Rooney rikthehet të luaj me Evertonin

July 9, 2017 21:40

Rooney rikthehet të luaj me Evertonin

Rooney rikthehet te klubi i fëmijërisë.

Mbas 13 vitesh ai rikthehet të luaj në “shtëpinë” e tij.

Rooney 18 vjeç me Everton

31-vjeçari tha se ka qënë shumë i emocionuar mbasi ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me klubin që u rrit.

Rooney sezonin tjetër do të veshi fanellën me numrin 10.

Rooney duke firmosur kontratën

Rooney, me Duncan Ferguson, ish bashkëlojtar tek Evertoni

“Fitimi i trofeve me Evertonin është një arritje shumë e madhe për mua.

Unë e ndjej me të vërtetë se klubi po bën ådoemos për të firmosur me lojtarë të kalibrit të lartë.

Është një ndjesi e mirë të vesh përsëri këtë fanellë, jam shumë I lumtur”, ka thënë Rooney në intervistë.

Anglezi do të paguhet 15o mijë euro për javë.

Me këtë pagë do të jetë lojtari më i paguar në historinë e Evertonit.

Rooney u largua nga Everton në 2004, kur ishte vetëm 18 vjeç.

dh.th

July 9, 2017 21:40
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*