Rovena Gashi refuzon Vettingun, KPK i gjen shkelje

July 20, 2018 09:51

Rovena Gashi refuzon Vettingun, KPK i gjen shkelje

 

Prokurorja Rovena Gashi, pak minuta para seancës së Vetting-ut, ka shpërndarë një njoftim ku thotë që nuk do të jetë prezente në seancë sepse Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) i ka “pamundësuar pjesëmarrjen reale dhe efektive në seancën dëgjimore“ të ditës së sotme.

“Duke çarmatosur subjektin e rivlerësimit, Rovena Gashi, nga çdo mundësi e realizimit të mbrojtjes, kjo seancë dëgjimore, të cilën trupa gjykuese do ta shpenzojë duke lexuar detyrimet kushtetuese që nuk i ka përmbushur, e duke akuzuar subjektin e rivlerësimit, ndërkohë që nuk e ka lejuar atë të paraqesë asnjë provë të kundërt, përbën vetëm një arenë diskretitimi publik të njerëzve të drejtësisë, me qëllim eliminimin e pushtetit gjyqësor. Përsa kohë që kjo trupë gjykuese, e kontestuar 5 herë nga ana e subjektit të rivlerësimit Rovena Gashi, vlerëson se, ka zhvilluar nje proces të rregullt ligjor, duke përmbushur të gjithë detyrimet e tij dhe duke lejuar ushtrimin e të gjithë të drejtave për subjektin e rivlerësimit, ateherë kjo trupë gjykuese është e lirë dhe madje, në këtë pikë, ka detyrimin të marrë një vendim ndaj subjektit të rivlerësimit Rovena Gashi, edhe pa praninë e saj në seancë”, lexohet në njoftim, shkruan Topchannel.

Sipas Rovena Gashit, KPK-ja nuk ka garantuar zhvillimin e procesit të saj të rivlerësimit nga një trupë gjykuese e pavarur dhe e paanshme; Procesi i rivlerësimit ishte i paragjykuar dhe se vendimmarrja në lidhje me të ishte e paracaktuar, e ku, të gjithë janë dëshmitarë të kësaj dhe faktet e ndodhura e kanë vërtetuar një gjë të tillë.

Trupa gjykuese dështoi në dhënien e garancive se ishte e pavarur, e paanshme dhe e përgjegjshme gjatë ushtrimit të detyrës; U bë një proces i pabarabartë rivlerësimi, duke iu cënuar procesi i rregullt ligjor dhe të drejtat themelore gjatë kësaj procedure.

Për të gjitha arsyet e mësipërme, Rovena Gashi kërkon rikonfirmimin në detyrë, si Prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë.

Por pavarësisht mungesës së prokurores, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nisur procesin e Vettingut ndaj prokurores Rovena Gashi e cila sipas raportit të ILDKP, nuk justifikon pasurinë, nuk ka burime të ligjshme si dhe ka bërë deklarim të pasaktë.

KPK ka ngritur dyshime për 16 apartamente në Durrës të cilat dyshohet se i përkasin Nuredin Gashit, babait të Rovena Gashit, të paktën sipas faturave të OSHEE, ndërsa prokurorja pretendon se babai i saj është administrator i pallatit.

Vendimi i KPK për Rovena Gashin do jepet në datën 25 korrik, por me gjetjet e deritanishme të komisionit, ajo do ta ketë shumë të vështire ta kalojë me sukses Vettingun.

l.h/ dita

July 20, 2018 09:51
Komento

8 Komente

  1. i ka dhan guxom Llalla qe shteti kurves e le me livadhis ala July 20, 10:47

    shtet sh****tash ,
    qe e ka morr peng nji bande shpellaresh
    cfar mundet me priit mo .

    atij shteti parlamenti presidence gjakate te nalt
    i duhet mi vu zjarri ,
    te shpetoj Shqipnia ,
    nga kjo fare e djallit

    Reply to this comment
    • eni July 20, 20:59

      Kjo qelbesira qe ka shetitur ne per boten me leket e prokurorise kur ishte adriatik llalla.
      Eshte prokurorja me e korruptuar e drejtesise shqipetare.
      Njihet qe kur ishte prokurore tek prokuroria e tiranes.

      Reply to this comment
  2. H July 20, 12:08

    GIJOTINA !!!

    Reply to this comment
  3. ela July 20, 12:41

    Ka nderruar 5 here trupen gjykuese, prap i perkrahni kto zgjebe? nje aferm i im i kerkoj Llalltit te kesaj e Fushes per nderrim prokurori e ve
    veç u tallen. Nk besoj se do te behet Shqiperia te behesh milardiere ne 20 vjet me “pune te ndershem” vetem tek ne ndodh.

    Reply to this comment
  4. star July 20, 14:14

    I lutem shtetit qe keta plera ti japi nga nje dhome e guzhine nga ato te Enverit pasi. tju konfiskojne pasurine dhe le te rrojne mes miletit ashtu te pa pune qe do te ngelen.

    Reply to this comment
  5. desada July 20, 14:24

    o rovena kerkoji ndihme desades se ta rregullon te jesh prokurore perseri e te besh ca te duash ti

    Reply to this comment
  6. KORÇARI July 20, 18:57

    Konfiskim Pasurie deri në shkallën e dytë familjare, TI jepet një pension prej 150 mijë lekësh të vjetra , një apartament 2 – sh , dhe lërini të jetojë
    KËTO MASA DUHET TË MEREN KUNDREJT ÇDO NJËRIT PROKUROR , GJYQTAR, AVOKAT, DREJTOR , POLITIKAN QË DE FACTO KA VJEDHUR DHE TË SHOHIM PASTAJ NQS DO JU DHUROJNË MË SHUMA TË MËDHA LEKËSH, APO VILA OSE MAKINA KUSHËRINJTË MIQTË APO SHOKËT.
    KËTO MASA DO MERESHIN NË NJË SHTET QË KA POLITIKANË ME BOLE , POR JO TEK NE QË KEMI shtet ME BOLE POLITIKANË.

    Reply to this comment
  7. eni July 20, 21:01

    Kjo qelbesira qe ka shetitur ne per boten me leket e prokurorise kur ishte adriatik llalla.
    Eshte prokurorja me e korruptuar e drejtesise shqipetare.
    Njihet qe kur ishte prokurore tek prokuroria e tiranes.
    Ptu… qelbesire .
    Prokuroria ta arrestoje per deklarim te rreme te te dhenave dhe falsifikim te formulareve dhe te arrestohet menjehere.
    Ti sekuestrohet gjithcka ketyre monstrave qe e kane shkaterruar shqiperine me korrupsionin dhe vjedhjen e pa mase.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*