Roshi: Nuk pashë asnjë nga shokët

September 5, 2015 09:55

Roshi: Nuk pashë asnjë nga shokët

Odise Roshi në fundin e ndeshjes, në një kundërsulm të shpejtë drejt portës Danimarkës, i ka pasur të gjitha shanset që skuadrën kuqezi ta nxirrte me tre pikë nga Kopenhageni.

Nëse do të kishte pasuar për shokët e tij dhe nuk do të kishte gjuajtur vetë, atëherë është e sigurt se Shqipëria do të ishte e kthyer në Tiranë me avantazhin 1-0.

Ja rrëfimi i Roshit për “Panorama Sport”:Unë e mora topin dhe vrapova me sa fuqi që kisha. Në momentin që hyra në zonë hodha vështrimin anash, por nuk pashë asnjë nga shokët tanë.

Ndaj dhe gjuajta vetë. E ktheva kokën dy herë dhe nuk pash asnjë në zonën daneze. Tani pas ndeshjes mund të diskutojmë shumë gjëra, por mos harroni që ajo është çështje sekondash.

Nuk e kam takuar trajnerin dhe nuk kam folur me asnjë. Më këshilluan të qetësohesha, sepse u nervozova me veten. Mendoj se ne ia arritëm qëllimit me këtë barazim”.

September 5, 2015 09:55
Komento

13 Komente

  1. u tregove egoist September 5, 10:56

    U tregove pak egoist thuaj se kishe dy shoke ne qender. Mund te kishte qene nje gol fantastik.

    Reply to this comment
  2. riti September 5, 14:22

    Roshi raste te tilla kane humbur ,messi ,ronaldo,e shume e shume te tjere ,gjithmon kolektiviteti te jep rezultat, Kujto rastin ne portugali ;krosim i yti perfekt ,gjuajtje e bales vetetimthi ,perfekt goli , cdo ndeshje eshte dhe mesim per te ardhmen , ju uroj suksese te perbashketa ,

    Reply to this comment
    • librazhd September 5, 20:14

      falemiderit qe na kujtove, rolin qe ka pas roshi ne golin kunder portugalise. Se boll te shara kam lexuar sot ndaj roshit

      Reply to this comment
  3. vlere September 5, 14:52

    te jesh i thjeshte,te luash kolektiv, goli eshte per gjith kuq e zi -te, goli eshte kualifikim,goli eshte europe,kushdo qe ta beje ai eshte simbol i gjith ekipit.
    kujdes me portugaline.nje hap i matur eshte me shume se nje raast i humbur.
    urime te gjitheve qe na dhate lumturi….
    danimarka u trondit, edhe pse nuk shenove gol.
    shqiptarizmi me zemer ne lojen kolektive ju ben heronj.
    suksese

    Reply to this comment
  4. S.p. September 5, 14:54

    Nuk te ka share njeri, edhe ti te kishe shenuar mire do ishte e vertete eshte qe gjykimi ne keto raste eshte me te qindat e sekondes, jane humur raste me te pastra.je lojtar teknik e me shpirt ne cdo ndeshje qe luan.

    Reply to this comment
  5. lato September 5, 15:14

    Shqiptar si Berisha je edhe ti.Kur e hupi Berisha lopen.Lopen duhet ta gjeje Berisha.

    Reply to this comment
  6. I.Troplini September 5, 17:11

    Roshi,

    ate qe nuk u be e mundur ne Danimarke, le ta bejme ne takimin e radhes. Ne qender, eshte gjithmone nje nga bijte e shqipes, ndaj mos u druaj por FLUTURO me ta. Pasimi ne qender dhe kualifikimi per here te pare ne historine e ketij shteti, kishte qene i kryer.
    Nga gabimet, meson nje lojtar inteligjent. Ata, e bejne ate edhe me cilesor. Suksese Odise Roshi.

    Reply to this comment
  7. reali September 5, 18:10

    Nese do kish pasuar 99% do ish gol,pasi dhe mbrojtesit do kishin shkaktuar autogol.Ai top eshte e pa mundur te largohet nga mbrojtja.Vetem nese topin nuk e prek askush.Ne cdo rast tjeter eshte gol.

    Reply to this comment
  8. Na bashkoj kenga popullore September 5, 19:10

    Sigurisht golat shenohen asist ma rehat po edhe roshi tu tregote pak ma i ftoht do shenonte vet ose do pasonte nuk ka lidhje egoizmi me rastin e roshit thjesht kapaciteti i lojtarit

    Reply to this comment
  9. x September 5, 19:51

    Futjani kot…ajo eshte pune te qintat e sek. Dy lojtaret e tjere ishin mbrapa …erdhen me vonese….

    Reply to this comment
  10. M A R K O September 5, 20:09

    .. Po ate vrimen e shurres nga ke dale e pe .. ? Egoist

    Reply to this comment
  11. asnjanesi September 6, 00:43

    20.000 euro do te fitoja po te shenonte Roshi. Prape ska gje urime per kombetaren tone.

    Reply to this comment
  12. aqo September 6, 05:55

    Sa mire qe te gjithe komentuesit po te ishin ne rolin e Roshit ose do kishin shenuar vete ose do te lishin pasuar para portes.Ashtu mburrej edhe njeri kur te tjeret hidhnin valee,por kur hyri vete nuk hidshte dote asnje hap.U duket kollaj duke e pare nga sgkallet e stadiumit apo I shtrire ne divan para ekranit te TV.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*