Rrëfehet pengmarrësi i avionit, “E bëra për gruan dhe fëmijët”

March 30, 2016 14:55

Rrëfehet pengmarrësi i avionit, “E bëra për gruan dhe fëmijët”

Gjykata qipriote urdhëroi 8 ditë burg për rrëmbyesin egjiptian të avionit Airbus 320 të “Egypt Air”.

Seif Edin Mustafa u tha hetuesve se prej vitit 1994 nuk i është lejuar të shohë gruan dhe fëmijët e tij, pasi ishte në listën e personave “non grata” në Qipro.

Masa paraprake e burgimit 8-ditor u dha për të ndaluar 59-vjeçarin të largohet nga ishulli. Ai do të përballet me akuzat e rrëmbimit të avionit, sekuestrim personi, kanosje për dhunë.

Ish-bashkëshortja e egjiptianit refuzon ta takojë pasi veprimi i tij e ka turpëruar përpara gjithë opinionit. Në këtë video ai shfaqet nw momentin kur ka kaluar pikën e kontrollit të aeroportit në Aleksandri, duke mos u ndaluar punonjësve të sigurisë.

Një më parë Seif Edin Mustafa mori peng avionin me 63 persona në bord dhe nën kërcënimin e një jeleku të rremë eksploziv, detyroi pilotin të ndryshojë kurs e të ulet në aeroportin e Larnakas në Qipro. Për rreth 5 orë ai mbajti në alarm autoritetet qipriote, por më pas liroi të gjithë pengjet dhe  u vetëdorëzua.

March 30, 2016 14:55
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

mersin escort mersin bayan escort konya escort eskişehir escort

Njoftim

Njoftim