Rrëfehet Vlahutin: “Lufta” 4-vjeçare, midis reformave e sulmeve të opozitës

September 1, 2018 16:20

Rrëfehet Vlahutin: “Lufta” 4-vjeçare, midis reformave e sulmeve të opozitës

Në përfundim të mandatit të saj si ambasadore e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin ka folur në një intervistë për Top Channel për katër vitet e qëndrimit, sulmet e opozitës, e luftën e zhvilluar kundër kanabisit.

E pyetur rreth Reformës në Drejtësi dhe nëse mendon se ja ka arritur qëllimit,Vlahutin u shpreh:

“Po largohem me zemrën plot, sepse mendoj që kemi bërë një punë mjaft të rëndësishme për Shqipërinë. Reforma në drejtësi ishte nëna e të gjitha reformave, beteja kryesore mbi të gjitha betejat dhe vetëm fakti se shumë shpejt të gjitha  institucionet kryesore të sistemit të ri do të mund të krijohen, pasi mendoj që lista e vetting-ut parësor thuajse është shteruar.”

Duke qendruar po tek sistemi i drejtësisë, Vlahutin tha se “reforma duhet të krijojë në një lloj mënyre një sistem nga zeroja dhe mendoj se do të ishte e pamundur të pritet që diçka e cila është shkatërruar për dekada, të mund të rikrijohet brenda një viti. Po ta shohësh objektivisht atë çka është bërë, kjo ishte në thelb një reformë kushtetuese.”

E pyetur nëse shihet ndonjë lloj hezitimi për t’u bërë pjesë e sistemit të ri të drejtësisë, Vlahutin tha:

“Ka kandidatë dhe shpallja është ende e hapur, ndaj nuk mund të gjykojmë përpara afatit. Sigurisht, para së gjithash, ky është një funksion i rëndësishëm, ndaj mendoj që njerëzit që e marrin përsipër duhet të kuptojnë çfarë po marrin përsipër, ç’lloj përgjegjësie do të duan të kenë. Po kështu, sigurisht që të gjithë ata që janë pjesë e gjyqësorit duhet të kalojnë sistemin e rivlerësimit. Është përherë sfidë të nisësh diçka nga fillimi, por është shumë e nevojshme, ndaj u jam gjithashtu mirënjohëse të gjithëve atyre që janë të gatshëm të marrin përsipër përmbushjen e këtyre funksioneve dhe të ndihmojnë realisht për krijimin e sistemit të mirëfilltë gjyqësor në Shqipëri.”

Gazetari i Top Channelit e pyeti edhe për reformën zgjedhore, nëse do të ketë ndonjë produkt të bashkëpunimit politik në vjeshtë.

“Do të jem shumë e ndershme me ju. Kam zhvilluar disa takime me dy bashkëkryetarët që e drejtojnë këtë komision dhe jemi habitur të gjithë shumë për mirë nga kolegjialiteti dhe mënyra sesi po punonin së bashku. Detyrat janë të qarta dhe kanë qenë të qarta prej shumë e shumë vitesh. Rekomandimet e ODIHR-it nuk janë rekomandime të reja, janë të vjetra. Mendoj që të gjithë politikanët e përgjegjshëm që duan vërtet që vendi të përparojë do të ulen në tryezë e do të gjejnë zgjidhjet që janë më të mira jo për veten e tyre, por për vendin.

Ndaj, ajo çfarë kam parë, ajo çfarë kemi dëshmuar sa i takon angazhimit të përfaqësuesve të të dyja partive që janë në këtë komision dukej si një diskutim mjaft i shtruar dhe shpresoj që do të japë rezultate. Është shumë e nevojshme. Ka zgjedhje vendore verën e ardhshme dhe, më pas, zgjedhjet parlamentare pas dy vitesh dhe mendoj se është shumë e rëndësishme që, më në fund, disa nga rekomandimet kryesore të ODIHR-it dhe realiteti i zgjedhjeve siç i njeh vendi të ndryshojë.”

Vlahutin u pyet edhe për sulmet që vinin kryesisht nga opozita. Ajo i cilësoi tërësisht “të parashikueshme” dhe aspak personale.

” Mendoj që hapëm dosjen më kritike, hapëm gjyqësorin dhe, ndershmërisht, ishte absolutisht e parashikueshme që grupet e interesit do t’i viheshin pas kësaj reforme, kështu që nuk është asgjë personale. Është një zhurmë logjike do të thoja, që u bë nga njerëz, të cilët nuk janë të lumtur nga reforma dhe donin t’i mbanin gjërat siç ishin. Për mua, personalisht, ishte në kuptimin e plotë vetëm zhurmë dhe ajo çfarë mendoj që është më e rëndësishme, apo e vetmja gjë e rëndësishme, janë rezultatet.”

Vlahutin u shpreh se Shqipëria nuk ka ardhur në këtë fazë pa arsye.

“Shqipëria arriti në këtë fazë, për shkak të rezultateve të disa çështjeve kyçe, që janë me rëndësi për Bashkimin Evropian. Njëra prej tyre ishte gjyqësori dhe e dyta lufta kundër krimit të organizuar dhe mendoj se ka shumë vlerësim se vendi është në rrugën e duhur, por ka ende një punë të jashtëzakonshme për t’u bërë. Megjithatë kam ruajtur me zell të gjithë korrespondencën dhe shënimet e mia nga të gjitha takimet dhe, tani që po i shihja, kuptova se çfarë kemi bërë.”

Duke prekur edhe temën e godinës së Teatrit Kombëtar, e duke rikujtuar se ka kërkuar para disa kohësh ekspertizë ligjore nga Brukseli në lidhje me këtë çështje, ajo u shpreh:

“Për momentin, shërbimet tona janë ende duke shqyrtuar disa detaje lidhur me këtë ligj. Kam folur me kolegët e mi në Bruksel dhe shpresoj që shumë shpejt shërbimet do të vijnë me përgjigje mjaft precize, pasi kishte disa çështje dhe ata donin të bënin disa pyetje shtesë. Fakti që ishte verë dhe pushim nuk ndihmoi, pasi shumë njerëz nuk ishin në punë, por siç e thashë, kam kontaktuar dhe ata do të dalin me një reagim. Kjo është një çështje që ka të bëjë me konkurrencën, me çështjet e prokurimit dhe mendoj që është më mirë për të gjithë të tregojnë pak durim e të presin Komisionin Evropian dhe drejtoritë e përgjithshme përkatëse që të japin vlerësimin e tyre për këtë ligj. Një gjë për të cilën jam vërtet e lumtur është se, kur Shqipëria të çelë negociatat, këto situata nuk do të mund të ndodhin, pasi të gjitha ligjet që do të duhet të miratohen në Parlament, duhet të kalojnë më së pari nga Brukseli për t’u shqyrtuar nëse janë në përputhje me Aquis dhe me të gjitha standardet më të mira të Bashkimit Evropian. Vetëm pas kësaj do të mund të vijohet me procedurën në parlament.”

E pyetur për atë që nuk pëlqen nga qeveria dhe për atë që do t’i kërkonte të ndryshonte, Vlahutin theksoi se “një vend që të jetë në gjendje të ecë përpara, duhet të ketë konsensus kombëtar për disa gjëra bazë, por jo konsensus kombëtar me fjalë, por konsensus me vepra.”

“Të gjithë duhet vërtet të bëhen bashkë, si pakica ashtu edhe shumica. Nuk ka rëndësi kush është në opozitë dhe në qeveri, sepse shumë më e rëndësishme është që partitë të kenë individualisht atë që është interesi i këtij vendi. Për mua kjo është afërmendsh. Asnjë vend tjetër nuk ka arritur të përparojë realisht në rrugëtimin evropian në një klimë të ngjashme me atë në Shqipëri. Ato duhet të gjejnë vërtet një mënyrë për ta dashur vendin më shumë, sesa të përfshihen në një klimë shumë të vështirë politike, që, kam arritur të mësoj, se nuk është gjithmonë realiteti i vërtetë. Pra, mendoj qe ajo që dëgjohet, që thuhet dhe kjo zhurma që përmenda nuk pasqyron gjithnjë atë që ndodh dhe mendoj se qytetarët shqiptarë meritojnë vërtet që të ketë bashkim rreth disa interesave kryesore kombëtare dhe duhet të lëvizni.”

Pyetjes së fundit që iu drejtua për të ardhmen profesionale, Vlahutin iu përgjigj:

“Kamioni me gjërat e mia është nisur tashmë për në Bruksel, pra do të shkoj në Bruksel, në selinë e Shërbimit të Veprimit të Jashtëm Evropian. Do të punoj me sekretaren e përgjithshme. Unë e dashuroj punën time dhe nuk do të isha kurrë në gjendje ta bëja si duhet, nëse nuk do e doja. Për mua nuk është çështje emocionesh, është çështja të japësh gjithçka je, gjithçka di, gjithçka mundesh dhe gjithë vullnetin e mirë që ke për rezultatin që do të arrish.”

s.a/dita

 

September 1, 2018 16:20
Komento

19 Komente

  1. intelektuali September 1, 16:37

    KOKEKUQJA VLLAHUTIN ESHTE NJE HAJDUTE ME CIMZME E MBESHTETUR NGA KOMUNISTJA MOGHERINI

    Ne te gjitha keto llogje kavaje me gjuhe te drunjte rufjani politik, hajdutja Vllahutin nuk tha asnje fjale per skandalin me vilen e saj qe ja bleu oligarkut te Edvinit, Samir Mane Albanezi si “Frngu pulen” duke vjedhur taksapaguesit evropiane si nje bandit mafioz.

    PO EDI RAMA DHE RILINDJA E TJ ENVERISTE E MBULOI VATANIN ME KANABIS DHE DROGE GJATE MANDATIT TE VLLAHUTINIT?

    Per cfare arritjesh idiote flet kjo hajdute ordinere?

    sepse:

    ME KEQ SE KAQ QE LA VLLAHUTINI PAS NUK KA SI TE BEHET

    Reply to this comment
  2. Ai qe di ti September 1, 17:54

    E kush te pjerdh ty “Haleja e Inteligjences”,bashkpunetor polemist enveristi gazetes Dita, qe shan dhe vjell per cdo njeri qe diskuton per probleme te ndryshme….si politike ashtu dhe ekonomike..Dil nje dite dhe shtro pikpamjet e tua ne lidhje me politiken dhe ekonomine me emrin tend ose pseudonimin famekeq INTELEKTUALI…Pika qe ste bie mor sociopat patologjik….

    Reply to this comment
  3. Ai qe di ti September 1, 17:55

    E kush te pjerdh ty “Haleja e Inteligjences”,bashkpunetor “polemist enverist” i gazetes Dita, qe shan dhe vjell per cdo njeri qe diskuton per probleme te ndryshme….si politike ashtu dhe ekonomike..Dil nje dite dhe shtro pikpamjet e tua ne lidhje me politiken dhe ekonomine me emrin tend ose pseudonimin famekeq INTELEKTUALI…Pika qe ste bie mor sociopat patologjik….

    Reply to this comment
  4. korçari September 1, 17:55

    Po ngele maskara dhe ne pleqeri o intelektualeshi dhe vetem m*t nxjerr nga goja ha ndonjehere ndonje gje te sheqerosur se qelbe dynjane…

    Reply to this comment
    • intelektuali September 1, 18:55

      Pse me duket kjo Vllahutini mua si ato korcaret modele ne resme ne Kohen e Zogut qe i publikoi para do kohe gazeta DITA?

      Ka mbetur vetem qe te qise dafllakun se komet i ka te bukura sexy si shishe shapanje, sic reciton nje dallkauk ketu me poshte

      Po ky karagjozi i Topit cfare koqe kandari eshte qe s’ka bere nje pyetje sagllam?

      Reply to this comment
      • Humorr ! September 1, 20:43

        inteligjenti ,

        per hir te se vertetes ,
        ti mbetesh ktu ,nji nder
        Inteligjentet me Idiot ,
        me tipare te theksuara karagjozi ,
        qyyy nganjiher tingellon i gjithi si Humorr !

        Reply to this comment
        • intelektuali September 1, 23:13

          Me behet qefi qe ju kam bere er te qeshur si enveristi Luftar Paja katunar nga Fieri,

          por:

          KUR SHIKOJ HAJDUTEN VLLAHUTINI ME SURRATIN E SHEMTUAR ME FLOKET SI DRIZAT E KARAVASTASE, ME VJEN PER TE QARE DHE VAJTUAR,

          sepse:

          Nje fjale e urte thote:

          “Kokekuqja me e mire ka vrare nenen e vet!”

          Reply to this comment
          • hjah-hjah -hjah September 2, 10:18

            sinqerishte me vjen keq ,
            se me cfar truri jan ne xhiro shqiptare si ty !
            perqendrimi i komenteve te tua ,ne epoken e Diktatures ,
            duket qarte ,te ket stigmatizuar jeten tende ne ate periudhe ,siedhe shume te tjer.
            Sinqerishte me vjen keq ,per padrejtesite qe mundsh te kesh jetuar vet e si familje nga rregjimi komuniste ,
            ku pervec disave qe e meritonin ndenshkimin si tradhetare te kombit u denuan edhe shume te tjer kot,
            nga injoranca e ligesia e maskarenjeve komuniste ,

            por kjo ,s’te jep ty te drejten ,qe ne cdo teme ,
            te sjellesh ktu urretjen tende mbi ate eopke ,
            sepse eshte hashte cdo llogjike njerezore.dhe nuk i sherben aspak shoqerise shqiptare ,ndryshimit te atij mentaliteti idiot qe pengon ate shoqeri te hec perpara .
            Ti me kte taktike tende duke kenduar ne cdo rast ,
            te njejtin refren jovetem pengon ,por behesh edhe qesharak perball te gjitheve . Te denosh bemat komuniste eshte ok dhe kjo eshte bere .Sot jetojme te tjera interesa ,tjeter sistem ,jetojme pra te sotmen e cila ka e shtron Shume Pyetje perball nesh ,si shqiptare dhe nqs e duam Atdheun tone vertete ,duhet te flasim per te Sotmen ,sepse jetojme ne te sotmen .Kush jeton akoma sot ne te kaluaren eshte i vdekur per kte shoqeri .

            ————————————————————
            Per kokekuqet vdes un .i kam merak 🙂

  5. ´´ September 1, 18:40

    ja ok ,
    e pergjitheshmja eshte kjo .
    Kroatja Vlahutin ,ishte nji person (ose me mir te themi)
    Misionare’# nga paraadhesit e saj ,ku mundet
    te dalloje qarte Drit – Hijet e poltikes qe ajo perfaqsoj ne Shqiperi ,dicka pozitive !
    Sigurishte qe nga kenveshtrimi saj ,personal ,
    mundet te jet ashtu si ajo shprehet .

    Un ,si shqiptare do deshiroja shume te besoja
    gjuhen qe ajo flet ,ne sinqeritetin e saj ,
    vs Misionit te saj ne Shqiperi ,
    por jam skeptik ,kur dihet qe sot ne Bote ,
    gjuha me e dashur ne perdorime ,ne raporte te tilla ,
    eshte Diplomato-Hipokrizia .

    Kjo eshte gjuha sot (jovetem e Diplomateve e Misionareve neper Bote )
    por eshte bere Gjuha e Njeriut ,Filozofia me e dashur
    qe afron njeriun me njeriun ,qe i bashkon sot njerezit ,
    i ben Miqe duke i tehen jo largimit ,ndarjes e urrejtjes ! 😉
    E di. Dikush ,jopak ,do shtremberojne turinjt
    mbi kte version te ri komunikimi e bashkpunimi Hipokrite sot mes njerezve ,por qe ja ,mjerishte
    kjo Hipokrizi eshte nji mjet bashkpunimi nji ure lidhese
    midis kontinentit dhe ishullit .

    Sidoqofte , personalishte e gjej mjaft simpatike
    e pse jo edhe sexi Kroaten .8 Hllava )

    Reply to this comment
  6. ´´ September 1, 18:42

    ja ok ,
    e pergjitheshmja eshte kjo .
    Kroatja Vlahutin ,ishte nji person (ose me mir te themi)
    Misionare’# nga paraadhesit e saj ,ku mundet
    te dalloje qarte Drit – Hijet e poltikes qe ajo perfaqsoj ne Shqiperi ,dicka pozitive !
    Sigurishte qe nga kenveshtrimi saj ,personal ,
    mundet te jet ashtu si ajo shprehet .

    Un ,si shqiptare do deshiroja shume te besoja
    gjuhen qe ajo flet ,ne sinqeritetin e saj ,
    vs Misionit te saj ne Shqiperi ,
    por jam skeptik ,kur dihet qe sot ne Bote ,
    gjuha me e dashur ne perdorime ,ne raporte te tilla ,
    eshte Diplomato-Hipokrizia .

    Kjo eshte gjuha sot (jovetem e Diplomateve e Misionareve neper Bote )
    por eshte bere Gjuha e Njeriut ,Filozofia me e dashur
    qe afron njeriun me njeriun ,qe i bashkon sot njerezit ,
    i ben Miqe duke i then jo largimit ,ndarjes e urrejtjes ! 😉
    E di. Dikush ,jopak ,do shtremberojne turinjt
    mbi kte version te ri komunikimi e bashkpunimi Hipokrite sot mes njerezve ,por qe ja ,mjerishte
    kjo Hipokrizi eshte nji mjet bashkpunimi nji ure lidhese
    midis kontinentit dhe ishullit .

    Sidoqofte , personalishte e gjej mjaft simpatike
    e pse jo edhe sexi Kroaten .8 Hllava )

    Reply to this comment
  7. Gezimi September 1, 20:16

    4 vjetet e Vlautines ketu ishin vitet e Shqiperise kampion Europe ne eksport droge. Per kete Vlautina nuk e hapi kurre gojen. Dhe si i thone fjales “Heshtja eshte flori”, u shperblye per kete memeceri me ate vilen ne Rolling House per te cilen nuk ka mandat ta pyese gazetari.

    Reply to this comment
    • ´ September 1, 20:39

      mesiguri Valutina,
      ka rrespektuar zerin e Tenor Hajvanit basha ,
      ne sallonet Europiane ,
      i cili tingellonte me origjinal ne exportin e droges
      e krimit shteterore .

      Reply to this comment
  8. Alidemsi vjeter September 2, 10:40

    Nje koregjim per epitafin e Mashtruesin Intelekthale,nuk eshte ashtu por…… Il rosso piu bonno fa impicare il suo padre….Kuqi me i mire vari babane…Megjithate ja kujtova per kulture serioze ,po ku merr vesh ai sociopat(il Duce ha sempre ragione)…Lexoje hjau..hjau se te ben or Toc…

    Reply to this comment
    • hjah-hjah -hjah September 2, 12:34

      Alidemsi vjeter !

      Nuk arrij te kuptoj se c’kerkon te thuash ,
      ne kte koment tendin ,qe nga fillimi ne fund ,
      me duket pakuptim ,qe nuk sqaron asgje ,cfar do te thuash , qe nuk ka asnji pik llogjike nga ku njeriu mundet te orientoj debatin .
      Pra , qetesou ,merr edhe njiher frym thell , mbushi trut
      brenda asaj tollumbace te vjeter qe te fillojn te funxionojn dhe pastaj formulo nji mendim te qarte ,
      qe ne njerzit te mund te kuptojme cdo vertet te thuash .

      Mua s’me lidh personalishte asgje me ngjyrat politike ,
      e as me sociopate te tipit berisha e militantesh sumlepires qe jane jo te pakte ne xhiro internetit ,
      por ,
      ne ate qe kam shprehur ,
      e kam direkt per femrat kokkuqe , qe un i shof me admirim .
      Tani mundohu ,ta gatuash edhe njiher ePilafin tat nga e para ,nqs mundesh ,por me par kontrollohe mir ,mos te jet i skaduar e ket krima brenda .

      Italishtja jote nuk eshte keq .(Congratulazione)

      Un personalishte vij nga nji tjeter kulture se ajo juaja ,

      ku Mama mi diceva sempre prima che io uscirai della casa mia- e questo sempre in Dedesco ;

      “Scheis nix auf die Strasse und nix die Fremde Tiere streichen !”
      por as ti godas kafshet qe shikoj rruges .
      Ti le ata te jetojn ne boten e tyre gjithmon.

      Reply to this comment
  9. Alidemsi vjeter September 2, 10:41

    Nje koregjim per epitafin e Mashtruesin Intelekthale,nuk eshte ashtu por…… Il rosso piu bonno fa impicare il suo padre….Kuqi me i mire vari babane…Megjithate ja kujtova per kulture serioze ,po ku merr vesh ai sociopat(il Duce ha sempre ragione)…Lexoje hjau..hjau se te ben mire or Toc…

    Reply to this comment
  10. hjah-hjah -hjah September 2, 12:35

    Alidemsi vjeter !

    Nuk arrij te kuptoj se c’kerkon te thuash ,
    ne kte koment tendin ,qe nga fillimi ne fund ,
    me duket pakuptim ,qe nuk sqaron asgje ,cfar do te thuash , qe nuk ka asnji pik llogjike nga ku njeriu mundet te orientoj debatin .
    Pra , qetesou ,merr edhe njiher frym thell , mbushi trut
    brenda asaj tollumbace te vjeter me Oxigjen ,qe te fillojn te funxionojn dhe pastaj formulo nji mendim te qarte ,
    qe ne njerzit te mund te kuptojme cdo vertet te thuash .

    Mua s’me lidh personalishte asgje me ngjyrat politike ,
    e as me sociopate te tipit berisha e militantesh sumlepires qe jane jo te pakte ne xhiro internetit ,
    por ,
    ne ate qe kam shprehur ,
    e kam direkt per femrat kokkuqe , qe un i shof me admirim .
    Tani mundohu ,ta gatuash edhe njiher ePilafin tat nga e para ,nqs mundesh ,por me par kontrollohe mir ,mos te jet i skaduar e ket krima brenda .

    Italishtja jote nuk eshte keq .(Congratulazione)

    Un personalishte vij nga nji tjeter kulture se ajo juaja ,

    ku Mama mi diceva sempre prima che io uscirai della casa mia- e questo sempre in Dedesco ;

    “Scheis nix auf die Strasse und nix die Fremde Tiere streichen !”
    por as ti godas kafshet qe shikoj rruges .
    Ti le ata te jetojn ne boten e tyre gjithmon.

    Reply to this comment
  11. Alidemsi vjeter September 2, 13:44

    Duke te kerkuar ndjese per gabimin ..nuk e kisha fjalen per Ju por per te te lexuar mendimin tend te vlefshem Ai Intelekhaleja…duhej thene lexoje Hjaun..Hjaun…per nje “n” u be gabimi.Ju falemnderit per mirekuptimin..

    Reply to this comment
  12. Alidemsi vjeter September 2, 13:44

    HJAU…..hjau….Duke te kerkuar ndjese per gabimin ..nuk e kisha fjalen per Ju por per te te lexuar mendimin tend te vlefshem Ai Intelekhaleja…duhej thene lexoje Hjaun..Hjaun…per nje “n” u be gabimi.Ju falemnderit per mirekuptimin..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim