Ronaldo: Pse lashë Barcelonën për Interin

April 7, 2018 11:47

Ronaldo: Pse lashë Barcelonën për Interin

Ronaldo shpërtheu si futbollist te Barcelona, gjatë sezonit 1996-1997, duke shënuar 34 gola në 37 ndeshje.

Por, “Fenomeni” vendosi të largohej nga skuadra katalanase pas vetëm një sezoni dhe filloi një aventurë të re te Interi. Në vitin e tij të parë zikaltër shënoi 25 gola në 32 ndeshje, përpara se të niste seria e dëmtimeve të rënda në gju.

Ronaldo e shpjegoi kështu vendimin për të braktisur Barçën: “Po negocioja rinovimin e kontratës, por vendosa të mos vazhdoja më aty pasi nuk kisha aspak besim te drejtuesit e Barcelonës. Interi u interesua në momentin e duhur dhe ishte një sfidë fantastike për mua. Atëherë, kampionati italian ishte më i miri në botë dhe më i vështiri. Ishte vendimi më i mirë që mund të merrja”.

April 7, 2018 11:47
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*