Rrahu mjekun kirurg në oborrin e spitalit, kush është agresori me precedentë penal
Nga Arkiva
Një mjek është dhunuar sot për shkak të detyrës nga disa familjarë të një pacienti në Shkodër.
Mjeku kirurg në spitalin e Shkodrës Besmir Grizha është goditur nga Ali Kopliku, familjar i një pacienti.
Mësohet se Ali Kopliku është person me precedent penal të mëparshëm, ndërsa është shpallur në kërkim nga policia.
Ngjarja ka ndodhur në oborrin e spitalit të Shkodrës, teksa mjeku është goditur me mjete të forta duke i shkaktuar plagë të lehta në trup.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.
Qe mjeket shqiptare emeritojne nje dru nuk diskutohet.