Ronaldo komenton Brazilin dhe “teatrin” e Neymar

July 11, 2018 14:01

Ronaldo komenton Brazilin dhe “teatrin” e Neymar

 

Ronaldo Nazario ka analizuar performancën e kombëtares së Brazilit në këtë Botëror ndërsa është ndalur edhe të komentojnë sulmuesin e Paris Saint-Germain, Neymar.

Legjenda braziliane nuk ka nguruar që të këshillojë 26-vjeçarin, i cili është kritikuar së shumti në rrjetet sociale, ku është bërë pjesë e ‘memeve’ të shumta që tifozët kanë publikuar.

“Prisnim më shumë”

“Të gjithë prisnim më shumë nga ekipi dhe ai. Nuk e di nëse është për operacionin në këmbë apo për ndonjë tjetër problem, por e pashë të kufizuar në ekip, fushë. Të shkosh në Botëror sikur të mos kishte ndodhur asgjë, pasi je operuar dhe ke qëndruar për tre muaj jashtë fushë, është disi e vështirë”.

Për të ardhmen

“Është djalë i ri dhe ka talent. Ka shumë përgjegjësi mbi kokë. Duhet të mësojë”.

“Teatri i Neymar” (simulimet)

“E pyeta pesë vite më parë dhe më shpjegoi se në shumë ndeshje kur e godasin reagon në atë mënyrë, në mënyrë që të mos i afrohen më. Edhe mua më ka ndodhur dhe jam ndjerë padrejtësisht i trajtuar jo mirë kur më kanë ndërhyrë”.

Memet në rrjetet sociale

“Në rrjetet sociale ka shumë kreativitet të krijuar, për të bërë meme për gjithçka që ndodh. Ai duhet t’i harrojë këto meme dhe të jetojë së bashku me to. Duhet të përpiqet që të kontrollojë emocionet e tij gjatë ndeshjeve.  Ka rrezikuar shumë, duhet të mësohet me të mirën dhe të keqen në fushë”.

Brazili u mund në raundin çerekfinal nga Belgjika me rezultatin 1-2.

Ndërkohë që këta të fundit u eliminuan nga Franca mbrëmjen e djeshme nga Franca pasi human minimalisht 1-0.

a.s/dita

July 11, 2018 14:01
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*