Rrëfimi i Edi Ramës: Pikturën e kam nisur në banjën e shtëpisë

July 6, 2016 13:20

Rrëfimi i Edi Ramës: Pikturën e kam nisur në banjën e shtëpisë

Edi Rama ka bërë një rrëfim ku flet për fëmijërinë dhe vizatimet e para, për Liceun, rebelizmin dhe marrëdhënien me babain, që i diktoi filozofinë e jetës: Mos kërko, sepse nuk merr!

“Këtu ‘qenve’ mund t’u them pa zbukuruar asnjë presje se im atë zotëronte artin e të qenit një baba tolerant si rrallëkush, përballë fëmijës, adoleshentit rebel apo djalit të rritur e më pas, të bërë burrë po se po. Nëse shpirti im nuk u ndrydh dhe unë u bëra një njeri i lirë në mendimet e zgjedhjet e mia, kjo është në radhën e parë meritë e tij”, thotë Rama në revistën “Mapo”.

Kryeministri shprehet se pikturën e ka nisur në banjën e shtëpisë.

“Po, po, nuk ishte aspak shaka, nuk kishte vend tjetër në shtëpi, në kuzhinë apo dhoma, ishte e pamundur. Kuzhina, përveçse e vogël, ishte gjithnjë e ‘populluar’ nga gjyshja dhe mamaja, ndërkohë që në dhoma, as që bëhej fjalë të hapje bojërat e vajit”.

Vizatimet e tij tashmë nuk janë vetëm në letër, por po kthehen në motive tekstili dhe qeramike, madje janë transformuar në skulptura me ngjyra.

Lidhur me koleksionin e punimeve te ekspozuara ne galerinë e njohur “Alfonso Artiaco” në Napoli, Rama thote:

“Aty ku ekspozohen punimet e mia, nuk hyn ‘miku’ e as bëhen favore për hatër të pushtetit të dikujt në vendin e tij. Janë galeri me emër, superprofesionale, që nuk mund t’i çelin dyert e ndezin dritat për çoka. Sigurisht, fabula e një kryeministri që krijon në zyrën e tij është shumë e veçantë dhe ka rolin e vet, por është pjesë e së tërës”.

July 6, 2016 13:20
Komento

5 Komente

  1. Mark uk July 6, 15:26

    Per ju duket se ka qene tolerant.Por te tjert i ka denuar edhe pa faj.Vertet i lire se nuk ke len gja pa bere e nuk ke frig se denohesh.

    Reply to this comment
  2. Rita July 6, 17:21

    Cdo njeri mburret per prinderit e tij e drejte morale e te gjitheve ne pergjithsi !!! Por ne kete shfrim ndjenjash mos harroje se i eshte kerkuar nje test DNA per prejardhjen e tij nga gjaku blu ( gja qe s”mund te jene fajtor as i jati e me teper as rrefyesi i sotem ) e te kujtoje mekatin e firmes se te jatit per varjen ne Kukes te poetit liridashes !!

    Reply to this comment
  3. normali July 8, 12:36

    Po ty Rita sikur te ta bejme testin ne, çfare do te dalish? Po ngelet deri ne baltosje injorante, o njerez, ç’problem ka ketu testi ADN-se me ngjarjet qe kane ndodhur, kur bota demokratike ben ligje qe njerezit te ja vene bjeri tjetrit ne b…, kur ka ha bordello me para ect ect. Ju Rita hiqeni dhe per demokrate qe mbeshtet idete dhe ligjet perendimore, apo jo? Perse duhet dhe kush ja ka kerkuar ADN_ne, njerez si ti apo thashethemexhij qe s’dine te bejne pune tjeter. Pune bezhdilash qe dine e shkruajne nga nje llaf, pa le me te shprehin mendime serioze.

    Reply to this comment
  4. Hajde mendje July 8, 15:55

    Prandaj i vjen personazhit era mut gjithandej nga koka te këmbët…

    Reply to this comment
  5. Mark uk July 9, 19:39

    normali:Gjithsi mund te jesh ,po normal kurrsesi.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*