Ronaldo: Dua Champions-in me Juven

August 22, 2018 12:15

Ronaldo: Dua Champions-in me Juven

Cristiano Ronaldo u transferua te Juventusi këtë verë duke rikthyer entuziazmin e tifozerisë dhe duke rritur ndjeshëm shpresat për një triumf aq të munguar të bardhezinjve, në Ligën e Kampionëve.
Vetë portugezi ka dalë zbuluar në një intervistë për transmetuesin më të ri të Serisë A, DAZN, duke thënë se synimi është që të triumfojnë në Champions.

“Duam të fitojmë Championsin me Juventusin dhe do të përqendrohemi te ky objektiv, por pa kaluar në obsesion. Thjesht duhet t’i bëjmë gjërat hap pas hapi dhe të shpresojmë, pastaj të shohim nëse do t’ia dalim këtë sezon, apo në të tjerët në vijim”, deklaroi portugezi.

Portugezi ka folur më pas edhe për të birin, Ronaldo Junior, duke thënë se është i bindur që edhe ai do të ketë një të ardhme të ndritur në futboll.

“Ai është si unë, nuk i pëlqen aspak të humbasë dhe ka shumë shpirt gare. Jam i sigurt se do të bëhet një futbollist i madh, si unë”, deklaroi CR7

o.j/dita

August 22, 2018 12:15
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*