Rrëfehet e ëma e Marjo Memës: Djali u fut në kurth. Im vëlla nuk u vetëvra për të

July 28, 2015 09:03

Rrëfehet e ëma e Marjo Memës: Djali u fut në kurth. Im vëlla nuk u vetëvra për të

Marjo Mema dyshohet se është përfshirë në masakrimin e të riut me thikë. Por, pa kaluar as një javë nga kjo histori, daja i Marjos, M. A., vret veten në Tiranë, ngjarje për të cilën fillimisht mediat shkruan se ka lidhje me krimin e Italisë. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, Vera Mema, nëna e të riut të arrestuar në

Itali dhe në të njëjtën kohë edhe motra e viktimës së vetëvrarë, sqaron se akti i vetëflijimit të vëllait të saj nuk ka lidhje me arrestimin e djalit të saj.

Ndërsa, babai i Marjo Memës, rrëfen me detaje se çfarë ka ndodhur në provincën ku ai jeton në Itali, si u fut djali i tij në kurth nga Igli Meta (i dyshuari si autori i krimit në Itali), si e morën vesh lajmin dhe si është tensionuar situata në Sant’Angelo.

“Kur kam folur për mediat italiane, kam qenë shumë e tronditur dhe shumë gjëra nuk e di as vetë se si i kam thënë apo se çfarë kam thënë. Por, mediat italiane e kanë keqkuptuar atë që unë kam thënë, sepse unë jam shprehur se jam në zi për vëllain, por vetëvrasja e vëllait tim nuk ka lidhje me arrestimin e djalit tim”, ka thënë ajo.

July 28, 2015 09:03
Komento

1 Koment

  1. Ilir July 28, 15:15

    Ketu ze vend fjala e urte e popullit: C`ta ben femija, nuk ta ben as perendia

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*