Rrëfim i një komisionari votimesh në atdhe dhe në mërgim

July 16, 2019 15:17

Rrëfim i një komisionari votimesh në atdhe dhe në mërgim

Ka marrë nënshtetësinë e vendit ku tash 23 vjetësh është banor i tij. Ka, si i thonë, dyshtetësi, shqiptare e greke. Ka të drejtë të zgjedhë dhe të zgjidhet.

Për më se një dekadë na ndante një mur apartamenti banimi. Jetën e tij i përmblodha në një libër me titull: “Rrëfimet e komshiut”.

Kësaj radhe në një rrëfim për votën. Rrëfim në dy kohë e në dy vende ndarë me një kufi tokësor, afër e afër gjeografikisht. Larg e larg demokratisht…

“E thjeshtë, më thotë ndërsa gjerbim kafe, jo vetëm për mua, por për gjithë ata qindra mijëra shqiptarë anë e kënd botës.

E veçanta, ajo për të cilën po të tregoj, është se më thirrën të jem pjesë e votimeve zyrtare në lagjen ku banoj, komisioner në Kipseli të Athinës…

Nuk jam shprehur publikisht, përveçse nëpërmjet votës që vetëm unë e di, anësi ndaj ndonjë partie.

Thjesht më thirrën dhe isha komisioner.

Komisioner si të gjithë të tjerët ulur në tavolinë pa ndonjë kokardë partie në thilenë e këmishës.

Vrojtoja njerëzit që hynin, tregonin identitetin, vendvendosjen e emrit në listën zgjedhore, merrnin fletën e votimit, fshiheshin në kabinë dhe vinin, pa ndonjë shenjë të veçantë në fytyrë dhe e hidhnin atë në kuti…

Pastaj erdhi numërimi.

Ne vetëm shihnin….

Fletët e votimit numëroheshin sipas një riti monoton.

Në fillim e shihte “dhikastikos liturgos”, përfaqësuesi ligjor, gjykatës, prokuror, avokat apo pjesëtar i sistemit të drejtësisë greke.

Më pas fleta kalonte dorë më dorë tek të gjithë pjesëtarët e komisionit.

Përsëri nga e para: në dorën dhe vështrimin e përqendruar të personit të drejtësisë e pastaj tek ne, dorë më dorë.

Vota deklarohej me zë, tri herë.

Më pas hidhej në një tablet për tu regjistruar e për tu përcjellë në sistem.

Në kohë reale…

Në ekrane televizionesh shtetëror e privatë…

Kaq.

Thjeshtë dhe qartë.

Në komision ishim pesë vetë. Asnjë nuk jepte shenjë se i përkiste njërës apo tjetrës parti në garë. Të gjithë ishin vullnetarë të zgjedhur si në “loton me gogla” nga bashkia.

Dhe “gogla” ra mbi emrin tim, një emigrant shqiptar me nënshtetësi greke.

Po ta përsërisë edhe njëherë: Më bëri përshtypje rregulli. Çdo votues merrte në dorë fletën e votimit dhe një zarf apostafat për zgjedhjet. Futej në kabinën e fshehtë dhe kthehej me fletën e votimit në dorë. E paloste dhe e fuste në zarf. Mbi zarf, në katër kënde të saj dhe në qendër vihej vula e qendrës së votimit. Riti i mëtejshëm ishte i zakonshëm. Hidhej në kuti për tu hapur vetëm kur kishin mbaruar votimet.

Votimet filluan në orën 7.00 të mëngjesit dhe mbaruan në orën 19.00 të pasdites.

Numërimi dhe deklarimi i rezultatit përfundoi në orën 11.00 të natës.

Çdo gjë ishte me një rregull të jashtëzakonshëm. Nuk i shkonte kujt ndërmend të tjetërsonte e jo më të zgjaste dorën të prekte kutinë e votimit dhe votën e partive.

Në orën 11.00 kur përfunduam i shtrënguam dorën njeri tjetrit dhe thamë “mirë u pafshim”.

Nuk do të t’i tregoja këto sikur në ato çaste mendja të mos më fluturonte larg në një fshat të thellë të vendit tim.

Isha komisioner në zgjedhjet kuvendare të 26 majit 1996.

Sapo kisha mbaruar studimet e larta e si anëtar i Partisë Demokratike që në Lëvizjen Studentore më caktuan komisioner në fshat.

Në mesditë na morën në telefon dhe na njoftuan se votimet përfunduan. “Merrni kutitë dhe nisuni për në Librazhd,”ishte urdhri.

I morëm pa firma e vula. Komisionerët e Partisë Socialiste kishin ikur.

Mund të bënim çfarë të donim me fletët e votimit. E mbushëm kutinë sa nuk merrte më.

Në mes të rrugës na urdhëruan që ti hedhim kutitë. Rezultati kishte dalë katër orë përpara se të mbyllej votimi. Madje na urdhëruan që së bashku me kutitë të hedhim në humnerë edhe mushkën. E gjora mushkë përfundoi bashkë me kutitë fletët e të cilës fluturonin në humnerën e përroit të thellë.

Unë studenti i dhjetorit, anëtar i Partisë Demokratike në votën time të parë në jetë, komisioner në vendlindje nuk pashë vota. Nuk numërova vota. Nuk më dha kush mundësi të numëroja vota. Kutitë mbi mushkë dhe mushka bashkë me fletët e votimit fluturoi në përrua. U mbyll votimi. Merre kutinë. Ik zhduku. Rezultatin e jap unë…

Ika, hodha teserën e Partisë Demokratike dhe kapërceva malet.

I zhgënjyer…

I revoltuar…

Pa shpresë për të ardhmen…

E keqja që ka kapluar Shqipërinë është se 26 maji i vitit 1996 vazhdon të jetë atje. Në çdo votim, në të gjithë vendin, në qytetet e mëdha dhe në fshatrat midis malesh.

Votat i numërojnë komisionerë partiakë. Njerëz që gjatë gjithë procesit e shohin njeri tjetrin si hasëm, si armiq të betuar. Njerëz që fusin duart e me to njollosin jo procesin, por Shqipërinë…

Në Greqi pashë se vota është e shenjtë. Pashë se për të është krijuar një kulturë dhe traditë për tu admiruar.

Pse nuk bëhet edhe tek ne kështu?

PSE?

Pyes dhe nuk gjej përgjigje.

Pse mos të zgjidhen “me gogla” njerëz që nuk varen nga partitë për të qenë dëshmitarë të votës së lirë?

Pse në procesin e numërimit të votave të mos thirren studentët, të juridikut në radhë të parë, që të japin në praktikë “provimin e drejtësisë?

Pse në dokumentimin e votës dhe vulosjen e rezultatit të mos thirren juristët, prokurorë, gjyqtarë, avokatë të paguar nga shteti (në Greqi ato paguhen, madje mirë) ?

Është për të ardhur keq që në një vend pas 28 viteve nuk ka zgjedhje. Ka vetëm sherre. Pa pikë turpi. Lamë nam.Lamë nam.Lamë nam.

Hahet presidenti me kryeministrin për çfarë? Për mustaqet e Çelos.

A i ndoqe zgjedhjet në Greqi sa demokratike u bënë? Fitoi Micotaqis. E merr në telefon Cipras dhe e uron për fitoren dhe i thotë eja nesër të të bëj dorëzimet. Të marrësh karrigen time. Kësaj i thonë demokraci.

E priti të nesërmen në zyrë Ai, humbësi.

“Unë po iki, shëndet, mirupafshim.”

Dhe e zuri karrigen tjetri.

Kjo është demokracia në fqinjin tonë më të afërm gjeografikisht, por jo në Shqipëri.

Mua që më ra rasti në jetë të jem në komision votimi, në dy vende të ndryshme, në dy kuti votimi të ndryshme pashë diferencën e natës me ditën. Qe gjë shumë e mirë, eksperiencë e mirë që vajta. Më tepër pashë se çfarë bëhet. Rregull i paparë. Është për të pasur zili.

Lanë nam atje. Mjerë ne që kemi atje prindër e njerëz të gjakut”

 

Abdurahim Ashiku

Athinë, korrik 2019

July 16, 2019 15:17
Komento

13 Komente

  1. Konti Sbalta July 16, 18:37

    Komisioneret hedhin firmen ne procesverbal ; ti si komisioner i PD ke firmosur qe “zgjedhjet ishin te rregullta”se ndryshe Saliu te “fuste brenda”!

    Reply to this comment
  2. BK July 16, 23:32

    Rasti eshte i ekzagjeruar.
    Une kam qene komisioner ne zgjedhjet e 26 Majit 1996.
    Procesi nga fillimi e deri nefund ka qene i rregullt.
    Bile, ka patur socialist te cilet kishin deshire per te nxjerre dufin dhe votuan haptasi per PS.

    Problemi qendron, se zgjedhjet tek ne i prishin kandidatet e partise qe eshte ne pushtet.
    Kur u mbyll procesi i votimit, kandidati per deputet ne zonen time, kishte sjelle ja dy rrugace, te cilet u kishte premtuar nje dreke te mire, e qe me pas rezultoi se i kishte genjyer.
    Ne perfundim te votimit PS, mori 20% te votave te atyre qe votuan.
    Keta dy rrugacet, per tu mburrur tek kandidati dhe kandidati te mburrej tek lideri i tij, kerkonin qe ta ulnin numrin e votave te PS.

    Keta kandidate qe kane prishur zgjedhjet ne Shqiperi, nuk jane ndeshkuar, perkundrazi u bene deputet, ministra kryetar bashkish e bene cfare deshen.
    Kjo eshte arsyeja qe ne Shqiperi vota shperdorohet.
    Megjithate, duhet ta pranojme se Z. Berisha, nga viti 2005 – 2013, la ca standarte ne zgjedhje, vecanerisht ne zgjedhjet parlamentare, keshtuqe keto standarte duhet te vijne duke u permiresuar dhe jo perkeqsuar.

    Reply to this comment
  3. Lili July 17, 19:48

    Vota shperdorohet se nuk numerohet ne vend , sot ne shekulli 21 po duhet kutite me u bajte ne qender, edhe gjate rruges cfare s’ndodh!
    Numeroj ne vend me vezhguese qe jane qytetaret aty. Me perfasuese te partive pjemarrese ne votim , ashtu si thot zotnia i pari e lexon lart e te tjeret e kontrolloj edhe i fundit prape me ze te lart e lexon edhe futet prape ne nje kuti per t’u ruajtur derisa te shkoje ne qendergrumbullimit! vendosem kamera kishe po kot se nuk jemi aty kur lexohen e kur tregohen..
    Aq thejsht eshte me i ba si ka dhane Zoti, kosova po ibene Shqiperia jo!!! Sepse politikanet shqiptare duan rremuje se mbijetojne vetem ne qofte se ka konflikte se atehere munden me mashtruar popullin per kishe luften e tyre. Kur ne fakt bashkpunojne ne krimet kunder Shqiperise e shqiptarise!
    Nuk do keni shpetim kur me pspdneet lsine!

    Reply to this comment
  4. MH July 18, 14:39

    Mjafton te kemi votime.Nuk ka rendesi kush voton.E rendesishme asht kush i numeron.

    Reply to this comment
  5. 2 prilli 1991...po nxjerr gjak akoma .. July 18, 15:00

    Zoti Ashiku pervec nje talenti gazetaresk ne kete artikull tuaj te tjerat jane zero..
    .
    Hiqeni sikur jeni atdhetar por jeni vecse nje” patriot prej silikoni”
    .
    Perpiqesh te tregosh se grekerit qenkan moderne ne votime dhe shqiptaret te zbritur nga malet..
    .
    Kam shume per te argumentuar se faji 100% i perdhosjes totale kombetare ( ne kete rast votimet) eshte i miqve tane euro-atllantikas qe i kane futur “mish dhije” qe ne 31 mars 1991-2 prill 1991 dhe ai popull kurre nuk do beje prokopi nese nuk denohet sot:
    1- prishja e votimeve te 31 marsit 1991
    2-organizimi i pucit shtetit te 2 prillit 1991 nga rajersonet &biberoviqet gjasme per te rrezur komunizmin qe eshte genjeshter kriminale
    3-marrja pjese e rajersonit ne votimet e 22 marsit me ashiket e tij
    ..
    Zoti Ashiku ndiqni keto sekuenca te thena nga Izet Haxhia….ku nje fare Elez Biberi paska urdheruar prishjen e votimeve te 31 marsit 1991 qe nuk ndodh as ne koloni as ne vendet e pushtuara ( DIHET QE ELEZ BIBERAJ NE ATE KOHE KISHTE KOMPETENCA “POWERFULL” nga segmente dipllomatike dhe strategjike amerikane sidomos nga VEND-KOMANDA E USA-S NE BEOGRAD)

    intervista e izetit:
    PD nuk fitoi në zgjedhjet e para pluraliste, pra të 31 marsit 91. Si u prit ajo humbje dhe si ndodhi 2 prilli i Shkodrës?

    – Në fillim na përfshiu entuziazmi për rezultatet pozitive nga Tirana ku kishte humbur Ramiz Alia, rezultatet po i ndiqnim nga zyra e Berishës në PD. Po aty nga mesnata u kuptua që kemi humbur. Në selinë tonë kaploi dëshpërimi. Por filloi të flitej se votat ishin vjedhur e manipuluar. Kjo ishte alibia që gjeti menjëherë Berisha për humbjen. Më kujtohet që të nesërmen selinë tonë e vizitoi edhe Elez Biberaj, që kishte ardhur nga Amerika për të ndjekur zgjedhjet e para pluraliste. Njerëzit e dëshpëruar donin të mësonin diçka prej tij se çfarë do të bënte Amerika për neve. Pra, a do t’i njifte ajo këto zgjedhje apo jo. U dha direktiva që këto zgjedhje të mos njifeshin dhe të fillonin protestat.

    – Po atëherë pse ndodhi tragjedia e Shkodrës?

    Azemi atë ditë të 1 prillit shkoi në Shkodër për të pregatitur protestat, sepse Shkodra ishte një kala e PD dhe antikomunizmit ku kishte fituar PD-ja me rezultat të thellë. Nuk e di për atë çfarë ka bërë Azemi në Shkodër, se çfarë ka organizuar për 2 prillin që u kthye në një ditë të përgjakshme për Shkodrën e demokracinë, por di që njeherë, pas dy vitesh Azemi në gjendje të dehur, ka thënë se do t’ua bëj këtyre siç ua bëra në Shkodër. Në atë rrugëtim Azemi ka qenë i shoqëruar edhe nga një personazh i njohur i sapodalë nga burgu, që më vonë u vra me pardesynë e Azemit në Tropojë. E kam fjalën për Isuf Halucin. Natën e 1 prillit Azemi është kthyer nga Shkodra për Tiranë pa këta persona që kishte me vete. Dhe dihen që vrasjet që u bënë më 2 prill janë akoma të paditura se nga kush dhe çfarë arme janë bërë. Por dihet gjithashtu që pas këtyre vrasjeve ajo që përfitoi nga ato ishte PD dhe lidershipi i saj. Ka të tjerë që e dinë më mirë se unë tragjedinë e 2 prillit në Shkodër…

    “”””””””””””
    Komentshkruesi ka qene perkthyes ne vezhgues te pamvarur nderkombetare te cilet thane:
    VOTIMET E 31 MARSIT 1991 ISHIN PERFEKTE…..pra kush i prishi votimet qe ishin m ete mira se dhe ne Greqine e Ashiku o Ashik ?
    ..
    Le te kujtoj votimet e 8 majit 2011 ku ambasadori Arvizu me menget e tij te perveshura u be pjese e nje vjedhje votimesh te pa degjuar ne historine e botes civilizuar.
    .
    Zoti Ashiku !
    Mos perdhosni shqiptaret per votimet e tyre “te keqija” !
    .
    Te rikujtoj se fajtore kryesorene kete rast jane emisaret e huaj qe te kam permendur me lart pa harruar dhe ju Ashiket qe ne ate kohe i lepinit sumen Sali Satanait por dhe elezbiberiviqeve qe duhet te dalin para gjyqit te historise per prishjen kriminale te votimeve te 31 marsit 1991

    Reply to this comment
  6. Abdurahim Ashiku July 18, 23:03

    Z. 21 Prilli 1991
    Ju faleminderit për informacionin, veçanrisht atë të Izetit, zgjedhje që i kam jetuar nga afër ashtu si edhe ata të një viti më vonë dhe veçanrisht ata të 26 majit që pas përgjakjes që mu bë si gazetar, për të shpëtuar veten e familjen time u detyrova të syrgjynosem dhe tash 23 vjet jetoj jashtë vendit tim.
    Një gjë të kesh në kokë dhe do të desha që të më kërkosh ndjesë:
    Në jetën time nuk i jam lëpirë askujt. Veçanrisht “Sali Satanait”, por edhe serisë të kundërshtarëve të tij. Kam shkruar si e kam gjykuar vetë, si e kam jetuar vetë. Nuk i kam shtrirë dorën askujt në jetë dhe nuk i kam borxh askujt. Kam jetuar dhe jetoj me djersën e ballit tim.

    Reply to this comment
    • cane July 19, 23:27

      Mushken pse e hodhet ne perrua u ju thafshin kembet duart e mos gjeci derman.NE JEMI EGERSIRA.Popull MUTI.

      Reply to this comment
  7. 2 prilli 1991...po nxjerr gjak akoma .. July 19, 17:38

    Nderime zoti Ashiku!
    .
    Faleminderit per vemendjen !

    *
    Eshte e vertete qe ne komentin tim me siper ka egzagjerime qe nuk eshte ne edukaten time por shpesh ne reagimet ne internet apo “live” shpreh nje rebelim te sinqerte per stadin ku kemi arritur si komb..thjesht ne periudhen me te zeze te historise tone.

    **
    Persa i perket ndjeses qe kerkoni nga une me lejoni nje spjegim miqsor:
    Me pak me shume inteligjence nga ana juaj duhet te kuptoni se kur shprehem ” ju Ashiket” nuk kam parasysh Abdurrahimin si person por 1-Partine Demon-kratike,2-Studentet e dhjere te dhjetorit dhe 3-intelektualet e “shumevuajtur” te diaspores..etj etj..Pra per “sumelepirje” i jam drejtuar te gjitheve qe kane parametrat me siper ku per fat te keq beni pjese dhe ju.
    .
    Per kortezi, kerkoj falje publike nese ju e kuptoni qe ju kam ofenduar personalisht..

    ***
    Kalojme ne teme per gafat tuaja ( nuk pretendoj se zoteroj te verteten)
    .
    Ju shpreheni me lart: “””””E keqja që ka kapluar Shqipërinë është se 26 maji i vitit 1996 vazhdon të jetë atje”””
    .
    E VERTETA ESHTE:

    E keqja që ka kapluar Shqipërinë është

    1- prishja e votimeve te 31 marsit 1991
    .
    2-organizimi i pucit shtetit te 2 prillit 1991 nga rajersonet &biberoviqet gjasme per te rrezur komunizmin qe eshte genjeshter kriminale
    .
    3-marrja pjese e rajersonit ne votimet e 22 marsit qe nuk ndodh as ne kolonite me te pjerdhura te planetit
    ..
    ****
    Nuk jam dakort me super pesimizmin tuaj deri sa arrini te shpreheni: “”Mjerë ne që kemi atje prindër e njerëz të gjakut”””….Detyra e ju intelektualve sidomos te Diaspores krahas sensibilizimit te opinionit duhet te tregoni dhe zgjidhjen e mega- problemit kombetar qe eshte si te dalim nga Katalizmoja e sotme.
    .
    Mendoj se hapi i pare te shpetojme ate vend eshte te themi te verteten qe sot…. dhe jo t’ja leme brezave qe do vine te na bejne historine..
    .
    E verteta eshte se “shembja e komunizmit” ne vitet 1990-1992 qofte nga emisaret euro-atllantikas qofte nga Ju Studentet & intelektualet e dhjetorit te 90 apo PD-istat 91-92-it bete ne “DIRTY JOB” .

    Ju bete ” DIRTY JOB ” sepse ai gjasme komunizmi ne Shqiperi kishte rene qe ne 17 -18 dhjetor 1981 kur K/ministri vrau jo vetem veten jo vetem Enver Hoxhen por dhe ate sistem qe kishin ndertuar….pra ju shembet nje sistem te vdekur..qe bie ere kanibalizem edhe sot
    .
    Ata emisare euroatllantikas qe zbarkuan ne Shqiperine 1991 duhet te respektonin Shqiperine ( jo ti fusnin fitilin me PD tuaj)sepse qe nga viti 1961 Shqiperia e asaj kohe largoi Bazen Ruse nga Vlora dhe dolen nga Traktati Varshaves ne 1968..pra edhe pse me ideologji te kunderta Shqiperia i beri nje sherbim Perendimit kunder Rusovjetikeve ashtu si Gjergj Kastrioti ne kohen e Turqise..
    *******
    E fundit

    Qe te filloi ringjallja e atij vendi eshte mjaft e thjeshte…por duhet qe ju Intelektualet e Diaspores te tregoni “pak trimni”.
    .
    Ka ardhur koha qe te mblidheni dhe ti drejtoheni ” me Daulle” Kongresit Amerikan & Bashkimit Europjan se boll tallen lesht me ate popull qe i priti si Krishti ne 1991 dhe e shohim veten si komb te varur ne kryq..

    Ka ardhur koha qe te kerkohet nga Euro-Amerika te dorzoje ne tepsi koken e Berishes tyre…te largoje kete klase kriminale te sotme qe eshte fryt i punes jo te sinqerte tyre.
    .
    Nuk kam asnje problem me personin Aburrahim Ashiku biles e respektoj per cfare ka shkruar..
    .
    Problemi eshte me gjeneraten politike dhe mediatike te sotme ku ben pjese dhe artikullshkruesi qe do mbahet mend si gjenerata qe e hodhi ne humnere Shqiperine ashtu si hodhi Abdurrahimi mushken ne grykat e Librazhdit…..
    .

    Reply to this comment
  8. Abdurahim Ashiku July 19, 22:30

    Z. 2 Prilli. Do të desha të komunikoj me një njeri real, me emër e mbiemër, me identitet të plotë ashtu siç ju paraqitem edhe në shkrim dhe përgjigjet e mija.
    Po ta kishe lexuar midis me vemendje shkrimin tim do të kuptoje se nuk jam unë ai që ka hedhë mushkën në humnerat e Librazhdit por është bashkëbiseduesi im, komisionar më 26 maj 1996 në Shqipëri e po ai tashmë komisionar në Athinë, në zgjedhjet në një vend tjetër. Dhe po të vazhdoje më thellë leximin do të merrje vesh se kandidati për deputet është po i njejti person që tregoni ju për 2 Prillin 1991 në Shkodër. Po qe se doni emrin e bashkbiseduesit tim mund tua them, quhet Shpëtim Hyka.
    Përsa i takon thirrjes tuaj që ne të “diasporës” (term ky që unë nuk e pranoj sepse jam shqiptar me kombësi e shtetësi shqiptare, me pasaportë vetëm shqiptare, jam emigrant ekonomik) të tregojmë “trimëri” mos ma kërko mua.
    Trim bëhesh në rini e burrni, jo në pleqëri. Unë tash po shkoj tek të tetëdhjetat…

    Reply to this comment
  9. era! July 20, 07:48

    Mos u merrni me Ashikun e Dibres.Ai spekullon ngaqe pak nga ju e njohin. Jeta e tij ka kaluar si e nje zvarraniku. e kameleoni.Lereni te haje pershesh se nuk po ben gje….

    Reply to this comment
    • Zani Burimi July 26, 18:18

      Moj ERA,
      Abdurrahimi eshte burre zotni dhe nuk ka genjeshtra, sepse eshte Njeri me dinjitet. Ti, moj ERA, qe thua “Ai spekullon ngaqe pak nga ju e njohin. ” as qe e njeh fare dhe na ben sikur je e ditur. Mos ofendo ne komente, sepse ai nuk fshihet si ti pas pseudonimit.
      Le te te tregoj nje episod per zgjedhjet e 96-s:
      Kur hapem shkollen tone ne mengjesin e se henes pas zgjedhjeve, gjetem gjithe korridorin me flete votimi te hequra nga kutite, sepse komisioneret e PD i kishin pasur te gatshme qe me pare dhe fitorja kishte qene e sanksionuar.
      A e dini sa ishtediferenca”zyrtare” me faktin qe realizuam per nje ore ne mesuesit e asaj shkolle:
      Zurtare e PD: fitore e pd 87%
      Reale: HUmbje e Pd, kishte marre vetem 37%.
      Per kete lloj denoncimi qe beri z. Abdurrahim Ashiku desh humbi koken e familjen. Kjo eshte e verteta ne se do ta marresh vesh sakte.
      Jete te gjate e shendet, z. Abdurrahim!

      Reply to this comment
  10. Fatmir Lohja July 21, 16:19

    Rrefim me shume humor dhe i besueshem nga shumkush.

    Reply to this comment
  11. Zani Burimi July 26, 18:20

    Moj ERA,
    Abdurrahimi eshte burre zotni dhe nuk ka genjeshtra, sepse eshte Njeri me dinjitet. Ti, moj ERA, qe thua “Ai spekullon ngaqe pak nga ju e njohin. ” as qe e njeh fare dhe na ben sikur je e ditur. Mos ofendo ne komente, sepse ai nuk fshihet si ti pas pseudonimit.
    Le te te tregoj nje episod per zgjedhjet e 96-s:
    Kur hapem shkollen tone ne mengjesin e se henes pas zgjedhjeve, gjetem gjithe korridorin me flete votimi te hequra nga kutite, sepse komisioneret e PD i kishin pasur te gatshme qe me pare dhe fitorja kishte qene e sanksionuar.
    A e dini sa ishtediferenca”zyrtare” me faktin qe realizuam per nje ore ne mesuesit e asaj shkolle:
    Zurtare e PD: fitore e pd 87%
    Reale: HUmbje e Pd, kishte marre vetem 37%.
    Per kete lloj denoncimi qe beri z. Abdurrahim Ashiku desh humbi koken e familjen. Kjo eshte e verteta ne se do ta marresh vesh sakte.
    Jete te gjate e shendet, z. Abdurrahim!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*