Rrëfimi i Kadaresë për rezistencën e Shqipërisë kundër shtypjes fetare

Karl-Markus Gauss July 6, 2015 19:32

Rrëfimi i Kadaresë për rezistencën e Shqipërisë kundër shtypjes fetare

I lindur më 1936 në Gjirokastër në jug të Shqipërisë Ismail Kadare hyn në mesin e rrëfimtarëve më të njohur të kohës sonë. Në veprën e tij të përbërë prej shumë vëllimesh dhe shumë zërash ai ka gjurmuar një botë të fshehur pas kufijve, paragjykimeve dhe miteve dhe kështu e ka bërë Shqipërinë pjesë të letërsisë botërore.

Romanet e tij lavdërojnë krenarinë dhe qëndresën e një populli të vogël, i cili gjatë historisë së tij vazhdimisht ka qenë i kërcënuar nga shfarosja, i cili i ka rezistuar joshjeve për asimilim të shtypësve të ndryshëm dhe ka ruajtur identitetin gjuhësor dhe kulturor. Kadare, i cili jo përherë di t’i mbajë librat e tij larg mendjemadhësisë shoviniste, i ka lavdëruar shqiptarët si “kombin më rebel prej të gjitha kombeve”, dhe në romanin e tij historik “Kamarja e turpit”, ku bëhet fjalë për një revoltë kundër sundimit shekullor të osmanëve, thuhet: “Fryma e rebelimit ishte aq gjithëpërfshirëshe dhe e pandryshueshme si klima e vendit”. Shihet qartë se ky autor nuk synon më pak se me mjetet e letërsisë moderne të rimarrë një porosi të lashtë të epikës: që t’i skicojë në imazhe letrare çështjet e mëdha të mbijetesës së fisit, kombit dhe kështu të ndikojë si interpretues, si zanafillës i identitetit në kolektiv.

Shumë prej veprave të tij i referohen atyre shekujve kur Shqipëria ishte nën sundimin osman dhe shumë princa dhe bujq përpiqeshin të kundërshtonin islamizimin, një kulturë dhe fe që atyre u imponohej. Në mesin e këtyre librave hyjnë edhe tri tregime të shkruara mes viteve 1977 dhe 1983 dhe të botuara më 1987 në gjermanisht në Gjermaninë lindore dhe tani të përkthyera sërish nga i dëshmuari Joachim Röhm. Në këto tregime Kadare rrëfen me sarkazëm dhe logjikë të pamëshirshme për vështirësinë në të cilën u gjend vendi i tij, për kryengritjen që kurrë nuk u shua në fshatrat malore, në trevat e padepërtueshme me qytetet e tyre të shpërndara. Tregimi më i bukur është i pari, i cili ia jep edhe titullin përmbledhjes.

“Sjellësi i fatkeqësisë” rrëfen për prijësin naiv dhe injorant të karvaneve Haxhi Miletin, i cili një ditë ngarkohet nga Sulltani të çojë gjysmë milioni shami për mbulim fytyre dhe trupi në krahinat e Ballkanit të banuara nga shqiptarët kryengritës.

Ky mision ndërlidhet me përpjekjen e përgjakshme të osmanëve që ato territore, të cilat ata i kishin pushtuar në Mesjetën e vonshme në Ballkan dhe Europën qendrore dhe të cilave u kishin dhënë atuonomi relative, tani të futeshin nën tutelë edhe në aspektin fetar. Haxhi Mileti është tridhjetëvjeçar, i martuar dhe prapë nuk e ka as idenë më të vogël për jetën dhe gratë: “Vetë atij s’do i binte në mend se mund të ekzistojnë gra të pambuluara”.

Atmofesra në Stamboll është e tensionuar. Disa janë të pikëlluar që tani edhe “europianet” i pret ajo që tashmë duhet ta durojnë gratë vendore; të tjerët gëzohen me dashakeqësi që gratë arrogante, perëndimore po shporren nga jeta publike dhe shamia do t’i “mbronte prej vetvetes”. Për Haxhiun ishte realitet i pranuar që “raca njerëzore përbëhet prej dy pjesëve: një e mbuluar dhe një e pambuluar”. Karvani niset në rrugën e gjatë, i shoqëruar nga oficerë, ushtarë, spiunë, dhe një ditë Haxhiu sheh çfarë s’ka parë kurrë, gra pa shami, të cilat qeshin në publik, nuk ulin shikimin, por e shikojnë atë, një burrë të huaj, drejt në sy, gra që janë krenare për flokët që i tregojnë hapur dhe lëvizin pa ndrojtje. Ky përjetim e trazon atë, pa humbur kohë ai dëshiron që këto gra të përdala të marrin dënimin e Allahut dhe të rojtarëve të tij tokësorë, shumë shpejt ai është i dhënë pas tyre në mënyrë të parezistueshme. Shqipëria u bë kështu një moment i zgjimit të tij personal dhe kulturor. Këtë konflikt Kadare e interpreton qartë si çarje kulturore, që gjendet mes lirisë dhe shtypjes – dhe kjo për të domethënë: mes Europës dhe Orientit. Është pikërisht Shqipëria që shndërrohet në pararojë të guximshme të Europës, që shpallet kështjellë e iluminizmit dhe lirisë, sepse çfarë synon Sulltani në Shqipëri ai dëshiron t’ua imponojjë të gjitha vendeve të pushtuara, pra Serbisë, Greqisë, Rumanisë, Bosnjës, Bullgarisë, Hungarisë: atje secila grua duhet të bart “shaminë ashtu si të gjitha myslimanet e tjera”.

Pasi karvani i ka shpërndarë shamitë e fundit, ai gjatë kthimit kalon nëpër një botë, e cila s’është më si më parë. Haxhi Mileti vëren se gjithkund ku para disa javësh jeta ishte e larmishme dhe gazmore, tani gjërat kanë humbur ngjyrën dhe njerëzit gëzimin. “Kishte pasur eklipse të diellit dhe të hënës, por tani pritej terri i tretë: eklipsi i grave”. Kadare di të rrëfejë hatashëm, në çdo kapitull të ri ai e ashpërson konfliktin, i cili pasqyrohet në përvojën personale të një njeriu të prapambetur dhe jo aq të ditur, por i cili kapërcen nëpër botën e sotme. Këtë stof delikat, i cili viteve të fundit ka shkaktuar aq shumë huti dhe grindje, Kadare e trajton pa ngurrin.

Për të është e qartë se mbulimi ua grabit grave dinjitetin, Europës demokracinë, botës bukurinë. Me shkathtësi të madhe letrare Kadare ia del t’i përshkruajë gjërat esëll dhe në mënyrë realiste dhe njëkohësisht t’i pajis ato me një shumëkuptimësi paraboleske. Është një botë e mosbesimit gjithkund të pranishëm, të cilën ai e bën të njohur: derisa gratë duhet të futen nën shami, sepse nuk mund t’i besohet dëlirësisë së tyre dhe vetëpërnbajtjes së burrave, burrat mbikëqyren me ndihmën e një burokracie bizare dhe spiunohen edhe në gjumë, në mënyrë që sundimi i Sulltanit, i oborrtarëve të tij, vezirëve dhe milicëve fetarë të mbetet i pasfiduar. Edhe dy tregimet e tjera kanë cilësitë e tyre, ndonëse rrëfimi për “Breznitë e Hankonatëve”, i cili shtrihet në dy shekuj, nuk është temë aq e nxehtë si rrëfimi për errësimin e botës, i cili bëhet gjithnjë e më dramatik. Në tregimin tjetër “Komisioni i festës” Kadare ushtron kritikë të pamëshirshme kundër despotisë osmane dhe sërish Shqipëria është njëkohësisht viktimë e shtypjes fetare dhe vend i kryengritësve të pathyeshëm.

Pasi që princat lokalë në provincë hap pas hapi janë bërë të pavarur nga qendra dhe i kanë dhënë popullit liri joislamike, administrata në Stamboll kërkon rastin që kombit shqiptar t’ia shfarosë elitat me një goditje. Sulltani i fton dinjitarët shqiptarë në një drekë të pajtimit, ku i masakron të gjithë. Kadare i referohet një ngjarjeje të vitit 1830 dhe e merr si shkas këtë ndodhi historike për të menduar për pushtetin dhe lakenjtë e tij, për diktaturën dhe lavdëruesit e saj. Kadare rrëfen me mjeshtëri, me humor të hidhur dhe me sens për anët surrealiste të realitetit.

Tregimet e tij kanë një themel të dyfishtë, por ai prej tyre nxjerr një porosi të qartë: Europa duhet të ngadhënjejë kundër rrezikut që liria e saj të mbulohet prej shamive të zeza. Por nuk do të ishte Kadare nëse në këtë mjerim të përshkruar me përkushtim ai nuk do të dinte të tregonte se prej nga mund të vijë shpëtimi – natyrisht nga Shqipëria, mëmëdheu i revoltës.

Ismail Kadare: “Sjellësi i fatkeqësisë”. Tregime. Nga shqipja prej Joachim Röhm. Botoi: S. Fischer Verlag, Frankfurt. 2015, 208 faqe, 19,99 Euro. Recensioni u botua në gazetën “Süddeutsche Zeitung”.

http://www.dialogplus.ch/erresimi-i-botes/

Karl-Markus Gauss July 6, 2015 19:32
Komento

23 Komente

  1. Stef Staku July 6, 20:01

    ANALIZE : Filloi fushata per Cimin Nobel.

    Reply to this comment
  2. stop hipokrizise kozmike ! July 6, 20:28

    Te nderuar moderatore:

    Ismail KADARENE E respektoj si shkrimtar te madh por nuk e pranoj hipokrizite e tij ne kohe te ndryshme.

    duke shpresuar se do botoni komentin tim ndiqni cfare shkruante atehere per te “tmerrshim” enver

    Ismail Kadare për Enver Hoxhën

    Në verën të vitit 1961, klima letrare në vendin tonë ishte sa e gjallë, aq edhe e komplikuar. Të angazhuar në luftën e madhe që bënte populli e Partia, për përballimin e bllokadës së re revizioniste që porsa kishte filluar forcat krijuese, ishin në një aktivitet të plotë. Ishte e natyrshme që në këto kushte kur kërkoheshin rrugë të reja zhvillimi për ta bërë letërsinë tonë edhe më shumë të lidhur me problemet e kohës, të kishte mjaft debate e polemika disa herë të mprehta.
    Klima letrare u komplikua pikërisht nga disa keqkuptime që lindën gjatë debateve lidhur me traditën dhe novatorizmin në letërsinë shqipe të realizmit socialist. Polemika, e cila shpërtheu edhe në shtypin letrar, kishte rrezik të çonte drejt ndarjes artificiale të shkrimtarëve më të rinj e më të vjetër, gjë tepër e dëmshme, sidomos në kushtet ku po ndodhej vendi ynë kur më tepër se kurrë kërkohej forcimi i unitetit.
    Në një atmosferë të tillë, në korrik të vitit 1961, në Tiranë u organizua një mbledhje e madhe e të gjitha forcave krijuese. Mbledhja do të ishte vendimtare për t’i dhënë një zgjidhje apo një zhvillim të mbarë debatit që po vlonte prej kohësh. Por mbledhja merrte një rëndësi edhe më të madhe, sepse në të asistonte shoku Enver Hoxha.
    Mbledhja u bë në një nga sallat e Universitetit të Tiranës. Në një pjesë të materialeve të saj u pasqyruan ato keqkuptime e teprime që ishin shfaqur gjatë polemikës së deriatëhershme. Duhet thënë se për ne shkrimtarët e rinj, gjendja ishte jo pak e vështirë. Nga disa autoritete të kritikës e të letërsisë u bënë kritika, disa herë, të pamerituara ndaj nesh. Kishte rrezik të thellohej ndarja artificiale në “të rinj” e të “vjetër” dhe zhvillimi i letërsisë sonë të ngadalësohej prej koncepteve konservatore.
    Shoku Enver, i cili asistoi në të gjitha seancat, dëgjonte me vëmendje diskutimin e secilit.
    Në një nga pushimet, një shok që ishte në presidium, më tha:
    -Përse nuk flet askush prej jush? Me sa kuptova unë nga biseda e tij në pushim, shoku Enver dëshiron t’ju dëgjojë edhe ju të rinjve.
    Këto fjalë sikur më hoqën në çast njëfarë mpirjeje që më kishte zënë gjatë kësaj mbledhjeje. Nxora një letër dhe fillova të përgatitem me shpejtësi.
    Në seancën e mbasdites kërkova fjalën. Isha i pari që po flisja nga “të rinjtë” dhe merret me mend që auditori priste me interes se si do t`u përgjigjeshim ne shumë kritikave që na u bënë. Në kohën që zura vend për të folur përpara mikrofonit, shoku Enver, i cili me siguri e kishte kuptuar tronditjen shpirtërore të shkrimtarëve të rinj në këtë mbledhje, më tha:
    Ja, tani t’ju dëgjojmë edhe juve. Jeni të rinj, por jeni të pjekur. Këto fjalë të tij më dhjetëfishuan guximin dhe unë jo vetëm e lexova diskutimin me zë të vendosur, por aty për aty, i nxitur nga inkurajimi i shokut Enver, shtova disa fraza që nuk i kisha të shkruara.
    Pas meje folën edhe të tjerë. Shoku Enver vazhdonte të dëgjonte me vëmendje çdo diskutim. Tani ai dhe gjithë mbledhja kishin dëgjuar të dy palët polemizuese. Duhet thënë se teprime e keqkuptime kishte nga të dy anët edhe nga ne “të rinjtë”, por megjithatë nuk mund të thuhej se të dy palët kishin të drejtë ose të dy palët e kishin gabim. Dikush kishte në thelb më të drejtë e dikush kishte më tepër keqkuptime. Ishte pikërisht ky thelb që kapi në mënyrë të shkëlqyer shoku Enver në fjalëkalimin e tij, që pritej me padurim. Ai i bëri një zbërthim të thellë marksist leninist problemit, foli për raportin dialektik midis traditës dhe novatorizmit, shpjegoi se shkrimtarët e rinj s’ka si të kenë interesa të tjera nga ato të popullit e të Partisë, se ata janë të lidhur me vendin e me kohën dhe se ndarja në “të rinj” e “të vjetër” s’i shërben askujt.
    Fjala e shokut Enver pati një efekt të jashtëzakonshëm më gjithë jetën letrare artistike. U shpërndanë menjëherë keqkuptimet që kishin lindur gjatë debatit, lanë mënjanë etiketat e kota që i kishin vënë njëri-tjetrit, u kuptuan se shumë probleme të ngritura në valën e polemikës ishin fiktive dhe se të gjithë shkrimtarët e rinj e të vjetër në moshë punonin për një qëllim.
    E çliruar kështu në saje të ndërhyrjes së shokut Enver prej një tensioni të kotë e të dëmshëm, letërsia jonë njohu menjëherë një zhvillim të ri e të vrullshëm, në kundërshtim me profecitë e zymta të hrushovianëve që prisnin shkatërrimin e saj. Takimi i shokut Enver me shkrimtarët e artistët në korrik të vitit 1961, hyri kështu në historinë e letërsisë shqipe.
    2. Në vitin 1963 punoja si gazetar në gazetën “Drita”, kur revista “Nëntori” botoi poemën time “Përse mendohen këto male”.
    – Ishte paradite kur më kërkuan në telefonin e redaksisë.
    – Jemi nga sekretaria e shokut Enver, – më tha një zë.
    – Qëndroni te telefoni, shoku Enver dëshiron të flasë me ju.
    U hutova kaq shumë, saqë nuk arrita t’u thosha shokëve, me të cilët punoja në një zyrë, asgjë. U bëra vetëm një shenjë me dorë të mbanin qetësi, ndërsa shtrëngoja fort pas veshit receptorin.
    – Kadareja? – dëgjova zërin e shokut Enver, me timbrin e plotë karakteristik.
    Nuk jam në gjendje të riprodhoj fjalët e sakta që më tha, sepse isha tepër i emocionuar për t’i fiksuar ato në kujtesë. Më uroi për poemën Përse mendohen këto male?, më tha se përse e kishte lexuar dhe se e kishte pëlqyer shumë. Më uroi sukses në punën e mëtejshme krijuese. Nga hutimi dhe emocioni, unë nuk arrita t’i them diçka, përveç fjalës faleminderit, që e përsërita shumë herë.
    Kur shoku Enver mbylli telefonin dhe unë e vendosa receptorin në vend, shokët e redaksisë, të cilët e kishin ndërprerë ndërkaq bisedën ngaqë u kishte bërë përshtypje sjellja ime në telefon, më pyetën:
    – Ç’pate kështu? S’të kemi parë ndonjëherë kaq të emocionuar.
    Unë i thashë atëherë, se me cilin kisha folur në telefon dhe atëherë ata m’u grumbulluan përreth të emocionuar, për të marrë vesh çdo detaj të bisedës….
    3. Më 24 mars 1971, unë, gruaja dhe vajza ime shkuam për një vizitë në shtëpinë e shokut Enver. Na pritën shoqja Nexhmije me vajzën, Pranverën…
    Shoku Enver nuk ndodhej në shtëpi dhe ne nuk e dinim nëse do të kishim fat ta takonim apo jo.
    Ishim duke biseduar gjallërisht, kur u hap një nga dyert e sallonit dhe në të i gjatë dhe i qeshur u duk shoku Enver. Meqenëse unë isha përballë derës, e pashë i pari kur hyri dhe u ngrita menjëherë në këmbë, duke i habitur për një grimë bashkëbiseduesit, të cilët me siguri kanë thënë me vete: Ç’pati ky?
    – Pastaj të gjithë kthyen kokat andej nga kishte hyrë Enveri
    – Të vij dhe unë? – tha ai duke qeshur, – s’besoj se ju prish muhabetin.
    Megjithëse disa herë gjatë kohës që po bisedonim dhe sa herë që më dukej se dëgjoja zhurmën e ndonjë makine, përfytyroja sesi mund të vinte shoku Enver, asnjëherë nuk mund të përfytyroja një ardhje më të natyrshme, të gëzueshme e njerëzore.
    Ai u ul midis nesh, duke krijuar aty për aty një atmosferë jashtëzakonisht të përzemërt. Ai pyeti me radhë për shëndetin, e mori në prehër vajzën tonë 6 vjeçe dhe i tha duke përdorur një fjalë të vjetër gjirokastrite:
    Ngalasëm ti, të të ngalas edhe unë (përqafomë ti, të të përqafoj edhe unë).
    Shoku Enver më pyeti se ç’kisha shkruar kohët e fundit dhe unë i thashë se kisha në shtyp një roman për Gjirokastrën, me titull Kronikë në gur.
    Do ta lexoj me kënaqësi, – tha ai – Gjirokastra është pasionante dhe këtë e themi jo se jemi andej, – shtoi ai duke vështruar me një buzëqeshje ngacmuese të tjerët, – por se kështu është e vërtetë. Apo jo?
    Kur shoku Enver më pyeti pastaj se me se po merresha aktualisht, unë iu përgjigja se po shkruja diçka për prishjen me sovjetikët !
    Në të vërtetë kisha filluar punën për romanin, Dimri i madh, por në përgjigjen time, në vend të fjalës Roman thashë diçka dhe këtë e bëra pa menduar, si një mbrojtje instiktive, ngaqë ende s’isha i sigurtë nëse do ta përballoja temën e madhe së cilës i kisha hyrë.
    Për fat, shokut Enver nuk i tërhoqi vëmendjen ky detaj. Sapo dëgjoi fjalët prishjen me sovjetikët, fytyra e tij u bë në çast serioze. Ai tundi kokën ngadalë si të thërriste një kujtim jo të këndshëm dhe ndërsa pinte kafenë, filloi të fliste me një ton të ndryshëm nga ai që kishte folur gjer ahere, të rëndë e të menduar. Ai foli shkurt për disa nga takimet e tij me “Hrushovianët”, duke bërë krahasimin e tyre me takimin e parë me Stalinin. Pastaj tregoi një episod të vogël me Kosiginin në darkën e Kremlinit, në prag të mbledhjes dhe kalimthi diçka për vilën ku ishte rezidenca e delegacionit tonë dhe për vizitat e mysafirëve të natës, Nikojanit, Torezit etj.
    Do të dëshiroja që ai të fliste me orë të tëra për këtë, por për fat të keq ëndrra ime për të dëgjuar sa më tepër hollësi nga ngjarja monumentale, personazh qendror i së cilës ishte si vetë, qe e shkurtër. Shoku Enver hapi një bisedë tjetër dhe unë s’pata guxim ta pyesja për Moskën.
    Më vonë, gjatë procesit të punës për romanin, unë shfrytëzova gjerësisht arkivat, u njoha me dokumentet e Partisë, me procesverbalet e mbledhjes së Moskës, si dhe me dëshmitë e ndryshme të ndihmësve të delegacionit tonë. Megjithatë duhet ta them se ajo bisedë e rastësishme e shokut Enver, më dha shumë horizont dhe materie artistike për veprën, se gjithçka tjetër. Krejt atmosfera e pjesës së dytë të veprës, nën titullin Mysafirë në kështjellë, vizioni i përgjithshëm i saj, ngjyrat, tingujt, tragjizmi dhe pesha e saj e kanë zanafillën e tyre tek ajo bisedë e udhëheqësit. Në bisedën e shokut Enver kishte një kolorit të jashtëzakonshëm, me një frazë apo një nënvizim ai jepte rrezëllimin e llambadarëve të festës mbi darkën e Kremlinit apo hijet rembrandekse mbi fytyrën e Mikojanit, qetësinë monumentale të darkës me Stalinin apo komicitetin e figurës së Hrushovit. Dhe mbi të gjitha, biseda e tij sado e rastit t`ishte, ngërthente fuqishëm gjithë dimensionet e dramës.
    Më vonë, kur puna për romanin po avanconte, disa shokë të mi shkrimtarë më sugjeruan të kërkoja mundësinë për një takim tjetër me shokun Enver, por unë nuk guxova ta bëj këtë: Kisha gjithmonë drojtjen se mos nuk e mbaja dot premtimin për të realizuar një vepër që të ishte e denjë për ngjarjen e madhe, por kisha dhe një arsye tjetër edhe më të rëndësishme. Unë kisha punuar në shtypin letrare dhe e dija se shoku Enver e kishte ndaluar të shkruhej për figurën e tij. Në qoftë se unë do të arrija të realizoja një takim me të për veprën që po shkruaja, ç’do të ndodhte sikur ai, gjatë bisedës, të merrte vesh se unë e kisha atë personazh qendror historik në romanin tim. Kisha shumë frikë se ashtu si në shumë raste të tjera me shkrimtarë të tjerë, ai do ta refuzonte një gjë të tillë dhe kjo do të ishte një katastrofë për romanin tim.
    Po le të kthehemi te takimi me shokun Enver.
    Pas bisedës për Moskën, ra fjala për pasuritë shpirtërore të popullit tonë dhe për lashtësinë e tij. Më pyeti nëse e kisha lexuar një libër të francezit Zaharia Menjani për etruskët dhe gjuhën shqipe, dhe kur unë i thashë se e kisha dëgjuar, por nuk e kisha lexuar, më tha se do të ma jepte.
    Dërgoi dikë ta merrte, duke i thënë:
    – E kam lënë sipër oxhakut.
    Biseda u bë prapë e lirshme dhe e gëzueshme dhe meqë ishte fjala për njohjen e kulturës sonë në vendet e tjera,
    unë përfitova nga rasti për t’i thënë se kishin ardhur dy kineastë francezë, që kërkonin të drejtën e xhirimit
    të një filmi sipas romanit tim, Gjenerali i ushtrisë së vdekur. M’u kujtua kjo gjë rastësisht, por shkaku që i thashë, ishte se pikësisht n’atë ditë po shqyrtonim këtë problem dhe nuk e dinim si t’i jepnim zgjidhje.
    Shoku Enver u mendua një hop.
    – Dëgjoj – tha – Duam apo s’duam ne ata po të dëshirojmë, e bëjnë filmin. Prandaj le të përfitojmë aq sa mund të përfitohet prej tyre, në mënyrë që Shqipëria të dalë sa më pozitive në këtë film. Përndryshe në qoftë se s’pranojmë të merremi vesh me ta, ata kanë për ta bërë pas qejfit.
    Kjo gjë ishte kaq e vërtetë, saqë flitej se amerikanët kishin ndërmend të bënin një film satirik, duke defiguruar krejtësisht romanin, një film ku, sipas tyre, shqiptarët e italianët, pasi kishin luftuar vite me radhë, njëzet vjet pas luftës po grindeshin për kockat e ushtarëve.
    Ia thashë këtë shokut Enver dhe ai tundi kokën duke qeshur.
    – Ç’mund të presësh prej tyre, – tha. Pastaj shtoi:
    – Prandaj ti si autor duhet të jesh tolerant me këta kineastë që pranojnë të bisedojnë me ne. Të mos i bësh kërkesat siç do t’ia bëje Kinostudios sonë.
    Kështu vetëm për 2 minuta, shoku Enver na zgjidhi një problem me të cilin kishim javë të tëra që po ngatërroheshin të gjithë, pa i dhënë rrugë.
    Shoku Enver bëri prapë shaka me vajzën tonë të vogël. Pastaj bëmë disa fotografi. Ora po vente 8:30 dhe megjithëse kishim dëshirë të madhe të rrinim akoma, ne morëm leje të largoheshim. Para se t’iknim, shoku Enver më dhuroi mua dhe gruas sime nga një libër të tij me autograf.
    Ai më dhuroi gjithashtu librin e Zaharia Menjanit “La fin du mistere e trusque”.
    Ishim në këmbë në çastin që do të ndaheshim, kur ai i tha të shoqes Nexhmije:
    -Shko në bibliotekë dhe zgjidh diçka tjetër.
    Shoqja Nexhmije u kthye pas pak me një komplet të Balzakut
    -O -, e mbushe me Balzak ,-bëri shaka shoku Enver.Ishte shakaja e hollë e njeriut të informuar në mënyrën më të plotë për diskutimet që bëheshin kudo në botë lidhur me raportin midis letërsisë relasite të shekullit XIX dhe asja bashkëkohore,diskutime në të cilat Balzaku ishte në qëndër të kundërvënieve.
    Duke e falenderuar për librat e dhuruar unë i thashë shokut Enver se pavarësisht se isha shkrimtar bashkëkohor e pëlqeja shumë Balzakun.
    Po si do t’i ngrini gjithë këto libra? – tha shoku Enver kur po ndaheshin. Ai iu drejtua shoqes Nexhmije-Shiko për një maqinë për t’i çuar mysafirët gjer në shtëpi
    Këto ishin çastet e fundit nga ky kujtim i paharrueshëm me shokun Enver.

    “Partia ime”, 1977
    “Atë që dot s’ ma jepte kush,
    Partia ime ti ma dhe.
    Nj’ armatë shokësh sup më sup,
    Më madhështoren përmbi dhe.
    Me mijëra zemra që janë lidhur
    Si enë komunikuese varg.
    Në dejtë e mi me anë të tyre
    Seç rrjedh ky gjaku yt i madh.
    Dhe ja, po ndjej si gjaku yt
    Me puls të njëjtë rreh në damarë,
    Që nga m’ i thjeshti komunist
    E gjer te Sekretar’ i Parë.
    Të vjetrit shpesh hyjnitë i kanë
    Me shumë flatra, sy e vesh;
    Unë qesh me perënditë indiane,
    Me perënditë greke qesh.
    Me sistem zemrash lidhur bashkë,
    Që ti, Partia jonë na dhe.
    M’ i thjeshti komunist në radhë
    Ngrihet mbi qindra Promete”

    i perkas atyre shqiptareve qe nuk me duhet madheshtia e kadarese kur nocjoni :dinjitet ne kombin shqiptar eshte varrosur qe ne 1990-92….jemi nje territor i bnuar nga shqipfoles..tung

    Reply to this comment
    • Sallakja July 6, 22:17

      Kot e ke more mik, me Kadarene
      Eshte intelektual, i ndryshon idete, eshte e
      drejta e tije. Nuk ka asnje gje te keqe.
      Dikur i pelqente komunizmi. Tani, jo.
      Eshte gjeja me normale qe mund ti ndodhe
      cdo njeriu, aq me teper nje personazhi si
      Ismaili. Biles une kam idene se po te kthehet
      komunizmi ne Shqiperi, Kadare behet prape
      komuniste…….brumi nuk i mungon.

      Edhe une i perkas atyre Shqiptarve……..
      Por me ty nuk jam dakorte ne nje pike:
      Data e humbjes se dinjitetit.
      Eshte me perpara,nje cike shume me perpara.

      Reply to this comment
      • stop hipokrizise kozmike ! July 7, 00:05

        faleminderit komentuesi sallakja per vleresimin.

        kur ne shqiperi do ngrihet nje xhami e tupeshme me siperfaqe sa nje stadium futbolli bash ne zemer te tiranes.

        kur vizita e erdoganit para ca javesh ishte nje poshtrim kombetar ( mos me ngaterroni me ndonje tifoz te kolonelit grek janullatos).

        kur taborre me shqiptare te kosoves dhe shqiperise po shkojne si talebane ne luften e sirise.

        kur xhamijat,shamite,citjanet dhe altorpolantet te cajne veshet qe ne mengjez me ate arabishten a turqishten e shpifur.

        kur miku i kaderese ,berisha deklaron se kemi gjak turku

        kur miku i kaderese ,berisha e fut shqiperi ne konferencen islamike ne kundershtim ligjor,llogjik dhe historik

        ATEHERE KUJT I DUHEN PERRALLAT E KETIJ BANORI TE SOKAKUT TE TE MARREVE.

        A keni ndegjuar ndonje fjale te kadarese kunder mikut te tij islamikut nazi-berishist qe ka fshire shqiperine nga harta e shteteve normale ?

        e perseris..kujt i duhet kadareja pa shqiperi..(pa shtet &pa dinjitet)?!

        Reply to this comment
    • Gjorku July 6, 22:57

      Bère mirè qè na i solle nè kujtesè atè qè ka shkruar Kadare pèr bashkèqytetarin e tijè. E kush mè mirè dhe bukur ka shkruar pèr Enverin ? Nga tè gjitha ato ndèrtime e arritje tè shqipèrisè nè kohèn e tijè mund tè na thoni se çfarè kanè mbetur tè paprekura ? – Janè tè vetmet vjershat, poezitè dhe romanet e Kadaresè sè bashku me hidroçentralet qè ndriçojnè shqipèrinè dhe sot. Dy gjykime tè kundèrta tè Kadaresè pèr bashkèqytetarin e tijè nuk e pèrjashtojnè njèri – tjetrin. Nè tè parin AI shkruan me realizèm ashtu siç e ndjente dhe siç ishin lidhjet e Enverit me Shqipèrinè dhe shqipètarèt i parè nga afèr. Nè tè dytin, gjykimi i tijè nuk èshtè mè personal por, perendimorè, demokratik me njè kènd vèshtrimi mjaftè tè gjèrè. Pas ’90 Enveri nuk mund tè ishte mè simbol i shqipèrisè pasi, perèndimi nuk e pranoi kurrè pèr sè gjalli dhe si mund ta pranojè kur nuk èshtè mè ?! Vitet ’90 na vendosèn pèrparady alternativave : 1- Tè mbronim Enverin e tè humbisnim Shqipèrinè ?! 2- Tè mbronim Shqipèrinè e tè humbisnim Enverin ?! Kadare mbrojti Shqipèrinè, me gjithè forcèn, intelektin dhe fantazinè e tijè. Ky èshtè Kadare, maestro ynè i madh !

      Reply to this comment
      • Sallakja July 7, 11:45

        Jo maestro yne, i joti, jo i imi.
        Me c’te drejte flet ne emer te shqiptarve?
        Mire qe flet, se helbete kemi liri e te shpreurit,
        por kjo nuk do te thote te flasim budalliqe.

        Reply to this comment
    • Dardhari July 7, 05:30

      I dashur ” stop ipokrizise !
      E lexova shkrimin tuaj po nje gje nuk kuptoj ? Çfare doni te thoni me kete , juve qe nuk e di çfare Moshe dhe profesjoni kini po a kishte njeri me dy mend ne koke qe mos bente ate qe beri Kadareja?
      Pse duhet kjo cmire per Kadarene , nuk ka Shkrimtar ne vendin tone qe te beje Vezen qe ben Kadareja dhe per kete duhet edhe ju te jeni kryelarte ne qofte se e quan veten Shqiptar po ne prandaj KEMI mbetur çerek toke sa na takon se ne Duam ti hame koken njeri tjetrit.
      Me kujtohet nje Barsolete qe tregohesh nga vihet 80
      Ku nje peshkatar I varfer zuri nje peshk dhe peshku I tha : po me leshove do te plotesoj çdo deshire po me kusht qe komshiut ti bej dy fish
      Peshkatari vajti ne shtepi dhe I tha gruas çndodhi ajo ju sul me tigani duke I thene I pa afte, budalla etj etj , ai I tha ta provojme dhe beri kerkesen per nje Lope bam ne obor goxha Lope kur shikon komshiun Dy lope. Kerkon nje shtepi Bam goxha shtepi dhe komshiu Dy . Mjaft tha gruaja dhe vriste mendjen pa I folur Burit Budalla mbas nje jave gruaja I thote Burit ti kerkoje Peshkut qe ti heqe nje Koqe me qellim qe komshiut tja hiqte te dyja. Thashe ket gje qe edhe ne ne vecanti ju kerkoni qe edhe nje qe kemi mos ta kemi vetem se ju nuk mund te beheni SI Ai dhe per kete ndjej keqardhje per ju qe jeni kaqe te vegjel se çfare te prishi ty qe I ka thurur elozhe Hoxhes qe po te bente ndryshe I hiqte koken. Atij bravo I qofte qe pati aftesine ta bente per VETE ate Xhelat. SIdo qofte vepra eshte ketu dhe do mbetet per brezat qe do mburen me vepren e tij dhe jo me Zotesine si ja hodhi Hoxhes

      Reply to this comment
      • Sallakja July 7, 11:58

        Edhe dardhare, edhe i mencur !
        Ka dicka qe nuk funksionon.
        Kadare nuk foli kur duhej folur. Prandaj
        edhe nuk pelqehet. Nuk e beri sepse i pelqente
        komunizmi, jo se ishte i mencur.
        Ngriti ne piedestal figuren e serialkillerit Hoxha.
        Me vjen shume natyrshem te mos me pelqeje
        kjo kategori intelektualesh.

        Reply to this comment
        • Tom July 7, 12:45

          Nga e di ti,qe nuk pelqehet?E hodhe ne vote?Po hoqe Kadarene,Nene Terezen e ca te tjere,na mbetet te kemi della,si puna e cave kete,we sdallojne .arin nga dollari.

          Reply to this comment
  3. koco July 6, 20:32

    Zoti Ismail Kadare eshte personalitet ne gjithe boten e letrave dhe simbol i gjenialitetit te popullit shqiptar qe ne antikitet dhe sot e kesaj dite , Askush me mire se Kadare nuk mund te shpjegoje identitetin e besimit te Krishter te popullit Shqiptar , dhe po te vereni sot ndikimi i ambjentit per rreth emigracioni i 1.5 miljone shqiptare i besimit te Krishtet Orthodoks e Katolik gje qe besimi islam eshte rrudhur dukshem dhe perse jo eshte braktisur nga besimtaret , dhe fatkeqesisht ky vakum , ka filluar te ” mbushet ” me besimtare te Islamit Radikal te suportuar kryesisht nga Kosova dhe vendet Arabe Islamike . me efekt kunder rrymes per ne B . E

    Reply to this comment
  4. info-analitike July 6, 21:23

    Ketij i shkoi jeta ne perpjekje per tu kapur pas nje kauze qe ta katapultoje drejt Nobelit. Kjo perpjekje rezulton e deshtuar per faktin se e ka pak te veshtire te fshije servilizmin ndaj diktatorit qe e ka shprehur ne shume vepra te tijat, shpesh here deri ne peshtirosje ose duke shkelur me kembe e duke hedhur balte mbi te tjeret.

    Reply to this comment
    • Dardhari July 7, 05:36

      Info
      Nuk mund te arish te diskutosh Kadarene se nuk ke as nivelin as aftesine e tij po ke vetem Ziline po ai nuk eshte per ty Ai eshte I gjithe Shqiptareve .
      Mire qe nuk e Arini po pse ju vjen inat Ai ka mbritur aty Ku eshte me Nerva Çelniku dhe me Litarin ne Qafe , Ai ka luajtur me zjarin gje te cilen ju qe shkruani Qanit me lot kur na la shendene Hoxha

      Reply to this comment
      • info-analitike July 7, 09:32

        Dardhari kur te mesosh te shkruash shqip ndoshta mund te fillosh te diskutosh e jo me te japesh leksione. Nuk kam as komplekse e as cmire ndaj askujt e sa per pergatitjen time eshte e kote te diskutoj me ty qe je akoma tek faza e analfabetizmit.

        Reply to this comment
    • Lleshi July 7, 08:01

      Ja nje qe ka mbetur akoma ne kohen e Duçes dhe te Hitlerit ! Po pse ore nuk ka te drejte ai te zgjedhe dhe mbaje cfare qendrimi qe do ? Duhet te te marre leje ty , apo duhet te jete i frustruar nga ty ?

      Qendrimi i njeriut eshte i lire te zgjidhet nga vete ai , deri ne momentin qe nuk perben veper penale ! Aty nderhyn shoqeria dhe Shteti me instrumentat ligjore !

      Ky koncept ka qene i qarte dhe ne Diktature se i takon shtetit ligjor dhe shoqerise te rregulluar me ligje !

      Kurse tani ne Katrahure , s’ka as moral dhe as ligje ! Prandaj nuk ka shtet dhe shoqeria shqiptare eshte kthyer ne ferrishte ! Ose ne Ferr , si i thone shqip-shqip !

      Reply to this comment
  5. gjini July 6, 22:13

    Ramiz Alia tue pa se cdo gja kishte marre fund u ul me Nexhmijen me ndreqe punet,kjo mbas Çausheskut kuptohet, ndau detyrat dhe caktoi njerzit per te vazhdue “tranzicionin komunist” Krijoi partite “antikomuniste” me komuniste fanatike.I dini te gjithe. :”Djathtas me Saliun do te shkojne spijujt e fshehte te sigurimit te shtetit ,ndersa majtas komunistat e shkolles se partise.Me kene se Ismaili nuk i ndigjoi asnjenen nga te dyja atyne i lindi problemi i vepres se tij ,vepres qi i kishte kushtue komandantit .Ne se Ismaili nuk do ike nga Shqipnia vepra e tij automatikisht duhej te dilte nga qarkullimi,si komuniste,staliniste dhe enveriste,pra si sherbtor i bindun i komunizmit. Per te ruejte vepren e Kadarese dhe te komandantit u kurdis ikja dhe anti komunizmi i tij.Kadare ishte ai qi pat thane per te ikunit e ambasadave “iku jashteqitja e kombit”.Ikja u organizue prej sigurimit te shtetit nen udheheqjen e Ramiz Alise.Ne ate kohe asnji,asnji antar i Byrose Politike nuk mund te dilte jashte me familje,ndersa per Kadarene u prodhuen pasaporta sherbimi edhe per femijet e tij.Pse i interesonte Kadareja Ramiz Alise.E thashe ma nalt per te ruejte vepren e tij per komandantin dhe sukseset e socializmit dhe tjetra per te ruejte standartin toskenisht te gjuhes se partise. Hiqni vepren e Kadarese dhe letersia shqiptare e shkrueme me standardin komunist toske do te mbesin pothuejse bosh.

    Reply to this comment
  6. plaku July 6, 23:02

    Per mua Ismaili ka qene gjithmone nje tregetar i fjales se shkruar. Eshte nje Pragmatist i lindur.

    Reply to this comment
  7. roberto July 7, 00:46

    Ismail Kadare cka bere te mire e ka ne SOCIALIZEM te tjerat jane KOT sa per te justifikuar AZILIN POLITIK!!!

    Reply to this comment
  8. Onkezmi July 7, 02:36

    Sa here shkruhet per “Keshtjellarin e Shqipes”,nuk i ze gjumi liliputet,injorantet qe i thone topit kulac dhe kulacit mish…ai edhe pse ne veprat e tij si askush tjeter mban qendrimin me te besueshem prej Shqiptari.Kur Skenderbeun e sulmuan puthadoret,servilet dhe te qelburit nga mend,ai beri nje liber,”Mosmarveshja”,qe per mendimin tim eshte testamenti i tij dhe dijeshmeria tone.Lind pyetja: A kemi tjeter si Kadareja,qe ta shahim,ta posherojme neper mediume gazetash?…ai te driteson,ti nuk e kupton dhe e shan.Ai te kulturon,ti i ben biografine,ai te zgjeron horizontin kulturoro-letraro-social,ti sjell vargje edhe pse ato kane vlere per kohen,kur jane shkruar.Nuk hidhen poshte me shkopin e dirigjentit vitet dhe veprat…

    Reply to this comment
    • info-analitike July 7, 16:13

      Onkeizmi,
      Po ky “Keshtjellari i Shqipes” cfare pati qe sulmoi per hater te diktatorit levruesit me te shquar te shqipes, shqiptarizmes dhe ato qe i thuren vargjet me patriotike Skenderbeut.
      Kush ishte puthadori, i qelburi nga mendte, servili, ai qe qe pranoi t’i thoshte topit kulac dhe kulacit mish per hater te vijes se partise???
      Kadareja ka share e poshteruar vetveten me ate qe ka bere ndaj levruesve te tjere dhe poeteve te shqipes.
      Cilin Kadare te besojme ne mendimin tend prej “guliveri”, ate ne rolin e avokatit te regjimit apo ate te prokurorit te te perndjekurve kunder regjimit?
      Ate qe i sulej me turr Gjergj Fishtes dhe klerit katolik reaksionar apo ate qe larteson klerin katolik ne levrimin e gjuhes dhe te kultures shqipe?
      Ate qe denonte me fleterrufe e demaskime per shfaqje dhe tendenca mikrobogjeze ne veprat e tyre koleget e tij apo ate qe pa pike turpi hiqet si viktime e atij regjimi?

      Reply to this comment
  9. pro dhe kunder July 7, 11:10

    Shqiperia s’ka qene s’eshte e as do te jete ndonjehere siç ta ka qefi ty dhe ti nuk je nostradamusi ..,ti ke harruar shume ,por ata qe kane jetuar me ty,shohin qe ti s’ke respekt per veten,..si mund te kemi ne per ty??

    Reply to this comment
  10. lato July 7, 11:48

    Kujt i vete mendja sot te lexoje kot per qef nje roman te Ismail Kadarese,Nasho Jorgaqit,Dritero Agolliyt,,et ca te tjere nga te rinjte e atehershem.Pse sot recitojne “Kohen e Maskarenjve” te Ali Asllanit,Lahuten e Fishtes,Liriken e Poradecit,Kosovarin e Mitrush Kutelit,ketyre “te vjeterve” te neperkembur atehere?Koha i kaloi ne site keta te rinjte qe dolen krunde,me gjithe shkelqimin e rreme.Keta talleshin me Ali Asllanin,mallkonin Fishten,keqtrajtonin Kutelin,braktisen Lazgushin..Koha si nje gjykates i drejte i paanshem i dha te drejte tradites apolitike dhe hodhi ne koshin e plerave letersine e partise.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*