Rrahu gruan dhe ngacmoi seksualisht vajzën e tij, arrestohet 54-vjeçari në Krujë

September 19, 2020 16:04

Rrahu gruan dhe ngacmoi seksualisht vajzën e tij, arrestohet 54-vjeçari në Krujë

Ditën e sotme, Policia e Durrësit ka njoftuar se ka arrestuar 3 persona në 24 orët e fundit, pasi kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Në flagrancë është arrestuar një burrë në Krujë, i cili ka rrahur bashkëshorten dhe ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur.

Më tej, në njoftim thuhet se edhe një tjetër u prangos për vjedhje të energjisë elektrike, ndërsa personi i tretë është arrestuar pasi ka aksidentuar një këmbësor i cili tashmë ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i Policisë së Durrësit:

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin:

  • S., 54 vjeç, banues në Krujë, pasi, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, si dhe ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur.
  • Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin B. S., pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”.
  • Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. J., 29 vjeç, banues në Durrës, sepse më datë 17.09.2020, në lagjen nr. 13, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, ka aksidentuar këmbësorin me iniciale A. R., 64 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Krujë dhe Durrës, për veprime të mëtejshme.

h.b/dita

September 19, 2020 16:04
Komento

2 Komente

  1. Arben September 19, 16:34

    Për 2 milion që banojnë sukses i paparë ditë për ditë raste të tilla.

    Projekti allbania urupiane

    Reply to this comment
  2. Toto September 19, 18:25

    Subash manjaku

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim