“Ajo karrocë kokoshkash është drita e syve tanë”

May 26, 2016 12:59

“Ajo karrocë kokoshkash është drita e syve tanë”

Ditën e djeshme, rrjeti shpërtheu me zemërim pasi disa policë bashkiakë i morën karrocën me kokosha një gruaje.

Bashkia ka vendosur t’i pezullojë policët.

Ndërkohë, gruaja në fjalë ka vendosur të rrëfejë historinë e saj të dhimbshme për Nisma thurrje.

Ja çfarë thotë ajo:

“Unë jam Trëndelina Aliko. Kam lindur në Elbasan dhe jam 52 vjeç.Vij nga një familje me tetë fëmijë dhe prindërit tanë kanë punuar gjithë jetën në Metalurgjik. Kam tre fëmijë, dy goca, një çun. I kemi rritur me thërrime kur i thonë llafit.

Jeta ime ka qënë një karvan i rëndë hallesh e vuajtjesh. Në 1991 morëm një shtëpi sociale, aty në Elbasan, brenda Metalurgjikut E morëm me leje nga organet që ishin atëherë. Ishte e pabanueshme, por ishte e jona. Ndoshta ndër të paktat raste gëzimi që më ka dhënë kjo jetë. U vumë bashke me burrin dhe e rregulluam. Futëm dhe letrat për legalizim, por nuk arritëm dot ta gëzonim. Erdhën këta që privatizuan Metalurgjikun dhe na nxorrën nga shtëpia. Nuk dinim si të mbroheshim, thjesht nuk dinim si të mbroheshim. Ata ata ishin shumë të fortë për ne. Ne ishim një plesht përpara atyre. U dorëzuam.

Erdhëm në Tiranë me shpresën e një jete më të mirë. Jetojmë me qera. Çuni ndenji pak dhe kur s’bëri dot gjë as këtu, iku në emigracion. Tani jetojmë me njërën nga gocat, se tjetra është martuar.

Gjithë burimi ynë i jetesës është ajo karrocë kokoshkash. Është drita e syve tanë, buka e përditshme. Mundohem që të kënaq njerëzit dhe e ndjej që ata kënaqen nga kokoshkat e mia. Të gjithë m’i lavdërojnë. Vajzat e shkollës aty afër vijnë të gjitha blejnë tek unë dhe kjo më gëzon. Si çdokush që do të gëzohej kur njerëzit ja bëjnë hallall atë lek që i japin.

Fitoj 700-800 lek në ditë. Por jo çdo ditë. Kur bie shi pershembull. Dal dhe rri tek vendi i zakonshëm, më tepër që të jem në paqe me veten. Por une e di, askush nuk blen kokoshka kur bie shi. I shoh njerëzit që nxitojnë prej shiut dhe as kokën nuk kthejnë. I kuptoj.

Dhe kështu ikën ajo ditë. Ndodh që shiu zgjat me ditë të tëra. Dhe gjëja që mendojmë bashkë me burrin është çfarë do të hamë? Me se do të paguajmë qeranë?

Tani që jam edhe e sëmurë, hallet shtohen edhe më. Këto ditë që është hapur pak koha, kam punuar pak më gjatë që të mblidhja lekët për ilaçe. Me duheshin edhe 600 lekë që t’i plotësoja dhe thashë se me të djeshmet do të më plotësoheshin. Por ndodhi ajo që ndodhi.

Nuk dua të punoj pa rregulla me shtetin. Ja shikoni që kam çuar kërkesen për paisje me liçensë që në Dhjetor vjet, por s’më kanë kthyer përgjigje. Por mua më duhet të dal, se dua të ushqehem e të paguaj qeranë…çdo ditë. Prandaj nuk pres dot derisa të më kthejnë përgjigje.

Edhe dje, kur erdhën ata zotërinjtë, u munduam t’i sqaronim, por ata na thanë që ashtu ishte rregulli. 

Sot kur dola nga spitali, vajza më tha që në internet aty janë ofruar shumë veta për të na ndihmuar. Qava kur m’i lexonte ato fjalët që kishin thënë. Qava sepse e kuptoj që thellë-thellë njerëzit janë të mirë të gjithë. Është koha që jetojmë ajo që i detyron disa të nxjerrin anën e keqe.

Unë i bekoj nga zemra dhe iu uroj që Zoti t’i shohë të gjithë në shtepitë e tyre e në familjet e tyre, mbarë e mirë. Një mijë herë zoti i bekoftë. Por faleminderit! Ajo që do nëna, është vetëm të më jepet ajo liçenca dhe të punoj e qetë. Vetëm këtë. Nëse ka mundësi do t’u kërkoja të gjithëve t’i dërgonin një mesazh kryetarit të Bashkisë që të më nxjerre Liçencën që të punoj pa frikë. Dua të jetoj jetën që më ra në pjesë, ashtu me halle dhe vuajtje siç ma caktoi Zoti, por dua ta jetoj”.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryetarit të bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj që  pezulloi katër inspektorët, që sekuestruan karrocën e kokoshkave.

May 26, 2016 12:59
Komento

5 Komente

  1. ??? May 26, 13:31

    Shume e thjeshte, a ke leje per te shitur, a ke certificate mjekesore, a paguan taksa? Ne qofte se jo ik e mos na caj shume koken se te gjithe kane histori te dhimbshme. Cdo njeri e nderton te ardhmen me vendimet qe merr ne jete. Ti moj zonje nuk di as ku bie zyra e punes dhe as qe nuk do ta dish sepse nuk do te punosh prandaj del aty.
    Une nuk e kuptoj sesi i japin te drejte kesaj kur kjo po shkel ligjet e shtetit. Nuk ecet me me shprehjen “hajt me mo se nuk bona naj gjo t’modhe”.

    Reply to this comment
    • Aldo May 26, 18:25

      Te te pyes ce ke kete arsyetim, te bej qejfin se te klasifikoj tek njerezit qe arsyetojne. Te te shaj me gjithe shpirt, prape eshte shume pak per ty. Te te bej moral, sja vlen fare se ti qenke dru nga ana morale dhe njerezore.
      Te uroj vetem ta heqesh njehere vete ne kurriz ate qe heqin keta njerez cdo dite. Kurre mos shkofte njeriu deri aty sa mos te kete gje per te humbur. Jeten na e ka dhene zoti, minimumi qe mund te bejme eshte te mos ja marrim njeri tjetrit.

      Reply to this comment
  2. Raimond vlonjati May 26, 15:07

    Bobo ca tmerri ishte kjo marja e karroces se Zonjes

    Isha ne pune kur e lexova kete lajm qe i morren karocen zonjes, dhe hapa facebookun
    Rastesisht pashe kete zonjen qe i kishte rene te fiket se i kishin marre karocen

    Por u preka kaq shum sa u mbyta ne lote..
    Dhe ne moment erdhi pergjegjesi i zyres . Ai me pa ashtu e me pyeti : ca ke ?
    I thashe jam me grip dhe bera sikur kollitesha …..

    Po mire mor vella , ku i gjejne keta njerez kaq te poshter dhe i punesojn police ?

    Po kokadashka e geshtenja shesin me karro ketu ne mes te Manhattanit dhe nuk u thote njeri gje , ndersa aty ne Tirane qenka problem kjo gje ?

    Shume te pa shpirt more , . Cfare krijesash jane keta qe udheheqin shtetin shqiptar mior vella ?
    Ata jane armiq te eger te jetes se shqiprareve

    Gjithe bota ulte cmimin e karburanteve , ndersa Shqiperia e mbante cmimin e karburantit lart

    Keta qe jane be krye aty nuk te lene te jetosh , nderkaq per vete festojne dasmat e tyre ne kshtjella si faraonet dhe kane me qindra milione dollare ne banka te huaja

    Reply to this comment
    • ??? May 26, 17:04

      Po sikur te helmoje njerezit kjo, kush e mban pergjegjesine? Ik se na hapet barkun me simpati, ne duam shtet jo simpatine e njerezve me aftesi mendore te kufizuara.

      Reply to this comment
  3. Raimond vlonjati May 26, 18:28

    Qepe ore bastard qe nuk ke vendos emrin aty !

    Jua prishi shtetin ju , karroca e kesaj zonjes qe shet per te mbajt jeten ?

    Po pse shteti aty tregohet , o njerez qelbesira , se u thote mire Sala

    Dmth sipas mendjes prej akrepi te rilindasve , Manhattan qe ka me mijera karroca e tezga ku shesin geshtenja , nuts , kokodsdhka , dhe hamburger etjetj , nuk qenka shtet ? A?
    Hahahaha

    Ou ca reace e poshter qenkan keta minjte e Rilindjes se ketij sharlatanit qe ka zene kreun e PS

    Dhe ky kryetari i Bashkise Erjoni , ky qekja tipiku i qelbesires
    Qenka shume fytyre e poshter , sic thuhet ne Vlore ne keto raste

    Nje bastard i koruptuar deri ne gen nga hajdutllewet e pa fund qe ben, shkon dhe merret me buken e gojes se njerezve te thjeshte

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*