Ronaldo merr tamponin negativ, futbollisti del nga karantina, gati për t’u rikthyer në fushë
Nga Arkiva
Lajm i mirë për Juventusin dhe Cristiano Ronaldon. Tamponi i fundit i portugezit rezultoi negativ.
Kështu përfundon periudha e sëmundjes dhe karantinimi që zgjati 19 ditë. CR7 mund të jetë tashmë në dispozicion për ndeshjen e së dielës kundër Spezia.
Nesër, portugezi do të kryejë vizitën për të parë aftësitë e tij për t’u rikthyer në stërvitje, ende individualisht.
Për të marrë pjesë përsëri në seancat e grupeve dhe në ndeshje, atij do t’i duhet edhe nj tampon i dytë negativ.
E ndërsa është përshkruar ditët e fundit si “kafshë në kafaz”, Ronald është gati tani të kthehet me tërbim në fushën e futbollit.
j.l./ dita
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento