndodhë unë duhet të shkoj në spital si gjithë të tjerët, ndërkohë që duhet

të ketë një mjek personal për një sportist, që i di të gjitha gjërat mbi këtë sport”, shprehet Romela Begaj, kampione e botës në stilin e shkëputjes, në peshëngritje. Jeta e saj ndryshon fare pak nga ajo e femrave të tjera, në një prej lagjeve të Tiranës, pasi asaj i duhet ta bëjë vetë pazarin në marketin pranë shtëpisë, të gatuajë vetë e të kujdeset për shumë detaje të tjera, që shpesh ia heqin përqëndrimin nga sporti dhe karriera. “Kam shumë vështirësi, pasi unë bëj jetë normale si të gjithë femrat e tjera. Bëj pazarin dhe gatuaj ndonjëherë, ndërkohë që nuk kam përkushtimin nga dikush tjetër që të më rrijë pranë. Sigurisht kam edhe familjen, por duhen ndryshuar shumë gjëra, ashtu siç nuk i kam ende”, tha më tej Begaj.

Romela kërkon ndihmë dhe mbështetje nga shteti.

“I bëj thirrje kryeministrit Edi Rama, gjithashtu edhe kreut të Kuvendit Ilir Meta, që kanë qenë edhe vet pjesë e sportit, ministres gjithashtu siç na ka premtuar, që të bëjnë diçka. Të vlerësojnë medaljet dhe arritjet tona dhe të kthejnë kokën nga sporti, pasi nëse ata japin një kontribut më të madh, edhe medaljet tona do të jenë më të shumta për Shqipërinë”, deklaroi Romela Begaj.

Gjatë pritjes, që ministrja e Arsimit dhe Sportit u bëri dy kampionëve të peshëngritjes, Daniel Godelli dhe Romela Begaj, Lindita Nikolla nënvizoi se është gati një fond prej 6.5 milionë dollarësh për të ndërtuar një palestër moderne në Tiranë, dhe se do të shkelet vendimi i qeverisë “Berisha”, për të mos shpërblyer kampionët vetëm në stilin e shkëputjes, ose të shtytjes./TCH

November 16, 2014 14:20
Komento

6 Komente

  1. Leka November 16, 16:15

    Heroine. Respekt. Nderime. Medalja vetem i idhtoi baglat, kakardhiat, derrat qe jane neper federatat sportive dhe ne zyrat e shtetit.

    Reply to this comment
  2. agron November 16, 16:37

    sportistet tani jane me te pasur,se dikur,keshtu nuk kane arsye tye kerkojne si pa teklif.

    Reply to this comment
  3. mustafa November 16, 17:17

    Romela ka të drejtë. U jepen stimuj në strehim, dieta e udhëtim bastardëve që rrinë në parlament e nuk përkrahen sportistët. Për kampionët e talentet le të sillen të paktën si grekët. Pagë si kolonele përveç pagesës si sportiste. Trajtim si ushtarake edhe për strehimin. Shteti të bëjë sikur Danielin e Romelën i ka çuar në Irak. Është minimumi që mund të bëjmë për ta. Të heqin edhe tatimin mbi të ardhurat për ta. Suksese Danielit e Romelës dhe gjithë sportistëve shqiptarë që na bëjnë krenarë.

    Reply to this comment
  4. emigranti November 16, 18:05

    E dini shume mire predispozicionin e K/Ministrit te shprehur ne mjafte raste, per sportin e sportistet, prandaj kot je munduar me shkrimin.E mrekullueshmja Romela ka kohe qe merret me sportin dhe ka aritur rezultate.Pse i nderuar nuk ke shkruajtur qe atehere?!

    Reply to this comment
  5. Tomor November 17, 14:15

    Ku jane sponsoret?
    Bankat dhe kompanite e ndryshme.
    Ata dhe ato sponsorizojne disa tipa-e,qe skane lidhje fare me arritjen.
    Ne nje vend tjeter keta sportiste do te ishin sponsorizuar fuqishem nga Bankat dhe kompanite celulare dhe do te ishin milionere ne euro.Te qete nga ana ekonomike,do te arritnin me teper rezultate.
    Fatkeqesi per keta talente,qe meritojne me teper respekt.

    Reply to this comment
  6. Fola November 17, 15:55

    Zoti Kryeminister, Godelli dhe Begaj meritojne nga 100.000 Euro secili. Tregohuni bujar me parate tona (taksat) zoti Kryeminister. E meritojne qe te dy!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*