Rrëfimi i ish-oficerit të kundërzbulimit, dokumente për Zogun dhe Abaz Kupin

October 7, 2019 13:09

Rrëfimi i ish-oficerit të kundërzbulimit, dokumente për Zogun dhe Abaz Kupin

Rrëfimi ekskluziv i një ish-oficeri të lartë të zbulimit të Ish-Sigurimit të Shtetit.  E vërteta mbi Legalitetin dhe lidhjet e tyre me të huajt që nga Ahmet Zogu dhe Abaz Kupi. Roli i shërbimit inteligjent anglez në krijimin e Legalitetit dhe bashkëpunimi i zogistëve me gjermanët. Dëshmitë autentike të misionarëve anglezë gjatë luftës si dhe të mjaft kolaboracionistëve. Veprimtaria e tyre kundër LANÇ-it dhe pse Ahmet Zogu nuk e meriton monumentin në Tiranë

Hasan Luçi

Legaliteti u krijua si organizatë mercenare më 21 nëntor 1943 nga një grusht personash që u mblodhën në Herraj të Tiranës. Kryenxitësi i saj ishte Abaz Kupi, Bazi i Canes, dhe drejtuesi i misionit anglez i kryesuar nga kol. Maclean i grupit “D” të Inteligjent Servisit.

Kjo mbledhje u quajt “kongresi i Legalitetit” dhe zgjodhi një komitet me në krye Xhemal Naipin, ndërsa anëtarët e tjerë të tij nuk u deklaruan kurrë kush ishin.

Vija politike e Legalitetit

Platforma politika e kësaj organizate synonte ringritjen e regjimit të Ahmet Zogut, sipas vendimit të kongresit se “Zogu u shtërngua të largohet përkohësisht nga Shqipëria, po ay e mban akoma të drejtën që i dha Asamblea më 1928 dhe prandaj ne ripohojmë këtë legalitet”. Në vendimet e kongresit nuk thuhet asgjë për luftën kundër fashistëve gjermanë. Pra synoi të rimerte fuqinë dhe kështu vijoi deri në fund. Kjo politikë i ishte caktuar nga anglezët dhe për këtë nuk kishin kundërshtim as gjermanët. Pengesa kryesore e këtij synimi ishte Fronti Nacionalçlirimtar, i cili  deklaroi se ishte kundër restaurimit të rregjimit satrap e anadollak të A. Zogut dhe për këtë gëzonte përkrahjen e popullit në luftë me pushtuesin për liri e pavarësi.

Ahmet Zogu ishte agjent i vjetër i SIS (anglez), rekrutuar në 1916 në “Robert Kolegj” në Stamboll, ku shërbimet sekrete të huaja gjuanin për të krijuar rrjetet e tyre me të rinjtë për qëllimet e tyre të spiunazhit ekspansionist. Qysh atëhere SIS filloi të shtrinte kthetrat e tij të imperializmit anglez në fushën politike e ekonomike në Shqipëri. Për këtë shfrytëzoi agjentin e vjetër Iljaz Bej Vrionin, ish kryeministër në 1920, që u dha anglezëve koncesionet për shfrytëzimin e vajgurit nëpërmjet shoqërisë anglo-persiane. Të njëjtën gjë bëri me Sejfi Vllamasin, ish ministër i Botores. Pastaj dihet ç’bëri Zogu me Sterlingun, Hillin etj. (Dosjet e Zogut). Pra anglezët rifilluan punën e re me të e njerëzit e tij.

Armiku i vërtetë për Legalitetin nuk ishin gjermanët por LANÇ-i. Në të njëjtën vijë politike punonin kuislingët në qeveri, edhe Balli Kombëtar. Kjo ishte bërthama që lidhte fashistët me tradhtarët e kuislingët. Besimi politik i Abaz Kupit, sipas “Omerit”, Julian Amery, anëtar i misionit anglez pranë Bazit, siç shkruan në librin e tij “Sons of the Eagle” , ishte: “…partizanët ay i konsideronte si armiq (f.99)… Prirja e tij ishte që t’i çkatërronte ata përpara se të fundoseshin (f.123)… Kur ylli i Aksit perëndoi, ai shpresoi të përdorte gjermanët për të çkatërruar komunistët” (f.127).

Gjatë zbatimit të kësaj politike tradhtare Legaliteti ruante fshehtësinë e qëllimeve me pushtuesit e kuislingët që të mos demaskohej para popullit liridashës dhe të mos komprometonte padronin britanik. Por Legaliteti nuk gëzoi ndonjë popullaritet, por vetëm zbatohej në miqësitë me bajraktarët e Veriut, prandaj mbeti lëvizje e ngushtë.

Kush ishte Abaz Kupi

Po kush ishte Abaz Kupi i përzgjedhur si yll polar nga Inteligjent Servisi anglez? Ai ishte gjaksor injorant e analfabet. Ai kishte kryer shumë vrasje për qejf të mbretit Vid në 1913. Më vonë i shërbeu si xhelat tradhtarit Esat Pasha. Më 1917 u lidh me ushtrinë austriake në Veri dhe më 1918 me pushtuesit italianë.Më 1924 i shërbeu Zogut për marrjen e pushtetit dhe u shpërblye me emërimin si komandant i Gjindarmarisë në Krujë, ku u dallua për masakra mbi demokratët e opozitës. Më vonë u bë agjent i anglezëve, të cilët e sollën nga Stambolli në Shqipëri në 1941 për ta përdorur për qëllimet e tyre.

Duke parë përhapjen e LANÇ-it në vend, Abaz Kupi hyri në këtë lëvizje duke pranuar gjoja se do të luftonte kundër pushtuesve e kuislingëve. Në fakt qëllimi i padronëve dhe i tij ishte ta dëmtonte Frontin Nacionalçlirimtar nga brenda, duke mos pranuar programin politik as nuk e zbrazi pushkun asnjë herë kundër pushtuesve e tradhëtarëve. Ai mundohej t’i grumbullonte krerët tradhëtarë dhe në bashkëpunim me pushtuesit e kuislingët të godistë LANÇ-in dhe realizonte detyrat e ngarkuara nga anglezët për marrjen e pushtetit.Fronti NC e demaskoi Abaz Kupin me një deklaratë të bërë në dhjetor 1943 dhe e hodhi jashtë radhëve pasi mori pjesë në Konferencën e Pezës.A.Kupi doli me fytyrën e vërtetë si tradhëtar e agjent i A.Zogut,anglezëve,gjermavë fashistë dhe kuislingëve në qeveri etj.që dëshmohet nga një mori dokumentesh.

Kupi, agjent i anglezëve

A.Kupi u shërbeu shumë fuqive të huaja armike të kombit shqiptar dhe punoi si vegël e verbër edhe për interesat angleze në Shqipëri. Ai shërbeu si kukull në duartë e misionit anglez gjatë luftës duke bashkëpunuar në tërë veprimtarinë kriminale të dy palëve. Ai u zgjodh nga anglezët si njeriu i përshtatshëm për të shtirë në dorë pushtetin në Shqipëri, siç bënë edhe në Greqi. “Inteligjent Servisi” e rekrutoi, e solli në Shqipëri, e udhqyen dhe drejtuan gjatë gjithë LANÇ-it. Në librin e tij Julian Amery, ish pranë Kupit,pohon: “…Për të patur sukses, Gani Kryeziu na sugjeroi në Beograd që të thërinim Abaz Kupin nga Turqia… Pak ditë pas kapitullimit të Francës, Stirling e takoi Abazin në shtëpinë e tij në Stamboll… Pasi u kryen formalitetet e duhura u nxuar pashaporta dhe Abazi u suall në Jugosllavi… Që në fillim ay pranoi të punonte me Kryezinjtë, tek të cilët vendosi dhe banesën… Në mbrëmjen e 7 prillit (1941) Abaz Kupi… bashkë me Oakly Hill kapërceu kufirin dhe u fut në Shqipëri”.

Qysh në fillim A.Kupi, sipas detyrave agjenturore, filloi bisedime me kuislingët. Herë herë me krerët të LANÇ-it u takua dhe këta sipas vijës së Frontit e tërhoqën në radhët e tyre, edhe në forume. Por ai hyri si agjent i anglezëve, i maskuar për ta dobësuar e likuiduar LANÇ-in. Por anglezët nuk donin që A. Kupi të komprometohej në këtë bashkëpunim e bashkëveprim, prandaj vijuan edhe planin për bashkëpunim me fashistët gjermanë për shkatërrimin e ushtrisë nacionalçlirimtare. Kështu anglezët krijuan Legalitetin në prag të operacioneve të dimrit 1943-1944 kundër LANÇ-it nga gjermanët, kuislingët e tradhëtarët ballisto-zogistë. Anglezët shpejtuan për t’i dërguar armë e municione për forcat e A.Kupit. Në kohën që ai u godit në Shijak nga partizanët në 1944 anglezët i shtuan urgjentisht furnizimet për të. Në fakt Legaliteti nuk mund të quhet organizatë shqiptare, por një agjenturë e huaj spiunazhi që u krijua nga anglezët me bajraktarët e Veriut. Julian Amery i shpëtoi lëkurën A.Kupit: “…Përpara se të largohej nga Italia z.Eden, rekomandoi që t’a shpëtonin Abaz Kupin. Për të mos patur konsekuenca ushtarake duhej edhe mejtimi i komandantit suprem gjeneral Herry Maitland Uilson i cili ( më 5 nëntor 1944) deklaroi: “Po jam në një mendje me ju që ay ka qenë miku ynë dhe ne duhet ta sjellim këtej…(f.136). Në një çast më vonë, ne takuam gjeneralin Gammel, i cili ish porositur që të jepte urdhrat për shpëtimin e Abaz Kupit. Për këtë operacion u ngarkua Maclean-i”(f.336). Kështu u dërgua nëndetsja që mori atë melukuni në grykën e Bunës.

Lidhjet e Legalitetit me Ballin Kombëtar

Duke zbatuar politikën angleze, Abaz Kupi krijoi lidhje të ngushta me Ballin Kombëtar, e cila gjithashtu si rivale, synonte marrjen e pushtetit nga fundi i luftës. Rritja e LANÇ-it i shqetësoi të gjihë kundërshtarët e saj. Pushtuesi gjerman ishte i dobishëm për të dy palët si qëllim i përbashkët. Legaliteti vijoi bisedimet me Ballin Kombëtar dhe u realizua mbledhja e përbashkët në Lurë, më 28 gusht 1943, ku morën pjesë krerët e reaksionit dhe kuislingët. Mes tyre u shquan kuislingët gjaksorë Fiqri Dine e Hysni Dema, agjentët e anglezëve Abaz Kupi e Muharrem Bajraktari, kryetari i KQ të Ballit Mitat Frashëri me anëtarët Ali Këlcyra e Hasan Dosti etj. Traktati  ballist shpjegon rëndësinë e programin e mbledhjes: “…Balli dha kushtrimin e rrezikut dhe burrat u sulën drejt bashkimit”. Këtu u krijua komanda e përbashkët. Në letrën e datës 30 gusht 1943 Mitat Frashëri i shkruan KQ ballist: “ Pardje u çel mbledhja ku ishin 48 të ftuar. Për rregullimin e veprimit militar, si përfaqësues janë zgjedhur nëntë persona për çdo krahinë, gjithsej 27, të cilët do të dërgojnë nga një ose dy vetë për të formuar komitetin e komandës”.

Kjo lidhje mes Ballit e Abaz Kupit kishte filluar para se Abazi të dëbohej nga Fronti NÇ, me qëllim të njëjtë  si marrëveshja e Ballit me gjeneralin fashist Dalmazzo. Kjo lidhje çoi në veprime të përbashkëta ushtarake kundër partizanëve. Balli e çmonte shumë miqësinë me Abaz Kupin. Në letrën nr.66 datë 5 nëntor 1943 Mitat Frashëri i shkruan Neshat Kolonjës: “…Me gjithë krerët e Veriut kemi miqësi dhe bashkëpunim, sidomos me z.Abaz Kupi me të cilët jemi pamë tash së afërmi”. Në letrën nr.191/7 datë 10.5.1944 Mitat Frashëri i përcakton Dhimitër Fallos  në Athinë konditat e nënshtrimit të Shqipërisë ndaj reaksionit grek, ku thotë: “…Koço Kota do të përfaqësojë (në këto negociata) partinë zogiste”. Julian Amery jep këtë fakt në librin e tij: “Më 26 gusht 1944 Ihsan Toptani na solli një lajm nga Nuredin Vlora ku thuhej se në një mbledhje e përbashkët e udhëheqësve të qeverisë dhe të Ballit Kombëtar pranuan unanimisht marrëveshjen provizore të Fiqiri Dines me Aaz Kupin…” (f.260). Mbledhja e përbashkët e krerëve të Legalitetit e Ballit më 20.9.1944 në Malin e Bardhë nga Julian Amery thuhet: “…Më të mëngjër rinte Abaz Kupi duke buzëqeshur me Gaqo Gogon. Abaz Ermenji çkulte me kujdes qimet e qilimit. Mitat Frashëi qëndronte në këmbë i heshtur si asketik oriental. Ali Këlcyra shikonte murin dhe fshinte gjyslyket me mëngë” (f.300)… Atje në mbrëmje ne u takuam me Abaz Kupin i cili erdhi me Fiqri Dinen dhe me udhëheqës të Ballit Kombëtar”. Në prag të çlirimit të vendit, Balli e Legaliteti e reformuan shtabin e tyre të përbashkët. Bashkëpunimi u bë aq i ngushtë sa krerët e Ballit qëndronin me Abaz Kupin. Murat Basha, anëtar i shtabit të Legalitetit, deklaroi në procesin e tij :”Me Bazin asht takue Mitat Frashëri, Abaz Ermeni dhe Kadri Cakrani të cilët qëndruan me të disa kohë”. Kështu veprat e tyre kriminale nuk mund ta ndahen dhe urdhrat i merrnin nga e njëjta komandë e përbashkët kundër lirisë së popullit shqiptar e kombit tonë.

Lidhjet e Legalitetit me kuislingët

Sapo mbërriti në Shqipëri Abaz Kupi nxitoi të realizonte qëllimet e tij e të padronëve dhe krijoi shpejt lidhje të fshehta me kuislingët në qeveri. Marrëveshjen kryesore Abaz Kupi e bëri me Mehdi Frashërin, kryetar i Regjencës kuislinge tradhëtare. Ndërmjetësi kryesor midis tyre ishte baba Myrteza Peza, i cili deklaroi në procesin e tij gjyqësor: “…Disa kohë pasi kishin ardhur këtu  gjermanët, Bazi i Canes më ka dërgue në Tiranë tek Mehdi Beu për ta pyetur se ç’duhet të bënte ay… Mehdi beun e takova në shtëpinë e tij. Aty kam gjetur edhe Mitat Frashërin i cili mori pjesë në bisedim. Mehdiu më porositi t’i them Bazit që ay duhej të ulej në qytet se okupacioni mori funt dhe se gjermanët kanë ardhur në Shqipëri jo si okupatorë, por për të mbrojtur pozitat strategjike. Thuaj Bazit më tha Mediu se i vetmi rrezik që kërcënon Shqipërinë është Ushtrija NC,prandaj ay duhet të zbres në qytet e të formojmë një front të përbashkët për të cilin do të na ndihmojnë edhe gjermanët.

Kur u ktheva, Bazin e gjeta në shtëpinë e Xhemal Herrit ku ishte edhe një oficer engles.

Tre ditë më vonë Bazi më dërgoi prapë tek Mehdiu dhe më tha t’a vë në dijeni se Bazi kish vendosur të mos ulej në Tiranë pse kjo do t’a kompromentonte. Njëkohësisht ai më porositi që t’a vë në dijeni Mehdi Benë se Bazi ishte me Ballin dhe munt të dërgonte ushtarë të Legalitetit ku t’i duheshin qeverisë dhe komandës gjermane si dhe ay në krahinat e tij do t’i luftonte me armë komunistët. Mehdiut kësaj radhe i shpura dhe një letër dhe mora prej tij një letër për Abazin”.

Kjo marrëveshje tregon se Abaz Kupi ishte i gatshëm e vegël e kuislingëve kundër UNÇ. Sipas Murat Bashës, Mehdi Beu është takuar dy herë me Abaz Kupin në Tufinë”. Edhe Pater A. Harapi deklaroi se “…Edhe Bazit i ndihmoi Mehdija, por pa e dijt kush i akordoi një herë dy miliona. Afro 20 miliona kjenë derdhë në Dibër me urdhër të Mehdis…”. Pra Legaliteti si organizatë agjenturore mercenare financohej nga Gestapua dhe Inteligjent Servisi. Për bashkërendimin e veprimeve Abaz Kupi kishte dërguar delegatin e vet në qeverinë kuislinge. Sipas pader A.Harapit, “Në qeverinë Mitrovica, Legaliteti kishte njerëz si Musa Gjylbegaj” më 1943 dhe të Fiqiri Dines në 1944.Programi i qeverisë Fiqri Dines,sipas fjalimit të tij në parlament, më 25.7.1944 “…Ndodhjen e trupave gjermane në Shqipëri, duhet t’a shofim nën dritën e mikpritjes”. Rexhep Mitrovica kërkoi “…riorganizimin e ushtrisë dhe gjindarmarisë për të mbajtur rregullin”.Abaz Kupi pranoi programet e tyre dhe mori pjesë në zbatimin e qëllimeve kundër LANC-it. Për këto lidhje Julian Amery shkruan: “Më 18 gusht (1944) Fiqri Dine (kryeministër kuisling) dhe gjeneral Prenk Previzi, komandant i P.i Forcave të Armatosura (kuislinge) u nisën nga Tirana dhe erdhën në kryeqëndrën e Abaz Kupit”(f.256)…Atje (në mal të Bardhë) në mbrëmje ne u takuam me Abaz Kupin i cili erdhi me Fiqri Dinen dhe me udhëheqës të Ballit Kombëtar”.

Marrëveshja e Abaz Kupit me kuislingët e me Ballin u konkretizua në mbledhjen e Tufinës, më 22 maj 1944, ku sipas Pader A.Harapi “…Në mbledhjen e Tufinës,merrnin pjesë,unë, Mehdija e Lefi, Mitati, Bazi, Gjon M.Gjoni e Fiqri Dine. Këtu u shtrua bashkimi i forcave kundër ushtrisë NC.Në këtë mbledhje, me propozimin e Abaz Kupit u vu kryeministër Fiqri Dine. Abazi pranoi t’i jepte ndihmë qeverisë me fuqitë e tij”.

Abaz Kupi mbajti lidhje me tradhtarin kuisling Mustafa Krujën, i cili zbatoi masat më të egra kundër luftës popullore për liri. Lidhjet i mbante me letra e takime personale. Sipas Muharrem Meças në shtëpinë e tij në Krujë nga fundi i marsit 1944: “…Nuk shkoi kohë kur erdhi Mustafa Merlika i shoqëruar prej Reshit Merlikës.Posa hyni brënda Mustafai u ngrit Abazi dhe u përqafuan me njeri tjetrin me një dashuri të madhe… Mandej ne na thanë dilni jashtë…dhe Mustafai doli dhe iku nga ora njëmbëdhjetë…”.Julian Amery shkruan se “…Një ditë, Mustafa Kruja dërgoi një korier me propozime për ta takuar ( Abaz Kupin)…Ata u takuan një natë në një shtëpi jashtë Krujës…Abazi na kallzoi të gjitha kontaktet që kish patur me udhëheqësit kolaboracionistë”(f.99)…”Një letër nga Mustafa Kruja për Abaz Kupin na ftonte që të takoheshim me atë dhe me Mark Gj.Markaj të cilët bashkëpunonin hapur me gjermanët…Abaz Kupi i takoi të dy kolaboracionistët në Teqenë Bektashiane, në rrëzë të malit të Krujës”.Të gjitha këto takime përfunduan në krijimin e një fronti progjerman me ministrin nazizt Neubacher për shpartallimin e LANC-it.

Lidhjet e Abaz Kupit me nazistët gjermanë

Po sa shkelën në Shqipëri gjermanët hartuan një vijë politike për të grumbulluar rreth tyre të gjithë ata që pranonin bashkëpunimin e bashkëveprimin me ta  në çdo drejtim. Sipas shpalljes botuar në gazetën kuislinge “Kombi”, më 28.9.1943 komanda e trupave gjermane në Shqipëri synoi krijimin e bllokut antikomunist: “Organizoni dhe filloni luftën për të çliruar vendin t’uaj nga komunizmi. Na gjermanët, jemi miqtë t’uaj ma të mirë e ma të sinqertë…”. Miku i ngushtë i Abaz Kupit, baba Myrteza Peza ka deklaruar :” Bazi u takkue në teqenë t’ime me një n/toger gjerman të Gestapos që quhej Saner. Gjermani erdhi natën i shoqëruar nga prof.Loro Basha si interpret. Gjatë bisedimit që zgjati një orë e gjysëm, unë dola jashtë…”. Spiuni i gjermanëve në Shkodër, Shefki Haliti ka deklaruar : “Nga krerët e Legalitetit vinin te Gruza e Haustingu shefa të Gestapos në Shkodër, Rrok Gera e Sali Myftiu…”.Murat Basha deklaroi se “Abaz Kupi ashtë takue me Irfan Ohrin i cili e njoftoi se gjenerali gjerman dëshëronte të ketë një pjekje me Bazin dhe t’i jepte çdo lloj armatimi…Ky takim u bë natyrisht në fshehtësinë më të madhe”.

Lidhjet e Legalitetit me shovinistët grekë

Pjesëmarrjen e Legalitetit në këtë tradhti që shiste Shqipërinë e Jugut e vërtetojnë dy dokumente: I pari, nënshkruhet nga kryetari i Ballit Kombëtar Mitat Frashëri,i cili i shkruan delegatit të tij në Athinë Dhimitër Fallos: “…Zotnija e juaj do të jini përfaqësonjës i Ballit Kombëtar,z.Xhavit Leskoviku i qeverisë,z.Koço Kota i Partisë Zogiste dhe z.Selman Riza i Kosovës…”.(faksimilet 4/3, 888, 8.6.944). Pika 7 e kësaj marrëveshje pohon: “Në rast lufte,komanda e P.ushtarake do të vihet në dorë të Greqisë”. I dyti, del nga gazeta “Atdheu” e Legalitetit nr.11 datë 32 mars 1944, ku jepet mendimi i Legalitetit për këtë marrëveshje: “ Cështja që mund të egzistojë për nonjë pëllëmbë toke nërmjet të dy popujve, mund t’a zgjidhim fare mirë në qetësi e me urtësi”… Kjo gazetë ka shkruar shumë artikuj mbi afrimin me Greqinë, pra ka pranuar synimet e shovenëve grekë për tokat greke në Shqipëri.

Luftimet e Legalitetit me ballistët dhe me pushtuesit kundër LANÇ-it

Pas çlirimit të Shqipërisë së Jugut, Ushtria Nacionalçlirimtare shtroi detyrën e vështirë për çlirimin e Shqipërisë së Veriut, ku ishte grumbulluar gjithë reaksioni shqiptar e pushtuesit. Me urdhër  të shtabit të përgjithshëm të UNÇ, më 2korrik 1944 Divizioni i I kapërxeu lumin Shkumbin dhe filloi luftimet e përgjakshme me pushtuesit e forcat kuislinge e tradhëtare që luftonin së bashku. Julian Amery shkruan : “Abaz Kupi përqëndroi forcat në Shupal dhe njoftoi komandën partizane se ay do t’i rezistonte çdo tentative për të hyrë më thellë në territorin e tij…”. Arsyen e këtij qëndrimi aventurier e gjejmë në shkresën nr.4/3 datë 8.3.1944 ku komanda e rrethit të Gjinramarisë për Zerqanin i shkruan komandës së qarkut të Peshkopisë: “Fuqia e këtij rrethi së bashku me gjermanët e një pjesë të Gjingarmerisë shetitore,qysh dje kanë kalue nga Klosi për në drejtim të Gurit të Bardhë,po komunistët janë largue për Marrize e Selit dhe thuhet se andej u ka zanë rrugën Abaz Kupi”.Me nr.183/2 datë 28.4.1944 Hysni Dema i shkruan M.Brendëshme: “”Me riformimin e post-komandës së gjind.Ishmit më 11.4.1944 kam gjetur të formuem këshillin  e Legalitetit prej 6 vetash me kryetar Zenel Demin. Ata kanë deklaruar se ay këshill asht formue për ndjekjen e çetave komuniste…Me sistemimin e postkomandës, këshilli ka heqë dorë tue ia lanë gjindarmarisë së cilës do t’i ndihmojë në rast nevoje”. Në letrën e tij datë 8.6.1944 drejtuar Musa Picarit urdhëron “Për komunistat meruni vesh me Ndue Palin, në qoftë se nuk japin deklarata,të çduken me një herë”.

Pra Bazi nuk kishte asnjë ndryshim nga organet kuislinge e fashistët gjermanë. A.Kupi e priti me luftë marshimin e UNC qysh ditët e para të korrikut 1944, duke hequr çdo maskë, si një trup i vetëm gjermanë, kuislingë, Balli e Legaliteti etj.

Prefekti i Tiranës Qazim Mulleti u nis më 10 korrik me një fuqi të përzier, që sipas  shkresës nr.00939 datë 10.7.1944 kishte qëllim: “Fuqitë vullnetare që u nisën bashkë me Qazim Mulletin për operacion kundër komunistave, përbëheshin nga partitë balliste, Legalitet dhe një pjesë katundarë nacionalista si dhe një pjesë e gjindarmarisë”. Më 11 korrik ky grup e ndau frontin e luftës me Abaz Kupin. Për këtë Julian Amery shkruan: “më 11 korrik Mustafa Kruja, Mark Gjon Markaj dhe Fiqri Dine erdhën nga Tirana për të takuar Abaz Kupin… Përpara rrezikut të vdekjes, kundërshtimet e tyre u harruan dhe vendosën të bashkohen…kundër armikut të përbashkët. Ç’u bisedua atë natë, nuk u zbulua kurrë, por ngjarjet treguan vijat e përgjithshme të ndarjes së punës për të cilën ranë në marrëveshje.

“Mark Gjon Markaj ngriti punonjësit e tij për mbrojtjen e Dibrës…. kurse bajraktari Doda shkoi në ndihmë të Matit… Fiqri Dine organizoi mbrojtjen e Dibrës dhe mori kryesinë e qeverisë kolaboracioniste. Qëllimi i tij ishte të mobilizonte të gjithë burimet e shtetit shqiptar për të luftuar kundër partizanëve bashkë me ndihmën aktive të gjermanëve.

“Abaz Kupi shkoi të rekuperonte Shupalin… Komiteti zogist mori me qira  një numuër automjetesh në kryeqytet me të cilët Abaz Kupi dërgoi forcat e tij në Qafë Shtamë…ka mundësi që trupat gjermane u dërguan në Mat me këshillën e Mustafa Krujës…”. Më 12 korrik, sipas gazetës “Atdheu”(nr.19 datë 31 korrik 1944)  “filloi sulmi i fuqive tona në drejtim të Qaf Shtamës”.Më 12 korrik komandanti kuisling i operacionit Hysni Dema u jep urdhër majorëve Azis Kaloshi, Ramadan Hoxha e Dervish Lusha : “Përparoni në drejtim kah gryka  e Vogël ku do të përparojnë edhe fuqitë e Ali Maliqit dhe Demir Demës bashkë me forcat gjermane”. Ai u jep edhe sinjalin se si të ruhen mos vrasin njeri tjetrin.Kol.Tahsin Bishqemi, me shkresë nr.243/16 datë 12 korrik1944 , njofton se “…ka mbet i rrethuar prandaj kërkon t’ dërgohet me urgjencë ndihmë dhe municion”.Në të njëjtën ditë Tahir Kolgjini, me shkresën nr.00251 datë 12.7.1944 njofton M.Brendëshme se “Gjon Marka Gjoni nxori kushtrimin për me çue popullin më këmbë kundër komunistave”. Hysni Dema i shkruan M.Brendëshme, më 21.7.1944 se “Sot filluan përparimin kundër komunistëve në Mat e Zerqan fuqitë nacionaliste bashkë me gjermanët. Në këto luftime kanë marrë pjesë Ramiz Kaloshi, Dervish Sula, Halil Alija, Ali Maliqi, Cen Elezi etj”.( faksimile 61,Mkruja,). Njoftimet janë pa mbarim dhe ndihen në panik.

Për nevojat e ngutshme të luftës kundër LANC-it Abaz Kupi zgjeroi shtabin që pat formuar më 20.2.1943.Më 12.9.1944 Abaz Kupi firmosi zgjerimin e shtabit me këta persona: 1.Për Shijakun Hamza Drini 2.Për Vorë Musa Picari 3.Për Krujë Ymer Fejzo 4.Për Kavajë Mehmet Alltuni 5.Për Lushnjë Isa Manastirrlliu 6.Për Peqinin Hamit Matjani. 7. Pranë komandës Qazim Embro. 8.Informata e ndërlidhjes Hajdar Planea e Ndue Pali. (faksimile 4 tetuer 1944, varjet, burgosjet deri në fund).

Këto dëshmi janë  katërcipërisht të vërteta, midis shumë e shumë të tjerave ende në arkiva apo në dosjet personale të tradhëtarëve të kombit të çdo kallëpi si spiunë dhe si mish për top për pushtuesit fashistë italianë e gjermanë si dhe bashkëpunimin gjatë LANC-it me shovenët grekë dhe angloamrikanët aleatët tanë,të cilët qysh në fillim nisën luftën për marrjen e pushtetit përmes organizatave tradhëtare,mercenare e agjenturore për interesat e tyre gjeopolitike, por dështuan me turp. Për veprimtarinë e t’arratisurve së bashku me pushtuesit gjermanë, më 2006 kam botuar librin “Veprimtaria sekrete e mërgatës politike shqiptare (1944-1992), ribotuar në 2007.

*

Ja kjo është fytyra e vërtetë e zogistëve sipas dokumenteve dhe dëshnmitarëve të kohës, shqiptarë e të huaj. Një fytyrë e mbuluar me turp, tradhti dhe gjak. Prandaj dhe ngritja e monumentit për idhullin e tyre Ahmet Zogun ishte një provokim i rëndë për popullin e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë. Ai nuk e ka vendin në atë shesh. Në koshin e historisë, po.

 

October 7, 2019 13:09
Komento

18 Komente

  1. Patrick Schmid October 7, 13:36

    Papapappapa imagjinoni se c’fare behet sot. I gjithe Perendimi rekrutoka agjente te cilet pasi studiojne ne keto vende kthehen ne Shqiperi dhe nuk punojne per atdheun por per keto shtete ne Perendim.
    Gjithmone sipas rradakes se Hasan communist Luci..

    Ndoshta ka edhe te drejte pasi 30 vjet ka ky vend qe nuk funksionon dhe populi kerkon te emigroje.

    Reply to this comment
  2. kosovari October 7, 15:28

    Këtë edhe analfabetet e dinë se çdo shtet, me synime pushtimi, rekruton njerëz-djem të rijnë për qëllime spiunazhi,

    Reply to this comment
  3. kevin October 7, 16:20

    Figura e Ahmet Zogut nuk mund te perbaltet nga keto kellira komuniste.Burra si Ahmet Zogu do kohe ti vine Shqiperise.

    Reply to this comment
  4. demo October 7, 17:23

    U zute prape me Englezet o Hasan?
    Prape i bete ARMIQ englezet?
    Po ju keni 30 vjet qe mburreni U RENDITEM ME FITUESIT ENGLEZET AMERIKANET dhe B,Sovjetik here e permendni,here jo,kurse Serbine dhe Jugosllavine nuk e zini me goje. Si eshte e mundur qe A.Kupi te keteqene agjent,kukull i misineve angleze ne Shqiperi dhe ti kete sherbyer misioneve kriminale te dy paleve,sic shkruan Hasan Luci???
    Eshte e vertete qe misione angleze u vendosen ne shtabin e a.Kupit,por eshte po aq e vertete qe misione anglese u vendosen edhe ne shtabin e Pergjithshem te enver hoxhes dhe Miladinit.
    Pse xh.Amery dhe anglezet e tjere prane Kupit ishin agjente,oficere te zbulimit dhe kunderzbulimit armik,qe rekrutuan Kupin per te sabotuar luften nac-cl,per tu lidhur me Ballistatr,me kuinslinget,me Gjermanet?
    Po ata anglezet prane shtabit te pergjithshem,qe ishin edhe me grada me te larta,madje edhe gjeneral,pse nuk e rekrutuan Hoxhen tuaj,apo kurva juaj ishte i parekrutueshem?
    Pse kur Englezet furnizonin me arme veshje,florinj,sterlina,Formacionet partizane ne Bize te Martaneshit,bile erdhi edhe nje vaporr ne bregdetin e Himares qe paisi me te gjitha armet,veshjet furnizimet brigaden e V,quhej sikur furnizonin luften kunder fashisteve nazisteve,kurse kur furnizonin A.Kupin quhet sikur furnizonin reaksionin,bashkepunetoret e gjermaneve.
    A eshte e mundur qe anglezet te furnizonin armiqte e tyre me armet e veta?
    Qe te ndodhe kjo ose anglezet jane budallenj,ose anglezet kane qene bashkepunetore te ushtrise gjermane,.
    Ushtrine gjermane ne Afriken e Veriut nuk e shpartalloi gjeneral Montgomeri,por e shpartalluat ju vromat e vrimave te skerkave te laberise.
    Ne Normandi nuk zbarkuan 2 milion ushtare aleate anglo-amerikane,por zbarkuan dhent e dhite e Meres,nami Hasan Qeres.
    Po nuk ishte aviacioni englez qe sakatoi kollonen e ushtrise gjermane ne Krrabe,po ishit ju trimat prapa ferres,qe xhveshet dhe carmatoset kufomat e gjermaneve.
    Te ishte per luften tuaj nuk xhindosej ay oficeri englez qe u terbua nga pritja e brigadave te Mehmet Shehut,qe nuk ja mbante te sulmonte Tiranen sa ishin gjermanet.Kur Autokollona gjermane kishte mbrritur ne Macukull,,u leshuan trimat pas gardhit,qe i STOPOI NJE TEK GJERMAN TEK BUNKERI RROTULLUES PARA BASHKISE TIRANES.
    Oficeri engles therriste:Murtajat,ku i keni murtajat?Ju kemi furnizuar me murtaja!
    10 dite i mbajti 7 brigada partizane nje tek ushtar gjerman.
    Qe dini te luftoni me civilet e pa armatosur,me grate dhe femijet kjo dihet.Inatin e gjermaneve e nxorret me tregtaret,qytetaret,civilet e Tiranes,qe i pushkatuat me listat e kurves se gjylos.
    Kush e njifte kurven e Gjylos ne Tirane,ne Gjirokaster,para e pas shkolle,gjithe tregtaret dhe bejleret e Tiranes qe argetoheshin per vape,Dem Xhepa dhe Dem Damazi,te gjithe i pushkatoi njesiti ndeshkimor me listat e Enver Hoxhes.Ja kjo eshte lufta juaj o Hasan Luci.Po qe englezet te kene rekrutuar Abaz Kupin dhe te mos kene rekrutuar dot Enver Hoxhen,sinqerisht po me habit.Se enveri gjylos u rekrutua qe ne Lyce.Nje nxenes mbetes ne matematike nuk kalonte dot pa u rekrutuar.Pastaj nje nxenes “valuabele”mjaftueshem,nuk merrte dot burse nga regjimi Satrap i Zogut pa u rekrutuar,,
    Pastaj nje njeri pa diplome nuk behej dot sekretar konsullate ne Belgjike,pikerisht ne postin e agjentit te kunderzbulimit qe keni pasur ju Hasan Luci ne Ambasaden ne Paris.,Pastaj nje profesor pa diplome ne lyceun e Korces,nuk merrte dot 7 rroga shperblim nga Ministria fashiste Italiane ne vitin e pare te pushtimit.
    Prandaj po me habit,qe te mos jete rekrutuar shoku Enver.Do te kete qene ndihma internacionaliste e Miladinit qe e ka permbajtur,se shokun enver e zinte gjumi ne preher te Miladinit.
    Po po ata angleze te poshter,agjente te gjermaneve,i ka permbajtur shoku Miladin.
    Te kete qendruar kollone Enveri Ine,thua?
    Se englezet nuk mbahen per popull budalla.

    Reply to this comment
  5. Arben October 7, 17:30

    EPO NE ZGJODHEM TI ARSIMONIM NE RUSI E U KTHYEN KETU PER TI SHERBYER BEOGRADIT.

    KETA ISHIN SPIUNE TE MIRE PER SLLAVO-KOMUNISTET ANTISHQIPETARE.

    Reply to this comment
  6. kico jorgo October 7, 19:15

    kunderzbulimi i leshit. akoma me keta injorante kuçi mbaheni. Keta jane per dhi e dele.

    Reply to this comment
  7. fteri October 7, 19:47

    Me 12 gusht të v. 1946 Zogu kishte mbledhur në Kajro tër “ajkën e babllarve të tradhëtarve më të zi të kombit shqiptar ! ”

    Më falni se është pak gjatë ,por ja vlen për të kuptuar tradhëtinë e kundrazbulimit huaj dhe të Zogut e Abaz kupit kundër lirisë e pavarsisë së shqipërisë ,dhe dështimin e turpëshëm të tyre

    Pranë Zogollit qëndronin grabitësit besnik të vatanit , vrasisit serjal “trima” si Abaz Kupi dhe besnikët Hysen Selmani e Halil Branica ishin dhe Hiqmet Delvina ,dhe Sali Myftiu,Mustafa Kruja ,,dhe Ernest Koliqi ,Ali Këlcyra ,dhe Koço Muka ,Xhafer Deva ,Abdurrahman Krosi ,Musa Juka ,dhe Abaz Ermeni.Njëri më “i ndershëm hajdut se tjetri ,dishepuj besnik të tradhtarit mbretit Zog ,lakmuas të stërlinës dhe dollarit duke shitur interesat e atdheut nëpër botë dhe duke kryrer krime makabre ,me një fjalë njerëz të hurit e litarit,………

    Zogu i mallëngjyer dhe me modestinë e zakonshme ,i ftoi delegatët që ta nihnin për mbret përsëri pas 7 prillit 1939 .Ai do të udhëhiqte ushtrinë ,duke pasur si shef të shtatmadhorisë Abaz Kupin .

    Nuk harroi të shtonte në fund se do ti përballonte vet të gjitha shpenzimet .Valixhet me flori të vjedhur me 7 prill,nuk ishin mbaruar ,i mbante nën krevat në dhomën e fjetjes me çelës të Galerdinës .

    Një vit më vonë më 26 gusht 1946 Abaz Kupi dhe Gani Tafili ,të dy së bashku ndodheshin në Paris ,natyrisht jo për të parë kullën ejfel ,por si shërbetor të ZOGOLLIT ,besnik dhe yllë në ngjitje të spiunazhit të amerikanve dhe anglezve të Hendërsonit dhe të Stivensonit ishin grumbulluar të gjithë “patëriot ” bashibozuk në komitetin “shqipëria e lirë ” .

    Pra se ekzistonte një komiteti kombëtar , jasht shqipërisë !…..Këta thirrën nga gjermania specialistin nr. 1 të Adolf Hitlerit kolonelin OTO Skorcenin (shpëtimtarin e Benito Musolinit ) që të stërviste diversantët shqiptar me Abaz kupin në krye dhe do ti hidhnin për të pushtuar Tiranën e legjendarit Enver Hoxha .

    Më 6 mars v. 1952 Zogu ishte mjaft i kënaqur sulmi po pregaditej me sukses ,(por për fatin e keq shqipëria kisht zot Enver Hoxhën dhe popullin shqiptar ) për të pushtuar me 14 brigada guerilesh shqipërinë me qendër Lushnjen,Elbasanin ,shkodrën me rreth 15 mijë veta ,d.m.th benzina ishte përhapur .Mjaftonte një shkrepse Zogiste dhe zjarri do ngrihej deri në kupë të qiellit ,…

    DHE SHKREPSJA U NDEZ …..me 2 maj të v. 1952 erdhën lajmet e para nga shqipëria .Në radiogramin e parë Zenal Shehu njoftonte kolonelin Xhon :
    “Kemi mbetur keq ,pa ushqime .Nuk na ndihmon njeri .Na dërgoni urgjentësisht ushqime dhe veshëmbathje ” .
    Dy ditë më vonë aroplanët amerikan u hodhën “trimave ” matërjalet e kërkuara me radiogram .Pastaj vazhduan plot 117 radiograme .Ata njoftonin njëri pas tjetrit për zgjerimin e brigadave dhe korparmatave .Kërkonin armë ,ushqime ,dhe dekorata për ata që do të pushtonin për së shpejti tërë qytetet e shqipërinë .

    Zogolli kishte mbledhue valixhet për rrugtim .Ai priste vetëm një lajm për të hyrë në Tiranë.

    Por ndalu beg se ka hendek …nuk e dinte koloneli Xhon i zbulimit amerikan se radiogramet transmetoheshin nga ….burgu i Tiranës (sigurimi shqiptar ) .

    Të dërguarit e mbretit u kapën brenda muajtë maj të v. 1952 .Ata kishin kërkuar Hamit Matjanin (Bazin e Canës) e sollën nga aroplani drejt e në thesin diversant që nuk dilnin të gjallë ,bashkë me armatimet e municionet ,me radiotrasmetues ,pushkë dylbi ,mitralozë, helme ,fishek,jorgan,batanie ,ar dhe veshëmbathje ,për të lënë kokën ,Zenel Shehu,Halil Branica ,me ish xhandarin e vrasin besnik të Zogollit ,(Abaz Kupi i rekrutuar qysh në v. 1933 në xhandarmari zogiste ) ,ishte bë komandant ballist në Peqin ,u kapi si mijt në qark të sigurimit të shtetit shqiptar këta tradhëtar me damkë nga sigurimi legjendar i popullit shqiptar nga Enver Hoxha .

    Zogolli kur mori vesh radiolojnë “Liqeni i Vajkalit ” ndjeu një thkë në zemër .Mjerisht as kapitenët e gardës mbretrore nuk kishin gjetur çelsat për të hapur dyert e pallatit mbretror në Tiranë ,por ky pallat sot menaxhohet nga klasa politike më hajdute se mbreti hrjdut e tradhëtar që iku si frikacak më 7 prill 1939.

    Reply to this comment
  8. fteri October 7, 19:49

    Me 12 gusht të v. 1946 Zogu kishte mbledhur në Kajro tër “ajkën e babllarve të tradhëtarve më të zi të kombit shqiptar ! ”

    ……………Më falni se është pak gjatë ,por ja vlen për të kuptuar tradhëtinë e kundrazbulimit huaj dhe të Zogut e Abaz kupit kundër lirisë e pavarsisë së shqipërisë ,dhe dështimin e turpëshëm të tyre

    Pranë Zogollit qëndronin grabitësit besnik të vatanit , vrasisit serjal “trima” si Abaz Kupi dhe besnikët Hysen Selmani e Halil Branica ishin dhe Hiqmet Delvina ,dhe Sali Myftiu,Mustafa Kruja ,,dhe Ernest Koliqi ,Ali Këlcyra ,dhe Koço Muka ,Xhafer Deva ,Abdurrahman Krosi ,Musa Juka ,dhe Abaz Ermeni.Njëri më “i ndershëm hajdut se tjetri ,dishepuj besnik të tradhtarit mbretit Zog ,lakmuas të stërlinës dhe dollarit duke shitur interesat e atdheut nëpër botë dhe duke kryrer krime makabre ,me një fjalë njerëz të hurit e litarit,………

    Zogu i mallëngjyer dhe me modestinë e zakonshme ,i ftoi delegatët që ta nihnin për mbret përsëri pas 7 prillit 1939 .Ai do të udhëhiqte ushtrinë ,duke pasur si shef të shtatmadhorisë Abaz Kupin .

    Nuk harroi të shtonte në fund se do ti përballonte vet të gjitha shpenzimet .Valixhet me flori të vjedhur me 7 prill,nuk ishin mbaruar ,i mbante nën krevat në dhomën e fjetjes me çelës të Galerdinës .

    Një vit më vonë më 26 gusht 1946 Abaz Kupi dhe Gani Tafili ,të dy së bashku ndodheshin në Paris ,natyrisht jo për të parë kullën ejfel ,por si shërbetor të ZOGOLLIT ,besnik dhe yllë në ngjitje të spiunazhit të amerikanve dhe anglezve të Hendërsonit dhe të Stivensonit ishin grumbulluar të gjithë “patëriot ” bashibozuk në komitetin “shqipëria e lirë ” .

    Pra se ekzistonte një komiteti kombëtar , jasht shqipërisë !…..Këta thirrën nga gjermania specialistin nr. 1 të Adolf Hitlerit kolonelin OTO Skorcenin (shpëtimtarin e Benito Musolinit ) që të stërviste diversantët shqiptar me Abaz kupin në krye dhe do ti hidhnin për të pushtuar Tiranën e legjendarit Enver Hoxha .

    Më 6 mars v. 1952 Zogu ishte mjaft i kënaqur sulmi po pregaditej me sukses ,(por për fatin e keq shqipëria kisht zot Enver Hoxhën dhe popullin shqiptar ) për të pushtuar me 14 brigada guerilesh shqipërinë me qendër Lushnjen,Elbasanin ,shkodrën me rreth 15 mijë veta ,d.m.th benzina ishte përhapur .Mjaftonte një shkrepse Zogiste dhe zjarri do ngrihej deri në kupë të qiellit ,…

    DHE SHKREPSJA U NDEZ …..me 2 maj të v. 1952 erdhën lajmet e para nga shqipëria .Në radiogramin e parë Zenal Shehu njoftonte kolonelin Xhon :
    “Kemi mbetur keq ,pa ushqime .Nuk na ndihmon njeri .Na dërgoni urgjentësisht ushqime dhe veshëmbathje ” .
    Dy ditë më vonë aroplanët amerikan u hodhën “trimave ” matërjalet e kërkuara me radiogram .Pastaj vazhduan plot 117 radiograme .Ata njoftonin njëri pas tjetrit për zgjerimin e brigadave dhe korparmatave .Kërkonin armë ,ushqime ,dhe dekorata për ata që do të pushtonin për së shpejti tërë qytetet e shqipërinë .

    Zogolli kishte mbledhue valixhet për rrugtim .Ai priste vetëm një lajm për të hyrë në Tiranë.

    Por ndalu beg se ka hendek …nuk e dinte koloneli Xhon i zbulimit amerikan se radiogramet transmetoheshin nga ….burgu i Tiranës (sigurimi shqiptar ) .

    Të dërguarit e mbretit u kapën brenda muajtë maj të v. 1952 .Ata kishin kërkuar Hamit Matjanin (Bazin e Canës) e sollën nga aroplani drejt e në thesin diversant që nuk dilnin të gjallë ,bashkë me armatimet e municionet ,me radiotrasmetues ,pushkë dylbi ,mitralozë, helme ,fishek,jorgan,batanie ,ar dhe veshëmbathje ,për të lënë kokën ,Zenel Shehu,Halil Branica ,me ish xhandarin e vrasin besnik të Zogollit ,(Abaz Kupi i rekrutuar qysh në v. 1933 në xhandarmari zogiste ) ,ishte bë komandant ballist në Peqin ,u kapi si mijt në qark të sigurimit të shtetit shqiptar këta tradhëtar me damkë nga sigurimi legjendar i popullit shqiptar nga Enver Hoxha .

    Zogolli kur mori vesh radiolojnë “Liqeni i Vajkalit ” ndjeu një thkë në zemër .Mjerisht as kapitenët e gardës mbretrore nuk kishin gjetur çelsat për të hapur dyert e pallatit mbretror në Tiranë ,por ky pallat sot menaxhohet nga klasa politike më hajdute se mbreti hrjdut e tradhëtar që iku si frikacak më 7 prill 1939.

    Reply to this comment
  9. Lili October 7, 20:55

    Ahah iu kthyen prape luftes keta komunistet tone: tanapunet i kane reguluar, prape duhet te merren me Zogun qe ka vdek qe 70 vjet!

    Reply to this comment
  10. kosovari October 7, 21:07

    Ahmet Zogu trim mbi trima ishte; sepse askush nuk kishte guximin, qe te lidhte ,memorandum bashkepunimi, me Pashiqin e Serbise; qe ushtaret serbe ta vrajne ,tradhetarin’ Bajram Currin, dhe ta kthejne ne pushtet Zogun, ne kembim pos tjerash: Shen Naumin dge Vermoshin. Kush tjeter kishte guximin ta merr tere arin e Shqiperise, dhe te ike nga vendi, pos TIJ, dhe kush tjeter kishte guxuar qe popullin ta lere ne duar te italianeve pa arme dhe municion, Vetem heroi Ahmet Zogu,…,

    Reply to this comment
  11. Buda October 7, 22:25

    I nderuar Hasan Luci. Pse futesh ne tema qe nuk i njeh? A e kupton se po te shkruash brockulla si ne kete informacino, ne vend qe te veshe vetulla, nxjerr syte. Ne cilin dokument e ke gjetur se

    “Ahmet Zogu ishte agjent i vjetër i SIS (anglez), rekrutuar në 1916 në “Robert Kolegj” në Stamboll… etj. etj. ? Nuk po permend gafat e tjera. Me vjen keq!.

    Reply to this comment
  12. Mark .UK October 8, 08:53

    KUSHDO QE KA KONTRIBUE QE FARA KOMUNUSTE TE MOS FITONTE DUHET NGRITUR NE PEDISTAL O VEGEL E NDYRE E KOMUNIZMIT.EDHE PSE NUK KAM NDONJE RESPEKT PER FIGUREN E MBRETIT,QE AI QE MUNDESOJ QE SHQIPTART LEVIZNIN TE LIRE NE GJITH BOTEN.LEKU SHQIPTAR SHKONTE NE GJITH EUROPEN.E KISHTE TE VESHTIR TE QEVERISTE MBASI VINTE NGA NJE SUNDIM 500 VJEÇAR TURK.RREGJIMIT TE ZOGUT POPULLI NUK JA PAU SHERRIN MBRETIT MBASI IKU,KURSE KOMUNIZMIT PO I SHIFET SHERRI MBAS 30 VJETESH E KUSHEDI SE SA DO ZGJAS O VEGEL E NDYR KOMUNISTE.NE VITIN 90 U BE GABIMI I MADHE QE POPULLI NUK U HAKMUER DHE NUK JU DENOJ PER KRIMET QE I BETE KTI POPULLI.

    Reply to this comment
  13. demo October 9, 04:12

    Hasan Luci ka nxjerre mbretin Zog nga varri
    Trim mbi trima Hasan Luci eshte personi qe c`varrosi Zogun ne varrezat e Parisit..
    Nje nate te erret pise,Hasan Luci,agjent i kunderzbulimit,ne krye te nje tufe kunderzbuluesish te kamufluar si studente shqiptare ne Paris,sulmuan varrin e mbretit Zog ne varrezat e Parisit(Nuk e di ishte Sali Berisha me ta).Te instruktuar nga kunderzbuluesi Hasan Luci,,kunderzbuluesit e varreve arriten te nxjerrin arkivolin e Zogut nga varri.
    Ishte roja i vrrezave qe ndjeu zhurmen .Autoritetet policore franceze identifikuan varrzbuluesit si studente shqiptare.Hetimet nxorren si Organizator te Aksionit Guerril,pikerisht kunderzbuluesin e Ambasades,Hasan Luci.
    Familja e Zogut protestoi prane autoriteteve franceze,por nderhyri mjeku francez Pol Miliez,kryetar i shoqates France-Shqiperi,qe mbylli SKANDALIN DIPLOMATIK..
    Ja,ky eshte Hasan Luci.

    Reply to this comment
  14. Zani Burimi October 9, 12:24

    Mos u merzit per shkrimet e ballisteve dhe zogisteve te rinj te sotem; o Hasan Luci! Vetem Kosovari dhe Fteri kane shkruar sakte, te tjeret jane “komentues” te shperblyer nga mizeriet brenda e jashte Shqiperise. Deri sa kane arritur te bejne per “vete” kryeministrin e Shqiperise dhe ish-kryeministrin, do te vazhdojne te fitojne terren ne ccdo vend ballistet dhe zogistet, por populli i njeh mire Abaz Kupin, Fiqiri Dinen, Anton Harapin dhe te gjithe plehrat e kohes se Luftes NCl.

    Reply to this comment
  15. Gzim Kulufi October 10, 12:50

    Zogu agjent i anglezve?!? Cudi, sepse ne luften midis OIL-it anglez dhe Petrolit italian per nxjerrjen e naftes ne Shqiperia kete kohe, betejen e fitoi shoqeria italiane e nxjerrjes se naftes! Si paska qene Zogu agjent i anglezeve dhe ka favorizuar italianet para padroneve te tij?!?

    Reply to this comment
  16. Toni October 12, 22:33

    Ja e nxorren koken kelyshat e ballit quhen nacionaliste disa bastarse qe ja shiten vendin greqise shikojeni se cfare llumi Jane

    Reply to this comment
  17. Toni October 12, 22:37

    O Mark uk o kelysh bushtre

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*