Ronaldo dhe Nadal, sportistët më të dëshiruar nga italianet

August 27, 2013 19:47

Ronaldo dhe Nadal, sportistët më të dëshiruar nga italianet

Sporti është një element që bën pjesë në stilin e jetës së grave italiane. Por, cilët janë sportistët që bëjnë të rrahin zemrat e tyre? Më poshtë klasifikimi i më të dëshiruarve nga ‘seksi i bukur’

Duke ndjekur sporte si noti, tenisi apo futbolli, femrat bëhen fanse edhe të kampionëve të rinj që i praktikojnë këto disiplina, të konsideruar si “toy boy” ëndrrash, pra “djem-lodra“, objekt argëtimi për gratë e një moshe të mesme apo edhe më të madhe.

Mbi pasionin e tyre për sportin e sportistët, portali online “CougarItalia.com” ka realizuar së fundi një sondazh midis të regjistruarave të tij duke i pyetur se cilët janë sportistët e rinj që preferojnë më shumë.

33% e të intervistuarave zgjodhën si sportist të zemrës, tenistin Rafael Nadal. Kampioni spanjoll, shumë herë fitues në turneun “Wimbledon” dhe me medalje të artë olimpike, ka magjepsur me sharmin e tij shumë prej grave të pjekura, jo vetëm për bukurinë e tij prej statuje, por edhe për vendosmërinë e treguar në fushën e lojës. Falë këtyre cilësive ai ka fituar edhe pseudonimin “King of Clay” (mbreti i tokës së rrahur).  Por, Nadal e ka një grua në zemrën e tij: Maria Francisca Perello.

Ndërsa në vend të dytë është portugezi Cristiano Ronaldo. 28-vjeçari fitues i topit të artë, i cili midis futbollistëve është edhe mbreti i ‘gossip’-it, është zgjedhur nga 25% e të intervistuarave. Ronaldo, i konsideruar si një ndër burrat më joshës të planetit dhe i fejuar me modelen ruse, Irina Shayek, ka një histori që nuk ka kaluar pa zhurmë në kronikat e lajmeve rozë. Aludime për aventurat e tij me bukuroshe të tjera gjatë kësaj kohe, e kanë lëkundur jo pak herë raportin me Shayek. Por së fundi qarkullojnë zëra, të përhapura nga “SocialChannel.it”, se modelja sensuale pret një fëmijë nga ai.

Në vend të tretë dhe të katërt renditen dy sportistë italianë: notari Luca Marin, i njohur për marrëdhënien e tij me kolegen Federica Pellegrini. Është i preferuari i 18% të grave, ndërsa 15% prej tyre kanë vlerësuar futbollistin juventin Alessandro Matri./D.Gjuzi

August 27, 2013 19:47
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim