Rrëfehet shoferi i Ministrisë së Brendshme: Ja se si më qëlluan në befasi

March 6, 2016 09:46

Rrëfehet shoferi i Ministrisë së Brendshme: Ja se si më qëlluan në befasi

Mbrëmjen e së premtes, 37­ vjeçari Vilion Cakollari u qëllua me katër plumba, teksa hynte në pallatin ku banon në rrugën “Irfan Tomini” në kryeqytet.

Në orët e mbrëmjes së djeshme, i plagosuri ka qenë në gjendje të flasë shumë shkurt për grupin e hetimit që ka kërkuar dëshminë e Cakollarit gjatë gjithë ditës së djeshme.

Për shkak të gjendjes jo të mirë nga katër plumbat që ka marrë, shoferi i parkut të Ministrisë së Brendshme u ka thënë policëve se pasditen e së premtes fillimisht kishte ndjekur ndeshjen Partizani­Tirana në stadiumin “Qemal Stafa”.

Më pas, me disa të njohur të tij kishte qëndruar në një lokal në Tiranë, ku ka ndjekur një ndeshje të Serisë A dhe më pas rreth orës 21:30 është nisur për në banesë.

“Kam qenë pranë pallatit kur kam dëgjuar krismat. Ishin nga afër, por nuk kam mundur të shoh asgjë”, u ka thënë policëve 37­vjeçari dje në Spitalin Ushtarak.

Ai ka rrëfyer se, pasi u qëllua me armë dhe mori disa plumba në trup, ka telefonuar një koleg të tij, të cilit i ka thënë “më vranë te pallati, më kanë qëlluar me armë…”.

Kaq është dashur që i njohuri i Cakollarit të njoftonte policinë, ndërkohë që salla operative ishte lajmëruar edhe nga persona të tjerë që ishin ndodhur më pranë vendit të ngjarjes.

March 6, 2016 09:46
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*