Rrëfehet “banditi” i Audit të Verdhë: Mamaja ime u sëmur kur e mori vesh…

January 26, 2016 18:44

Rrëfehet “banditi” i Audit të Verdhë: Mamaja ime u sëmur kur e mori vesh…

“Të iki, të iki që këtu. Kam frikë, dua të kthehem në Shqipëri.”

Këto janë fjalët e Altin Palokës, i cili është 20 vjeç dhe ka një urdhër dëbimi e skaduar para pak ditësh dhe deri të premten e kaluar, e mbante përballë dy alternativave.

Të hipte në traget dhe të kthehej në Tiranë apo të qëndronte në Itali si klandestin.

Tani nuk ka më zgjedhje, por të presë që policia ta hipë në avion dhe të kthehet në vendlindje

Dhe për të është më mirë kjo e dyta. Jeta e këtij të riu shqiptar mori një rrjedhë krejt tjetër të shtunën në mëngjes, deri në pikën që Altini tani kërkon, madje lutet që të dërgohet në shtëpi sa më shpejt të jetë e mundur.

“Kam frikë se dikush më njeh dhe do të më vrasë”, përsërit ai në një italishte të dobët, shkruan “Corriere“.

Edhe ai në një farë mënyre është viktimë e Audit të verdhë, makinës që për më shumë se 1 javë ka shkaktuar panik në rrugët e veriut të Italisë.

Në mjet janë disa banditë të rrezikshëm dhe për 3 ditë pa e ditur dhe vetë, Altin Paloka ka qenë një prej tyre.

Faji i rrjeteve sociale dhe disa medieve që nën panikun e ngjarjes dhe ndjekjes së makinës kanë nxjerrë foton e të riut dhe dy miqve të tij në një stacion karburanti në Mestre, duke e lidhur me Audin e verdhë.

Pranë fotos kishte edhe një paralajmërim: “Ja fytyrat e tre të kërkuarve”.

Në faqet e para të gazetave përfundoi fytyra e tij bashkë me shokët.

Tre djemtë në foto, në fakt, nuk kanë asgjë të bëjnë me grupin e banditëve të Audit të verdhë. Të shtunën në mëngjes Altini ishte në qendër të një grupi që ishte vënë në kërkim nga karabinierët.

“Unë isha ende duke fjetur, kur kam marrë një telefonatë nga disa miq nga Shqipëria të cilët me pyesnin se çfarë kisha bërë, pasi fytyra ime ishte në të gjitha televizionet{.

Nëna e tij shpërtheu në lot dhe pastaj papritur ishte sëmurur. Tani ajo është shtruar në spital.

Shqiptari në atë kohë ishte vendosur në Forlì dhe ka telefonuar kushëririn e tij Indrid, që jeton në Torino dhe në muajt e fundit i kishte hapur derën e shtëpisë për të qendruar aty.

“Më shpjegoi se ishte në vështirësi të madhe – thotë Indrid, kur e kuptova, i thashë që të takohej me mua menjëherë, sepse do ta ndihmoja”

Kushërinjtë i ishin drejtuar avokatit Wilmer Perga.

“Ne u takuan në Piazza Castello – shpjegon avokati dhe Altini më tha që ishte i trembur, ai kishte frikë se dikush do ta njihte nga mediat dhe do vendoste të bënte vetë drejtësi”.

I shoqëruar nga avokati, shqiptari shkoi në stacionin e policisë ku agjentët i tregojnë fotot në të cilat ai ishte rrethuar me të kuqe si të ishte një kriminel

“Unë kurrë nuk kam parë Audi të verdhë”,­ kishte thënë ai.

Altin ishte gjetur në datën 13 janar nga karabinierët dhe pas kontrollit u pa se ishte pa dokumente dhe për të ishte dhënë një urdhër largimi.

January 26, 2016 18:44
Komento

3 Komente

  1. tomka January 26, 20:46

    Ky djalë duhet të denoncoi të gjithë redaksitë italiane që e futën pa motiv në “lajmet e frikës”. Ne ankohemi me shtypin shqipëtar që shpesh le per të dëshëruar, ndërkohë që Italia ka jo vetëm një cilësi të ulët informacioni por, kur bëhet fjalë për shqiptarë, bën një informacion kriminal. Një makinë model i veçantë nuk i kishte ndaluar postobllokut dhe u munduan ta transformojnë “Audin e verdhe” në një film të tipit, “The Chase”. E frynë lajmin dhe përdorën fjalët, “sparatoria, fuga, omicidio” duke i bashkëngjitur Audit lajmin e një gruaje ruse që ishte pëprlasur në autostradë dy kilometra pasi supozohet të ketë parë audin që vinte në drejtim të kundërt në korsinë e urgjencës. Donin të krijonin monstrat e me papërgjegjshmërinë më të madhe publikuan fotografitë e tre djemve shqiptarë të pafajshëm: deri me sot nuk kam dëgjuar anjë gazetarë të kërkoi ndjesë personave të fotografisë ; edhe sot qe audin e dogjën, akoma vazhdojnjë e thonë që, “edhe pse fotografitë e të rinjve shqiptarë ishin gabim, përsëri dyshohet se banditët janë shqiptarë” duke shkelur çdo parim deontologjik të gazetarisë. Ky nuk është një rast i izoluar, por një nga artikujt e shumtë që karakterizojnë kronikën italiane.

    Reply to this comment
  2. katarakti January 26, 21:06

    Katunari qe po del ne resme!

    Reply to this comment
  3. demo January 27, 05:12

    Po qe se ka qene me tre banditet tek makina verdhe,le te vuaje denimin me burg ne Itali se edhe ata qe grabisin keta kane nenat semure!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*