Rrëfejnë dashurinë e tyre. Ndoka: Ndihemi të plotësuar

September 26, 2018 19:09

Rrëfejnë dashurinë e tyre. Ndoka: Ndihemi të plotësuar

Çifti  Ndoka kanë rrëfyer historinë e tyre të dashurisë. Ndryshe nga e zakonshmja, ku jemi mësuar ta shohim si politikan, Nard Ndoka ai ishte i ftuar në emisionin “Rudina” së bashku me bashkëshorten e tij Kozeta Ndoka.

Çifti tregoi fillimet e lidhjes dhe vitet e gjata në çift së bashku teksa thanë se “janë rritur bashkë” pasi janë martuar shumë të rinj.

“Ne jemi njohur shumë herët dhe pothuajse jemi rritur bashkë. Nardi ma kishte vënë syrin që herët. Angazhimet e Nardit në politikë janë ngarkesë e madhe në familje, por fëmijët tashmë janë të rritur. Ne kemi 4 fëmijë, një vajzë dhe katër djem, vajza është e para. Ajo është e martuar dhe ka dy fëmijë. Unë e kam mbështetur dhe e mbështes shumë Nardin dhe e gjejmë kohën të rrimë bashkë”, tha Kozeta.

Gjatë emisionit, kreu i Partisë Demokristiane rrëfeu po ashtu se bashkëshortja e tij Kozeta ka qenë mbështetja e tij më e madhe. Ai tha se tashmë ndihet i plotësuar pasi është bërë gjysh i dy nipërve Hejsi dhe Prijs.

V.L/ Dita

September 26, 2018 19:09
Komento

10 Komente

  1. Euro Maloku September 26, 19:21

    Ne kemi 4 fëmijë, një vajzë dhe katër djem…!
    Qenkan si cift pak debila…4+1=4 !!!!!!

    Reply to this comment
  2. Gaspri September 26, 20:10

    Kjo eshte nje gje e turpshme te paguash 1000 euro te dalesh ne nje emision per te tregue se ke familje, se ke grue, se me gruen ke ba femije, se e dashke gruen dhe te bindesh te tjeret se edhe gruaja te do ty, kjo asht injorsnce, jatundarllek, pushtllek

    Reply to this comment
  3. Gesi pesi September 26, 20:56

    Llogaria e femijve i dilka 4+1=4
    Kurse llogarite ne biznes i dalin 4+1=100

    Reply to this comment
  4. MH September 27, 00:50

    keto duken qe jane qift i marr.Per Nardin e dinim se nuk ka mungue asnjihere prezenca e tije intiligjente.Po tashti dhe Kozeta nuk perton te na prezantohet vertet intelegjente ne krahet e bashkshortit balerinit Nard.
    Kemi 4 femije.Nji vajze dhe 4 djem.Hajde mendje hajde.Tamam kuadro per politike.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 September 27, 11:24

      MH nuk i ka ra askush në të!
      kjo nuk ka bërë gabim,ka thënë të vërtetën!!
      4 fëmijë
      pra
      1 vajzë=0
      4 djem=4
      pra një vajzë 0 + 4 djem =4!!
      aritmetika bëhet ashtu si thoni ju,por matematika është e vështirë!ka ekuacione të pafundme!!

      Reply to this comment
  5. anticensurë25642654 September 27, 11:20

    o fiçka e sëmës kjo,e shoqja,qeka më keq se nardi!!
    ” Ne kemi 4 fëmijë, një vajzë dhe katër djem, vajza është e para.”
    me siguri ajo duhet të jetë burimi i mënçurisë proverbiale të tij!!

    Reply to this comment
  6. gjermani i fundit September 27, 11:27

    ahahahah, kater femije, 1 vajze e kater djem, hhahahaaaa Kete e ka thene fiks per te mos shkuar sy. Cift i mrekullueshem, tenxherja ka gjetur kapakun.Ua kalon vetem saliu qe kur numeron femijet fut edhe Reksin

    Reply to this comment
  7. Perkthyesi September 27, 18:16

    Ketij i ra llotoja, se ne te vertete as per cowboy nuk ben. Dhe si ky ka plot te tjere, ndoshta jo te te njejtit nivel. Kjo eshte dhe arsyeja se pse vazhdojme te vuajme, pasi kallamkusuret dhe specie te njejta i kemi ne krye dhe i po i paguajme si frengu pulen, dhe po u a shohim hajrin cdo dite……..

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 September 28, 10:49

      “Ketij i ra llotoja”
      Perkthyesi ne jemi popull llotarie,ne jemi popull “të dalë çtë dalë” se nuk ja vlen çfardo që të dalë!!
      jemi popull që dhe një kungull mbi një hu të na vësh si K/ministër ne e pranojmë!!
      të garantoj se si është ajo thënja për marketingun”më jep një thes me patate dhe unë ta zgjedh president”,tek ne mund të bësh “përpara” edhe duke qënë një thes me patate!!
      ne zgjedhim në krye thasë dhe ata i mbushim me patate si puna e nardit!
      jemi për të varur carët,nga i pari tek i fundit!!

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim