Rrëfehet Fenomeni Ronaldo, nga Interi, Juvja e deri tek Reali

June 28, 2017 10:30

Rrëfehet Fenomeni Ronaldo, nga Interi, Juvja e deri tek Reali

 

Atë 5 maj i vitit 2002, tifozët e Interit nuk do ta harrojnë kurrë. Titulli ishte thuajse i arritur, por ndeshja e fundit humbja 4-2 me Lazio-n bëri që “Scudetto”-n ta rrëmbenin bardhezinjtë që copëtuan ëndrrën zikaltër.

I intervistuar nga “Gazzetta dello Sport”, Fenomeni (idhull në “San Siro” nga 1997 deri më 2002-in me 59 gola në 99 prezenca), kujton kështu epilogun befasues të 15 viteve më parë: “Më vjen keq që nuk e fitova, titullin: ishte një projekt i bukur, ishte një ëndërr, edhe pse më pas e kuptuam se e humbëm nga pak për fajin tonë dhe pak për shkak të disa forcave të jashtme, të cilat ndihmonin Juve-n. Sot punon në mënyrë më transparente se në kohën kur luaja unë futboll. Dhe korr sepse mbjell. Dhe i meriton”.

Ish-sulmuesi, sot ambasador i Real Madrid-it, gjen rastin të flasë edhe për sfidën e Kardifit: “Një finale shumë e bukur, mbi të gjitha. Me një Juve shumë më konkurruese krahasuar me dy vjet më parë ndaj Barcelona-s. Por në pjesën e dytë topin e kishte gjithmonë Real, ishte superior në çdo aspekt: në të gjitha”.

Një rikthim tek Inter-i, sigurisht në një tjetër pozicion braziliani nuk e përjashton: “Unë në Madrid jam si Zoti, Florentino më ka rinovuar tani me një vit kontratën si ambassador dhe nuk është nevoja që të shpjegoj se kush është Real-i. Por ndihem gati për një eksperiencë ndryshe. Sot të punosh me Kinën do të thotë të kesh mundësi të pakufizuara: është një nga destinacionet e të ardhmes. Unë dhe Suning partner? Nuk kam ëndërruar ende kaq larg: është herët. Por e kam thënë gjithmonë, madje dhe më përpara se të vinte Suning: unë Interin e kam në zemër”.

Fenomeni foli edhe për merkaton e “Los Blancos”, e në veçanti ndali te çështja Ronaldo: “Jam thuajse i sigurtë se Cristiano Ronaldo do të qëndrojë: një që shënon 50 gola në vit është një siguri shumë e madhe për ta lënë të largohet dhe mendoj se nuk ka skuadër tjetër që mund ta trajtojë më mirë se Real. Lexoj se Donnarumma pëlqehet, por është normale: te Real-i lojtarët e mëdhenj janë gjithmonë të mirëpritur. Mbappe? Është gati, është shumë i fortë. Për këto gjëra mendojnë Zizou dhe Florentino, por nëse njëri nga BBC ikën…”.

June 28, 2017 10:30
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*