Ronaldo mund të ishte te Napoli

January 3, 2019 13:30

Ronaldo mund të ishte te Napoli

Kristiano Ronaldo mund të ishte transferuar tek skuadra e Napolit gjatë merkatos së verës. Ka qenë drejtori sportiv i të kaltërve, Kristiano Xhiuntoli që ka zbuluar prapaskenat me yllin portugez në një intervistë për “SkySport”.

“Po, CR7 na është ofruar. Kemi një marrëdhënie shumë të mirë me menaxherin Jorge Mendes që nga koha e rinovimit të kontratës së Guhlam dhe dëgjohemi shpesh. Isha bashkë me presidentin De Laurentiis kur na është ofruar.

Qëndruam në heshtje, më pas analizuam shifrat dhe kuptuam se ishte një operacion jashtë mundësive tona. Kur u transferua te Juventusi mendova se bardhezinjtë  ishin skuadra më e fortë e Europës”, tha ai.

o.j/dita

January 3, 2019 13:30
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim